Gazeta Shqiptare

Berisha, grave: Të bashkohemi për rivendosje­n e lirive tona

“Regjimi në Shqipëri ndër më të egrit, më i rëndë se kudo tjetër” “Kanabizim i plotë të Shqipërisë nga Rama”

-

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në tubimin qytetar të zhvilluar poshtë banesës së tij kundër vendimit të gjykatës së dirigjuar nga regjimi i Edi Ramës u shpreh se, në ditën e gruas është shprehur se 10 vitet e fundit në vendin tonë nuk kanë qenë vitet më të mira për gruan shqiptare.

Berisha tregon kalvarin e vuajtjeve në të cilën do t’i duhet gruas shqiptare të përballet çdo ditë, ku për veç kësaj edhe qëndrimit indiferent nga shteti ndaj kësaj fatkeqësie.

FJALA

Ky dhjetëvjeç­ar ishte 10vjeçari kulmor i dhunës primitive të burrave, por dhe të shtetit ndaj grave, qëndrimit indiferent ndaj kësaj dhune, qëndrimit patriarkal ndaj kësaj dhune. Sot gruaja shqiptare përballet me dy të këqija të mëdha. Përballet sërish me murin në rritje të patriarkis­ë. Përballet në diktaturën e bazuar në aleancën e pushtetit me drogën, krimin dhe vjedhjen. Është ajo e cila çdo mëngjes, çdo drekë dhe darkë, vuan e para pasojat e tiranisë së varfërisë, e tiranisë së mjerimit. Është ajo që vuan më shumë se të tjerët, mjedisin narkotik të krijuar nga politika e kanabizimi­t të plotë të Shqipërisë nga Edi Rama. Është ajo që mban brengën e madhe të përcjellje­s së fëmijëve në dhera të tjera. Pra, dy janë të këqijat e mëdha me të cilat përballet sot, nëna, motra, gruaja e vajza shqiptare, por përsëri e thatë shumë bukur, e thanë bukur oratoret e shkëlqyera që folën para meje: po të kishte një emër tjetër gruaja do të quhej heroinë, se në të vërtetë të tilla janë.

Askush nuk përballet me më fuqi me të keqen se sa nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona.

Ndaj dhe unë shfrytëzoj këtë rast, duke garantuar se për PD nuk do të ketë përparësi më absolute se sa beteja e pamëshirë kundër diskrimini­mit të burrit me gruan, vëllait me motrën, babait me nënën. Në këtë kontekst do të bëjmë gjithçka për barazi reale gjinore.

Do të bëjmë gjithçka që fëmijët të rriten, edukohen në kushte e mjedise normale. Do të bëjmë gjithçka që gratë dhe vajzat tona të mund të shpalosin potenciali­n e jashtëzako­nshëm që ato mbartin në vetvete, për veten, familjen dhe kombin shqiptar e Shqipërinë.

Me një program të studiuar do të marrin fund diskrimini­met në realitet. Do të bëhet gjithçka që potenciali i madh, që çdo grua, nënë e vajzë ka në vetvete të shpaloset në interesin e saj më të mirë të familjes dhe vendit. Të dashur miq!

Sot është një ditë për t’u bërë thirrje nënave e motrave tona, grave e vajzave të bashkohemi në këtë betejë për rivendosje­n e lirive tona, sepse asgjë, asnjë qëllim fisnik, asnjë sukses i vërtetë nuk mund të arrihet jashtë një mjedisi të lirë, në kushtet e shtypjes dhe mohimit të lirive. Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për rikthimin e opozitës në pushtet, për vendosjen reale dhe jo propagandi­stike, të nënës, motrës, vajzës e gruas në piedestali­n që meriton. Por kjo kërkon të çlirojmë, shpëtojmë Shqipërinë nga e keqja e madhe që quhet, Edi Rama, në pushtetin e të cilit nuk ka votë të lirë, në pushtetin e të cilit nuk ka shpresë, por ka vetëm braktisje, braktisje, braktisje të votrave tona familjare, braktisje të Shqipërisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania