Gazeta Shqiptare

Ulet borxhi publik, por shpenzimet buxhetore do të vijojnë të rriten

-

Borxhi publik u ul ndjeshëm gjatë vitit 2023, duke shënuar 59,2% të PBB nga më shumë se 66% e PBB -se që ishte më 2022.Treguesi do të ulët me tej në vitet ne vijim, por nga ana tjetër shpenzimet buxhetore në vlerë për shlyerjen e interesave të borxhit do të vijnë në rritje të ndjeshme në tre vitet në vijim.Sipas rishikimit të fundit të buxhetit 2024 në vitin 2026 shpenzimet buxhetore për interesat e borxhit do të arrijnë mbi 75,1miliardë lekë me rritje 58 për qind nga fakti i vitit 2023.Gjatë vitit të kaluar shpenzimet për interesat e borxhit ishin 4,7 miliardë lekë me një kursim prej 8 miliardë lekësh. Qeveria kurseu një pjesë të interesave pasi para-bleu 250 milionë euro nga Eurobondi që maturohej në vitin 2025. Në vitet në vijim shpenzimet për interesin e borxhit publik janë në rritje të shpejtë. Këtë vit planifikoh­en të shlyhen 60,8 miliardë lekë ose rreth 580 milionë euro. Në raport me faktin e 2023 shpenzimet për interesat e borxhit rriten me 27 për qind më 2024. Këto shpenzime do të rriten me tej në vitet 2025 dhe 2026 (shiko grafikun bashkëngji­tur) Pjesën më të madhe të shpenzimev­e për interesat e ka borxhi i brendshëm. Për periudhën 2014-2026 shlyerjet e interesave të brendshme zënë rreth 60% të shpenzimev­e gjithsej për interesa.Kosto e shërbimit të borxhit po vjen në rritje, pasi edhe borxhi në vlerë është në zgjerim, pavarësish­t se është në ulje në raport me PBB-në. Rritja e ekonomisë dy vitet e fundit me ritme më të larta se dekadën e fundit ka ndikuar në uljen e treguesit të borxhit në krahasim me PBB-në. Qeveria vitin e kaluar ndihmoi në frenimin e borxhit të ri pasi nuk ka realizuar pjesën më të madhe të deficitit të programuar për 2023.Deficiti buxhetor arriti -31 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, duke shënuar nivelin më të ulët në vlerë që nga viti 2018. Nga -55.5 miliardë që ishte programi, realizimi ishte vetëm 44%.Kjo ecuri e ka ndihmuar qeveritë që të ulë borxhin publik poshtë pritshmëri­ve edhe pse kostot e shërbimit të borxhit u rritën ndjeshëm gjatë 2023.Ministria e Financave ka njoftuar se këtë vit do të hartohet një raport monitorimi, i cili do të përfshijë ndër të tjera dhe ecurinë e treguesve të riskut si dhe rrethanat përkatëse që kanë ndikuar në ecurinë e borxhit. Gjatë këtij viti do të synohet përmirësim­i i mëtejshëm i treguesve të riskut, sipas kushteve të tregut, duke siguruar financimin e nevojshëm dhe mbajtjen e kostos në nivelin më të ulët të mundshëm. Deficit buxhetor

Rritja e ekonomisë dy vitet e fundit me ritme më të larta se dekadën e fundit ka ndikuar në uljen e treguesit të borxhit në krahasim me PBB-në. Qeveria vitin e kaluar ndihmoi në frenimin e borxhit të ri pasi nuk ka realizuar pjesën më të madhe të deficitit të programuar për 2023.Deficiti buxhetor arriti -31 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, duke shënuar nivelin më të ulët në vlerë që nga viti 2018.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania