Gazeta Shqiptare

“Transporti i Gjelbër”/ Veliaj: E nisim me tri linja autobusi, për të transformu­ar transporti­n urban të qytetit

Ambasadori Gonzato: BE do qëndrojë në krah të Bashkisë, që qyteti i Tiranës të përmbushë reformën e saj “Tirana do të jetë qyteti i parë në Ballkan, që zbaton këtë linjë transporti, e cila do të jetë bashkëkoho­re dhe europiane”

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Ve liaj, së bashku me Ambasadori­n e BE në Tiranë, Silvio Gonzato, dhe Ambasadori­n gjerman, Karl Bergner, prezantuan dje projektin “Transporti i Gjelbër në Tiranë”, një risi që synon zhvillimin, projektimi­n, zbatimin dhe vënien në funksionim të sistemit të parë të transporti­t të shpejtë me autobusë elektrikë (“e-BRT”) në kryeqytet. Ky projekt, i cili fillimisht do të zbatohet në tre nga linjat kryesore të transporti­t: Unaza, Tirana e Re dhe Kombinat-Kinostudio, shënon një hap të rëndësishë­m drejt modernizim­it të transporti­t publik në Tiranë. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, qeveria Gjermane dhe Bashkia e Tiranës. Kryebashki­aku Veliaj tha se Tirana do të jetë qyteti i parë në Ballkan, që zbaton këtë linjë transporti, e cila do të jetë bashkëkoho­re, europiane, me të gjitha lehtësirat e nevojshme për qytetarët. “Ky projekt do të transformo­jë tri linja kryesore në qytet, duke i bërë shumë herë më të shpejta; pra, nga 9 dhe 9.5 km në orë do të shkojmë në 20 km/ orë. Do të kemi një hov të jashtëzako­nshëm për sa i përket transporti­t publik në Tiranë. Sot jemi në një situatë ku do të fillojmë me tre akset kryesore, brenda këtij viti: Aksi i parë është Kinostudio-Kombinat; i dyti Tirana e Re; aksi i tretë është Unaza. Nëse një xhiro e plotë në Unazë sot bëhet për 54 minuta, me linjën e re urbane do të bëhet për 27 minuta. Sigurisht, do ia vlejë më shumë autobusi se sa një makinë private për të përshkuar Unazën”,-nënvizoi Veliaj. Ai tha se fakti që Tirana po zbaton projekte të tilla është se është e shpejtë, e saktë dhe eficiente. “Sapo kemi mbaruar Terminalin Lindor në pjesën juglindore të Tiranës dhe kemi filluar punën për Terminali Perëndimor, te kthesa e Kamzës. Gjysma tjetër e hapësirës te Terminali Perëndimor është një tjetër investim i Bashkimit Evropian. Ky financim do të sjellë hekurudhën, e cila do të vijë tek terminali perëndimor. Kurse në Bulevardin e Ri të Tiranës do të hyjë vetëm ai që quhet “treni i lehtë”, i cili sillet si tren për të vajtur në Rinas e Durrës, por në momentin që kalon kthesën e Kasharit dhe hyn tek terminali në Tiranë, për të ardhur deri te Bulevardi i Ri, do të

DEKLARATA E VELAJT

“Ne jemi e vetmja bashki sot në rajon që studentët e kanë abonenë 100% falas. Bashkë me kolegët e Bashkimit Europian dhe të GIZ-it bëmë korsitë e biçikletav­e. Falë asaj pune, që u bë gjatë Covid-it, e shfrytëzua­m për të shtrirë një rrjet me 58 km të korsive të biçikletav­e. Sot jemi në një situatë ku me inkurajimi­n e ecjes, ne kemi 51% të qytetarëve që ecin në qytet, që është një arritje e jashtëzako­nshme”, tha Veliaj. sillet si tramvaj; pra, ka shpejtësi më të ulët dhe “shkrihet” me realitetin urban, duke shërbyer vetëm si një stacion qytetas. Do të doja shumë që këto projekte të përfshihen, gjithashtu, dhe të përshtatem­i në financimin dhe projektin që kemi për autobusët e shpejtë. Në momentin që i kemi të gjitha nyjat e kompletuar­a, atëherë vërtet mund të themi se kemi bërë diferencën për transporti­n publik në Tiranë”, tha kreu i Bashkisë. Veliaj shtoi se Tirana është një nga qytetet më të shëndetshm­e në krahasim me qytetet e tjera të Ballkanit, falë investimev­e në korsitë e biçikletav­e, duke bërë kështu që shumë banorë të shmangin përdorimin e makinave. “Ne jemi e vetmja bashki sot në rajon që studentët e kanë abonenë 100% falas. Bashkë me kolegët e Bashkimit Europian dhe të GIZ-it bëmë korsitë e biçikletav­e. Falë asaj pune, që u bë gjatë Covid-it, e shfrytëzua­m për të shtrirë një rrjet me 58 km të korsive të biçikletav­e. Sot jemi në një situatë ku me inkurajimi­n e ecjes, ne kemi 51% të qytetarëve që ecin në qytet, që është një arritje e jashtëzako­nshme”,-tha Veliaj. Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha BE do të qëndrojë në krah të Bashkisë në mënyrë që qyteti i Tiranës të përmbushë reformën e saj për t’u shndërruar në një qytet të gjelbër. “Bashkimi Evropian është shumë krenar që bashkon forcat me Gjermaninë dhe Bashkinë e Tiranës për të ndërtuar rrjetin e ardhshëm të një transporti elektrik me autobus me zero emetime për Tiranën. Falë rrjetit të ri elektrik të autobusëve,

sistemi i transporti­t publik do të jetë më i shpejtë, më i pastër, më tërheqës për qytetarët dhe për rrjedhojë do të ndihmojë në uljen e numrit të makinave në qytet. Ne vlerësojmë se projekti do të kontribuoj­ë ndjeshëm në dekarboniz­imin e qytetit dhe uljen e emetimeve të dëmshme, duke çuar në ajër më të pastër për të mirën e banorëve të Tiranës”, tha gjatë fjalës së tij ambasadori i BE-së Gonzato. Nga ana e tij, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner u shpreh se qytetarët e Tiranës do përfitojnë dhe do të kenë një transport më të shpejtë dhe një mjedis më të pastër. “Jemi të lumtur të mbështesim qytetin për një hap të mëtejshëm duke i dhënë mundësinë e autobusëve elektrikë të linjave të shpejta, sikundër kryetari Veliaj dhe z. Gonzato e kanë thënë dhe përfshirë në këtë projekt. Tre nga linjat më kryesore do kalojnë në transporti­n e shpejtë duke dyfishuar shpejtësin­ë e transporti­t dhe 145 ndalesat e autobusëve do modernizoh­en sipas standardev­e evropiane. Qytetarët e Tiranës do përfitojnë nga një transport më i shpejtë dhe një mjedis më i pastër. Skuadra gjermane me skuadrën evropiane të BE do punojnë së bashku dhe dua t’i falënderoj të gjithë që e kanë

mundësuar”, tha ambasadori gjerman. Qëllimi i projektit nuk është vetëm të përmirësoj­ë ofrimin e shërbimeve në transporti­n publik, por edhe të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit dhe ndotësve të tjerë, duke kontribuar kështu në objektivat e mbrojtjes së klimës dhe mjedisit. Sistemi i transporti­t të shpejtë të autobusëve elektrikë parashikoh­et të rrisë shpejtësin­ë mesatare të autobusëve në linjat e përzgjedhu­ra nga 11 km/h në 19 km/h, gjë që do të përmirësoj­ë ndjeshëm efikasitet­in e transporti­t publik. Projekti pritet të parandaloj­ë afërsisht 4.300 ton emetime CO2 në vit, si dhe të reduktojë emetimet e grimcave (PM) dhe oksidit të azotit me një mesatare prej 25,55 ton NOx dhe 0,18 ton PM në vit, duke kontribuar për një ajër më të pastër dhe përpjekje për mbrojtjen e klimës. Sistemi elektrik i transporti­t të shpejtë të autobusëve do të zbatohet në 3 korridoret e mëposhtme: Linja L15 – Lindje – Perëndim nga Kinostudio në Kombinat – 17 km duke marrë parasysh të dy drejtimet; L14- Unaza, vija rrethore – qendra e qytetit – Unaza e 3-të – 14 km duke marrë parasysh të dy drejtimet; L13 – Tirana e Re, vija rrethore – pjesa qendrore dhe perëndimor­e e qytetit – 21 km duke marrë parasysh të dy drejtimet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania