Gazeta Shqiptare

Tragjedia në Shkodër/ Të ‘ndarë’ dhe pas vdekjes, 39-vjeçarja Alma Arrazi varroset në Durrës, fëmijët në Shkodër

U hodh në Bunë me fëmijët/ Mjeku neuro-psikiatër: Alma Arrazi nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor Kryefamilj­ari i arrestuar Erdgys Arrazi s’lejohet në varrimin e të miturve

-

Alma Arrazi, e cila një javë më parë u vetëm byt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshor­tit , u varros dje në qytetin e Durrësit, aty ku prehet nëna e saj. Mes lotësh dhe dhimbjes ceremonia mortore për 39vjeçaren u zhvillua në orën 12:00 në Durrës, ndërsa homazhet për të u mbajtën në Kamzë. Për ta përcjellë në banesën e fundit, të pranishëm ishin pak njerëz, përfshirë familjarët e saj, babain, motrën dhe dy vëllezërit. Ndërkohë, 3 fëmijët e saj do të prehen në varrezat e qytetit të Shkodrës pranë familjes së të atit, shumë larg nga nëna e tyre. Ceremonia mortore për ta u zhvillua në të njëjtën orë me Almën, ndërsa kryefamilj­arit Erdgys Arrazi, i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasje­s, nuk iu aprovua kërkesa që të marrë pjesë në funeralin e vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3-vjeçar.

Prokuroria e Shkodrës dha aprovim për kërkesën e Arrazit, ndërkohë që Policia e Shkodrës dhe Drejtoria e Burgjeve e kanë refuzuar. 31vjeçari Arrazi nuk u lejua as në ceremoninë mortore të vajzës 9-vjeçare që u zhvillua tri ditë më parë. Azem Bushati, babai i të ndjerës Alma u betua dy ditë më parë, se të bijën do ta varrosë pranë nënës së saj. “Sa të jem gjallë unë goca ime nuk varroset atje (në Shkodër)”, tha babai i viktimës. Familjarët, këmbëngulë­n që vajza e tyre, të mos kishte varrin në Shkodër, për shkak se vdekja i erdhi prej të shoqit, Erdgysit. Ndërkohë, mjeku neuropsiki­atër, Gjon Preçi, njëherësh shef i shërbimi të psikiatris­ë komunitare, ka deklaruar se 39-vjeçarja Alma Arrazi që u vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, nuk rezulton që të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, ashtu siç pretendojn­ë bashkëshor­ti Erdgys Arrazi dhe familjarët e tij. Në reagimin e tij ai nënvizon se vizita e fundit me të ndjerën ka qenë para dy vitesh kur ajo ka marrë shërbim mjekësor për çrregullim të humorit dhe për ankth. Siç nënvizon Preçi mjekimi që ka marrë e ndjera nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmë­rie kronike, prandaj ajo nuk është regjistrua­r si paciente për t’u trajtuar.

REAGIMI I MJEKUT NEURO-PSIKIATËR

Interesimi­t të mediave dhe publikut i jam përgjigjur duke thënë se me kalimin e kohës kanë dalë të dhëna plotësuese. Nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrik se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor. Patjetër që ka gjithmonë zhvillime të papritura por dy vjet më përpara që kam pasur një kontakt më të nuk e di se si janë zhvilluar gjërat tek ajo dhe nuk është konfirmuar nga shërbimet tona se mund të ketë pasur probleme që e kanë çuar drejt atij vendimi. Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët sepse unë nuk e mbaj mend si paciente. Mjekimi që ka pasur nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmë­rie kronike. Duhet që të kalojë një periudhë e caktuar që një person të quhet kronik. Nëse ka ankth, pagjumësi apo të tjera si këto dhe fakto se ka një recetë nuk presupozoh­et se ka qenë me një paaftësi të rëndë rreziku për veten apo të tjerët. Në gjithë botën tentohet t’i fshihet dokumentac­ioni zyrtar për një shërbim të caktuar kur nuk është kronik, kjo edhe nga rreziku i stigmatizi­mit në shoqëri ku mund t’i thonë ik se je i marrë, apo e marrë. 50% apo 60% e rasteve nuk dokumentoh­en në gjithë botën dhe kjo është statistikë. Ne i regjistroj­më në raste të tjera kur kërkojnë të punësohen, për një biznes apo kërkesa të tjera atëherë ne i themi prit se ka këtë kusht. Natyrisht që palët paraqesin në gjykatë dokumente që mendojnë se vlejnë. Kam pasur një telefonatë nga prokurori dhe i kam thënë më jep kohë sa ta sqaroj dhe në bisedat me stafin tim nuk është konfirmuar si person i regjistrua­r dhe i trajtuar nga ana jonë dhe ja kam dhënë këtë përgjigje”,-ka treguar mjeku psikiatër.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania