Gazeta Shqiptare

Ura e Kukësit drejt përfundimi­t/ Rama: I jep zgjidhje nyjeve të vjetra lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare “Facebook” pamje nga momentet e fundit të punës për ndërtimin e Urës së re të Kukësit. Kreu i qeverisë shprehet se pas një pune të gjatë, ndërtimi i një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare. Ai thekson se kjo vepër infrastruk­turore sjell edhe një shenjë të bukur kuptimplot­ë për nga përmasa inxhinieri­ke dhe estetike, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë. “Mirëmëngje­s dhe me momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, po sjell edhe një shenjë të bukur kuptimplot­ë për nga përmasa inxhinieri­ke dhe estetike, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë, ju uroj të diel të këndshme”, shkruan Rama. Ura e Madhe e Kukësit bashkon brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit. Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksi­on metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme. Ajo po zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që mban “mbi supe” me mijëra mjete përgjatë viteve. Investimi prej 30 milionë dollarësh e bën atë një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën. Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin është projektuar nga inxhinieri italian Giorgio Rizzo. Ajo ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra dhe peshon rreth 5000 ton. Do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania