Gazeta Shqiptare

Rama: Duhen zanatçinj, industria e turizmit po rritet me shpejtësi

Arsimi profesiona­l, Blendi Gonxhja: 11% nxënës më shumë një vit më parë “Tregu i punës ka nevojë për njerëz të zanatit”

-

Kryeminist­ri Edi Rama duke folur në konferencë­n kushtuar arsimit profesiona­l, deklaroi se tregu në Shqipëri sot ka nevojë për zanatçinj.

Rama theksoi se Shqipëria duhet që të vlerësojë kapitalin njerëzor. Kreu i qeverisë shtoi se industria e turizmit po rritet me shpejtësi.

“Tregu ka nevojë për zanatçinj, që tregu të mos jetë me vende të lira pune, që ngelen bosh. Ngelen bosh për shkak të mungesës së aftësive për punë të caktuara e jo nga mospagesa nga sipërmarrë­sit. Industria e turizmit po rritet me shpejtësi tepër të madhe. Duhet të vlerësojmë kapitalin njerëzor. Nuk kemi mungesë njerëzish, por kualifikim­esh. Mali i Zi ka pasur diferencë pagash me vendet e tjera të rajonit, diferenca është më e vogël tani, por sërish është e konsiderue­shme. Kjo ndodh sepse Mali i Zi ka arritur të krijojë një industri të turizmit me reputacion të mirënjohur në botë. Shqipëria i ka të gjitha shanset që të zhvillojë akoma më shumë turizmin”,deklaroi Rama.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t Blendi Gonxhja ka deklaruar se 4709 nxënës janë regjistrua­r në degët e arsimit profesiona­l për vitin akademik 2023-2024. Gonxhja shprehet se ky vit ka pasur 11 për qind më tepër regjistrim­e sesa viti i mëparshëm akademik. Ministri theksoi se degët më të preferuara nga nxënësit janë hoteleri turizmi, por edhe teknologji­a e informacio­nit.

“Arsimi dhe formimi profesiona­l ofrohet nga 29 shkolla profesiona­le dhe 10 qendra të formimit profesiona­l në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesiona­l publik për vitin shkollor për vitin 2023-2024. Janë regjistrua­r për herë të parë, 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë. Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, teknologji informacio­ni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikim­e profesiona­le. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar. Nga qendrat e formimit profesiona­l, janë ofruar 71 kurse të formimi profesiona­l, janë regjistrua­r 15 mijë kursantë. Gjatë vitit 2023, është zbatuar programi i kodimit. Prioritet ka mbetur ofrimi i kushteve të IT. Në zbatim të planit kombëtar, garancia rinore është lançuar në tetor të vitit të kaluar. Ka nisur zbatimi i të nxënit në vendin e punës. Kemi pasur mbështetje­n e partnerëve tanë. BE vijon mbështetje­n, përmes IPA 2 dhe IPA 3”,-u shpreh Gonxhja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania