Gazeta Shqiptare

Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatë, Londra vendos datën për nisjen e shqyrtimit të kërkesës për ekstradim

-

ANGLI - Gjykata e ek stradimeve në Londër e ka vlerësuar si të plotë dosjen dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin vitin e shkuar. Gazetari ‘Top Channel’, Muhamed Veliu, e ndoqi online këtë seancë nga ku u vendos data 25 Mars për nisjen e shqyrtimit në themel të kërkesës së shtetit shqiptarë. Edmond Haxhia i kërkuar nga drejtësia shqiptare nën dyshimin se organizoi vrasjen e biznesmeni­t Ardian Nikulaj, u paraqit në gjykatë përmes video link nga burgu Wandsworth në Londër ku mbahet në paraburgim. Edhe Thomas Mithan bashkë me Steven Hunt iu bashkuan seancës po nga burgu Wandsworth me video-link. Ata bashkë me avokatët e tyre pranuan nisjen e shqyrtimit të kërkesës të Shqipërisë më 25 Mars. Shqyrtimi i kësaj dosje ekstradimi parashikoh­et të zgjasë shtatë ditë. Dy të kërkuarit e tjerë Harry Simson dhe Harriet Bridgerman i është komunikuar ky vendim disa ditë më parë. Hetimet e prokuroris­ë së Lezhës për këtë vrasje kanë mbërritur në përfundimi­n e katër britanikët erdhën në Shqipëri dhe dyshohet se vepruan për të mbajtur në vëzhgim viktimën. Ndërkohë, portugezi Ruben Saraiva me nënshtetës­i portugeze dhe rezidencë Angli dyshohet se është ekzekutori i Nikulajt. Ai u ekstradua nga Maroku në Shqipëri fund-vitin e shkuar. Shteti shqiptar do ta mësojë vendimin e gjykatës së Londrës nëse do të jetë në favor apo jo të ekstradimi­t të tyre fundin e muajit prill. Edhe nëse vendimi do të jetë pro ekstradimi­t të katër britanikëv­e dhe shqiptarit Edmond Haxhia, beteja ligjore do të zhvendoset në Gjykatën e Apelit. Të kërkuarit e kësaj dosje nuk do të jenë në dispozicio­n të drejtësisë shqiptare deri në fund të këtij viti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania