Gazeta Shqiptare

Kronika me veten në qendër dhe të tjerët anash

- Nga Agron Gjekmarkaj

U nisa drejt Kuvendit tashmë me një peshë të madhe mbi supe. Unë Zevendes Lider i pergjithsh­ëm dhe i perhershem në krah të Liderit në perspektiv­ë Gazi dhe Jorushit të Tabakeve e çamë rrugen me krenari për në sallë. E kisha ënderruar këtë ditë që të shfaqesha në krah të Kryezevend­es Liderit Muli po nuk qe e thënë. U ndjeva pak jetim ndonese Gazi me keshillont­e, “koken lart, drejt shikimin” ! Ashtu bëra eca si kolos i bindur që gjithë historia po më shikonte. Nga pas me ngjante se njerzia plot besim në mua therriste “kolosi alabar, kolosi akbar”.

Jorushi herë pasë here fliste për paudhësitë dhe gjëmat që bota perreth i punonte orë e çast. Ne i thonim ata tutje ti tehu dhe buzëqeshja i rikthehej si kendellje lubrifikue­se mbi mekanizmat e partisë në levizje se ciles i del në teh si ikonë.

Na kishte marrë malli per pak paqe pas muajsh luftë anipse mbi rroba kishim kudo gjurmet e saj dhe aroma e barutit mpakur nuk ishte. Luftetaret dukeshin si pensionist­ë.

Majko nën shembullin e veteranëve shikonte ku mund të ngriheshin lapidarert e qendreses partizane ku pioneret e partisë të vinin në të ardhmen kurora me lule. Një pllakë ketu per Dilon, një tjeter për Vullnetin, një gur për Bafton jepte udhezime. Gjeneral Kollçaku deshironte një stende memorial të armeve të perdoruara.

Muçua si nip Hoti e kishte ndarë mendjen që 50 vjeç do bëhej trim per herë të parë dhe erdhi si Çeçua e foli si e ëma e Zeqos.

Pastaj Lindita e deboi. Braçja zihej me veten dhe të tjeret, fliste me veten që të degjonin të tjeret. Klotilda kishte rënë në të thella ndiente nostalgji per kohen kur gijotina punonte për marshallah.

Shalsi kishte dilema politike teksa bënte pyetjen dikur mbronim Muçon mos e rrihte Salianji tani duhet të mbrojmë ju mos ju kopanis Muçua. Kjo ishte shumnë e thellë edhe per vete Tonin i cili si klerik deshiron që haka të shkojë tek i zoti. Klosi dhe Etilda u zhyten në mermerima të zgjatura në biseda të një rendesie parësore siç është evolimi i motit orë pas ore. Ndonjeherë rënkimi i Blerines hynte në mes si murla dhe ata pyesnin u prish koha?

Laertit i kishte rënë një prishaqejf­llek prej të papuni. Në parti po lulëzon mpirja, iken ditet kur qahej e qeshej si tezja, ku lotorja mbushej plot me lot gezimi e hidherimi. Çyrbja po kaq vertitej në maraz. Kujtonte kohet kur thirrej “Çyrbja i krimit”, kur alltia dhe pisqolla kerciste si në karadak tani i vinte të fshihej në një shpellë si Muji e Halili kur forca e krahut u mund nga plumbi.

Bora kishte rënë në një meditim të embel e krehur gjithe merak e naze.Pse i ka Babo zët serancat dukej sikur mundohej?

Xhemal Qefalia tund koken pa pushim dhe i thoshte Nasipit “ka rënë shumë niveli i diskutimev­e, askush nuk i referohet Konfucit atij burri të lartë që më ndriçon udhet e mendimit”. Nasua I xhevaposej hall të madh ke vella. Moskuptimi është emblema e modernitet­it.

Dash Sula një domate si gjyle nxorri. Ministrat të gjithë u fshehen.

Ne mes me gjet Luan Baçi i cili e ndjek virtytin nga pas si gjahtari lepurin. Kosta i Gramozit dhe Lindites degjon nga llozha fjalimet dhe psheretin dembeluesh­em “jallane kjo dynja”. Ai pret me padurim ti vërë per fill trazimet llaf i Antonetes.

Albana e menduar pasi akuzoi Babon se ka dorë mbi gratë vertitet neper sallë, shpesh bën sikur nuk me sheh duke me sembuar në gji e ndonjeherë më ngjateton duke ma kthyer gezimin. Qerrateshe­n do ta kallexoj tek Zonja Kalaja dhe Zonja Garo. Ato më kanë xhan.

Tao u kthye , gusha e të cilit ishte tkurrur qamet nga një diete e fortë mesdhetare. Sapo Mamica kthehej nata largohej. Ikte ajo, terri si tis binte mbi qeverinë e lodhur së perseritur­i një fjalim 12 vjeçar. Çuçi shikonte nga Bela e cila gjerbte një kafë që nuk kishte të sosur gati me melankoli, i pasigurtë në duhej të shfaqej entuziast apo i zymtë. Ulsiu hapte me gojë kur fliste Braçe , shpirti i lypte paqe e trupi gjumë. Nikoqiri ishte si i hequr nga gripi dhe prerja e barkut. Tani po flet Ibrahimaj , kronika mbyllet vetvetiu. Dhurata Çupit e sapo kthyer nga Athina Dash Sula i dukej si Leonidha në Termopile.

Salianji pasi ngaterroi gjithë dynjanë iku edhe nga akçihanja e Parlamenti­t.

DASHI

Një ditë e bukur kjo e sotmja për të realizuar disa projekte të lëna përgjysmë. Mundësitë janë të shumta që përfitimet financiare të jenë të kënaqshme. Në raport me partnerin, energjia pozitive n ë fushat e tjera të jetës do t’ju shoqërojë edhe në dashuri.

DEMI

Tani nuk është koha për të tërhequr shumë vëmendje. Ju nuk keni pse të jeni konfrontue­s; thjesht duhet të jeni i vendosur në qëllimet tuaja. Nga ju kërkohet sinqeritet i plotë, nëse doni ta forconi raportin tuaj sentimenta­l.

BINJAKET

Sigurohuni që sot të dëgjoni idetë e të tjerëve. Idetë tuaja janë të mira, por do të humbni disa risi të mahnitshme nëse nuk merrni parasysh atë që njerëzit e tjerë po punojnë dhe mendojnë.

GAFORJA

Ju mund të keni kontroll më të mirë të problemeve tuaja nëse keni guximin të bëni disa pyetje të ndjeshme te disa njerëz shumë të fuqishëm. Duhet të dilni nga guaska juaj dhe të mos shqetësohe­ni aq shumë se si dikush do të reagojë ndaj pyetjeve tuaja.

LUANI

Njerëzit e tjerë do të impresiono­hen nga gjithçka që bëni sot, megjithëse mund të mos e kuptoni pse. Ju jeni në gjendje të kënaqni njerëzit dhe të keni një ndikim pozitiv edhe pa u përpjekur, dhe kjo energji misterioze do të vazhdojë të gumëzhijë rreth jush për disa ditë.

VIRGJERESH­A

Personalit­eti juaj është në një vend të përsosur për krijimin e ideve. Nëse do të filloni një punë të re, do të lidheni shpejt me disa njerëz shumë të rëndësishë­m.

PESHORJA

Përgjigjja për të cilën keni pritur një kohë të gjatë mund të mbërrijë sot, dhe do t’ju lërë të ndiheni të kënaqur! Sapo të merrni lajmet, duhet të gjeni një mënyrë për të ndarë lumturinë tuaj me njerëzit që ju bëjnë më të lumtur.

AKREPI

Qëndroni larg parave të të tjerëve tani, edhe nëse ata po ofrojnë t’ju japin një shumë të vogël për t’ju ndihmuar. Ju mund t’u besoni këtyre njerëzve bujar ë, por nuk keni pse të merrni dhurata si këto prej tyre.

SHIGJETARI

Ju nuk keni nevojë për njerëz në jetën tuaj që ju zhgënjejnë pa pushim. Bëni një diskutim sot me ata persona q ë flasin dhe nuk veprojn ë. Bëjuni të ditur se nuk jeni shumë të kënaqur me ta.

BRICJAPI

Kurseni kohën e të gjithëve duke qenë të drejtpërdr­ejtë. Njerëzit përreth jush do ta vlerësojnë k ëtë, gjë që do të rrisë shanset që ata të dëshirojnë t’ju ndihmojnë sa më shumë që të munden.

UJORI

Sot keni një kombinim të rrallë të energjisë pozitive, besimit dhe tërheqjes, dhe kjo treshe dinamike mund të shkojë shumë larg drejt ndezjes së zjarreve. Sot mund të filloni të krijoni lidhje shumë më të thella me njerëzit që keni dashur t’i njihni më mirë.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite parashikoh­et të merrni informacio­ne të vlefshme që mund të çojnë përpara karrierën tuaj. Do të jetë në dorën tuaj sesi do t’i trajtoni këto informacio­ne në të mirën tuaj. Sa i përket lidhjes suaj sentimenta­le, ajo do të jetë më e shëndetshm­e se më parë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania