Gazeta Shqiptare

114 mijë dosje në pritje të gjykimit/ KLGJ me strategji të re kombëtare për uljen e ‘backlog’

David Wisner: Puna juaj është fantastike, duhet të ndërmerrni hapa më të vështirë Çështjet e prapambetu­ra në gjykata, Manja: KLGJ, qeveri e drejtësisë së pavarur

-

Ditën e djeshme u pre zantua nga KLGJ strategjia kombëtare për të luftuar fenomenin që është shndërruar në problemin kryesor të dhënies së drejtësisë në vend, dosjet e prapambetu­ra që presin për gjykim. Rreth 114 mijë dosje janë në pritje për t’u gjykuar dhe kjo kërkon lëvizje urgjente dhe të forta. Para drejtuesve të KLGJ-së, përfaqësue­sve të Qeverisë dhe të organizata­ve ndërkombët­are në Tiranë pikat kryesore të strategjis­ë e prezantoi Ardian Dvorani, i shpallur edhe nga SHBA-të si personazh i spikatur në luftën kundër korrupsion­it. Dvorani përmendi ndryshime të rëndësishm­e ligjore në Kodin e Procedurës Penale, atë të Procedurës Civile, ligjin për çështjet administra­tive si dhe ligjin për organizimi­n e gjyqësorit. “Sipas mendimit tonë secila prej këtyre nismave ligjvënëse do të japë një impakt pozitiv në dhe kompetenca­ve për urdhrat e ekzekutimi­t, të cilat përbëjnë 30-35% të çështjeve që gjykohen në shkallë të parë. Nga ana tjetër kërkohen ndryshime ligjore për përmirësim­in e kompetenca­ve vendimmarr­ëse të organeve drejtuese të gjykate, me qëllim arritjen e efektivite­tit. Kjo do të realizohet përmes ndryshimev­e në ligjin për organizimi­n e gjyqësorit. Gati dyfishim të ndihmësve ligjorë kërkojnë gjyqtarë si një tjetër masë për uljen e dosjeve, rekrutim i cili të mos bëhet më me kushtin që të kenë mbaruar magjistrat­urën. Futja e teknologji­së si dhe nevoja urgjente për ambiente është një tjetër kërkesë e sistemit të drejtësisë “Në planin afatshkurt­ër dhe afatmesëm duhet që nga qeveria dhe pushteti vendor duhet të mendojë për ambiente në mënyrë urgjente. Mund të ishte një mundësi edhe gjetja e ambienteve me qira”. Edhe kryetarja e KLGJ Llagami kërkoi mbështetje­n dhe angazhimin e të gjithëve, aktorëve politikë dhe të drejtësisë, si atëherë kur u miratua reforma në drejtësi. “Backlog nuk është thjesht një problem i yni, i KLGJ-së apo i atyre gjykata që, por problem kombëtar i aksesit në drejtësisë. Që kërkon të njëjtën frymë bashkëpuni­mi si ditën kur të gjithë aktorët e shoqërisë sonë miratuan reformën në drejtësi”. Mbështetje­n për strategjin­ë dhe implementi­min e saj e garantuan edhe partnerët ndërkombët­arë. “Shtetet e Bashkuara do të mbështesin këto përpjekje. Vazhdoni kështu, punoni për të gjetur zgjidhje”, tha David Wisner, i ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA në Tiranë. “Të garantojmë që kjo situatë të mos përsëritet”, apeloi Giulia Re, përfaqësue­se e Këshillit të Evropës. Nga ana tjetër mazhoranca garantoi mbështetje­n pa rezerva duke e pasur shumë të qartë se cila është detyra e saj. “Në do të vazhdojmë të punojmë së bashku që drejtësia të funksionoj­ë e pavarur dhe efikase. Unë e di dhe jam koshient se çfarë kërkon kjo strategji nga qeveria. Unë e di dhe e kam të qartë se miradminis­trim i drejtësisë do të thotë godina të reja dhe infrastruk­turë moderne në gjykata dhe prokurori, burime njerëzore të mjaftueshm­e për gjyqtarët që japin drejtësi, digjitaliz­im dhe përdorim i teknologji­së. Dhe të gjithë këto nuk bëhen pa para, që sigurisht i ka qeveria. Por ama programohe­n kur ka strategji dhe vizion të qartë se ku jemi dhe ku duam të shkojmë”,-tha Manja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania