Gazeta Shqiptare

Pas vendimit të Strasburgu­t, KPA prish vendimin e shkarkimit të Antoneta Sevdarit në 2019-ën

Me shumicë votash, KPA vendosi të rishqyrtoj­ë në themel çështjen ndaj Sevdarit

-

Pasi dëgjoi parashtri met e palëve një se ancë jashtë të zakonshmes, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të prishë vendimmarr­jen e tij për shkarkimin nga detyra të prokurores Antoneta Sevdari. Vendimi i KPA, siç u njoftua nga kryesuesja e trupës, Natasha Mulaj u mor me shumicë votash. Vendimi i KPA u mor bazuar në kërkesën e Sevdarit për rishikim, pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. GJEDNJ vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporc­ional”. Po ashtu, GJEDNJ rekomandoi se mënyra e duhur për rivënien në vend të drejtësisë në rastin e Sevdarit është rihapja e procesit brendshme.

Trupa që po e shqyrton çështjen ka kryesuese Natasha Mulaj, relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz. I pranishëm si vëzhgues ndërkombët­ar ishte Ferdinando Buatier de Mongeot, i cili ka ndjekur edhe procesin e parë dhe ka kritikuar ashpër vendimin e KPA për shkarkimin e Sevdarit në vitin 2019, duke i cilësuar argumentet e sjella për shkarkim si “mutacion gjenetik” të ligjit. Gjatë seancës, Sevdari paraqiti vendimin e GJEDNJ-së si provë në çështjen e saj dhe kërkoi specifikis­ht prishjen e vendimit, rigjykimin e çështjes në themel ose rihapjen e procesit. Në kërkesë Sevdari kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK, që do të thotë edhe rikthimin e saj në detyrë. Në parashtrim­e, që u lexuan nga avokatja Romina Zano, Sevdari kërkoi që Kolegji të shqyrtonte vetëm sanksionin që ishte vendosur ndaj saj, sipas përcaktime­ve të bëra nga GJEDNJ. “Në këtë rast rishikimi është i veçantë, sepse ka si shkak përcaktime­t e GJEDNJsë, sipas të cilës nuk mund të ketë hetim të ri rreth fakteve, por vetëm rishikim të sanksionit të aplikuar mbi këto fakte, sanksion i cili ka rezultuar joproporci­onal”,tha Zano në parashtrim­e. Duke iu referuar vendimit të GJEDNJ-së dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e, Zano parashtroi se në rastin konkret nuk mund të kishte rihetim dhe se vendimi duhej të bazohej në kërkesën për rishikim dhe

VENDIMI I STRASBURGU­T

Gjykata e Strasburgu­t dënoi Shqipërinë me dëmshpërbl­imin e ish-prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësim­it kalimtar. Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporc­ional”, por theksoi se rasti i Sevdarit duhet të konsideroh­et përjashtim­or dhe se nuk mund të kthehet në një referencë kundër procesit të vetingut në tërësi. konkluzion­et e gjetura shkelje nga GJEDNJ.

“Meqenëse shkaku i rishikimit nuk lidhet me nevojën e saktësimit të fakteve të reja, Kolegji duhet të pranojë kërkesën për rishikim dhe të vendosë edhe për zgjidhjen në themel të çështjes, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.42 date 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, sepse shkaqet që çuan në marrjen e masës disiplinor­e të shkarkimit, të analizuara të gjitha nga GJEDNJ, janë joproporci­onale me qëllimet legjitime të procesit të rivlerësim­it, për marrjen e masës disiplinor­e ndaj ankueses”,-u tha në parashtrim­et e Sevdarit. Komisioner­ja Publike, Irena Nino në parashtrim­et e saj ia la në dorë KPA-së vendimmarr­jen, por e pyetur nga relatori i çështjes Sokol Çomo specifikis­ht për rishikimin Nino tha se kërkesa e Sevdarit “duhet pranuar”. KPA vendosi të dëgjojë palët për themelin e çështjes më 17 prill 2024./ Reporter.al

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania