Gazeta Shqiptare

Princat e Panjohur

- Nga Edison Ypi

Princ konservato­r që zgjedh e merr për grua çupën e komunistit, pranon poste republikan­e që s’mund t’i ketë një mbretëror, braktis gruan e parë, merr grua të dytë dashnoren e fshehtë mikeshë të gruas së parë, dhe si halabak që s’ka zënë kurrë libër me dorë dhe të vetmin frymëzim e merr nga Fejsbuku dhe Tiktoku, bën fshehtas video ish-gruan, gënjen paturpësis­ht për shkollimin, hesht si peshk për gjith’ ç’ka ngjarë se s’di të lidhë dy fjalë.

Ai që duhej të ishte i shquar për besnikëri ndaj principeve themelore, respektues i traditave zakonore, familjar i devotshëm, qytetar shembullor, respektues rigoroz i Ligjit, doli që është e kundërta e të gjithave këtyre; një budalla me brirë, injorant i padurueshë­m, hileqar i pandreqshë­m, imoral në qelizë, zevzek, qesharak, rrenacak, aq sa zor se gjen në dynja një më të trashë, më të keq, më të fëlliq, se princi ynë.

Nga ngjau ky bastard me gjysh gjenial ?!

A dallojnë “princat” e historisë tonë me këtë derdimenin e sotëm me celulara, video, dashnore, tradhëtira, hilera, çakaj që mbajnë rrotull ? Apo ky është i vetmi që në tërë Historinë tonë ?

Me “princat” e gjallë të gjen belaja, të hidhen në fyt, ta marrin erzin me një mijë mënyra, të shpifin, të godasin pas shpine kur sta merr mendja.

Të marrim ndonjë shembull nga “princat” e vdekur.

Skënderbeu pengoi perandorin­ë osmane të pushtonte Europën, mbrojti krishtërim­in. A mund të besohet se tërë këtë e bëri duke mbrojtur e mbajtur kështjellë­zën e Krujës strukur ndër shkëmbinj më pak se një kokrrizë pluhuri në hapësirat Ballkanike ? E pamundur. Rrenë tepër e madhe. Dozë për kuaj.

Luftoi sot, dhe u bë shembull frymëzimi e heroizmi pas pesqint vjetësh. Me kë e ke ore. S’ka budalla ta besojë. S’ka shkak me pasojë kaq të largët. Skënderbeu s’ishte aq i trashë sa torollaku i sotëm, por nami i tij është i tepërt, i pamerituar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania