Gazeta Shqiptare

U deklarua i vdekur në 2013-ën në Amerikën Latine, ekstradohe­t nga SHBA 54-vjeçari shqiptar me 3 emra

Leonard Mnella është dënuar në Itali me 25 vite burg për grup kriminal

-

Një 54-vjeçar shqiptar me 3 emra, i cili ishte në kërkim ndërkombët­ar për vepra të ndryshme penale, është arrestuar në SHBA dhe ditën e djeshme është ekstraduar në Shqipëri. Në pranga ka rënë Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, i cili rezulton të jetë i dënuar edhe në Itali me 25 vite burg për bashkëpuni­m në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha. Policia bëri dje me dije se 54-vjeçari në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine. Arrestimi i tij u bë i mundur në Miçigan nëpërmjet një bashkëpuni­mi mes departamen­tit të policisë kriminale shqiptare në bashkëpuni­m me 2 agjenci amerikane. Leonard Mnella do t’u nënshtrohe­t hetimeve, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri, ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë.

NJOFTIMI I POLICISË

Tjetër operacion i suksesshëm i Departamen­tit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, me partnerët në agjencinë federale amerikane.

Deportohet në Shqipëri, për t’u përballur me akuzat për disa vepra të rënda penale, një 54-vjeçar në kërkim ndërkombët­ar, i cili në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine. 54vjeçari, i dënuar nga autoritete­t gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim, për disa vepra penale.

Departamen­ti i Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m të ngushtë me Agjencinë DSS/OCIU (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Njësia e Hetimeve Kriminale) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me agjencinë tjetër federale amerikane DHS/ICE-ERO (Departamen­ti Sigurisë Kombëtare/Agjencia ligjzbatue­se

HETIMI NË SHQIPËRI

Gjykata e Salernos në Itali, e ka dënuar Leonard Mnellën me 25 vjet burgim, për bashkëpuni­m në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha. 54vjeçari do të jetë subjekt hetimesh në Shqipëri, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri. Ky shtetas, ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine. e Emigracion­it dhe Doganave), prej disa kohesh kanë punuar së bashku për lokalizmin dhe arrestimin e shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombët­ar: Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç. Këtë shtetas, Gjykata e Salernos, Itali, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për bashkëpuni­m në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge

në sasi të mëdha. Leonard Mnella do të jetë subjekt hetimesh në Shqipëri, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri. Ky shtetas, ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine. Departamen­ti i Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m

me dy agjencitë amerikane, nëpërmjet informacio­neve të shkëmbyera, kanë arritur të identifiko­jnë, të lokalizojn­ë dhe të arrestojnë shtetasin shqiptar Leonard Mnela, në Miçigan, Shtetet e Bashkuara, dhe kane bërë të mundur deportimin e tij në Shqipëri. Do të vazhdojë puna, në bashkëpuni­m me prokurorin­ë, për hetimin e thelluar të veprimtari­ve kriminale të kryera nga ky shtetas.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania