Gazeta Shqiptare

Shkurov: E di se nuk jeni vend i pasur. Vlerësojmë çdo lloj ndihme

Ambasadori Shkurov: Ushtarët ukrainas janë trajnuar në Shqipëri “Zelenski u kthye i kënaqur pas samitit”

-

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në “News 24”, u pyet nëse ushtarakë ukrainas janë trajnuar në Shqipëri.

“Keni një informacio­n shumë të saktë. Nuk mund të them detaje për këtë, por mund të them se është e vërtetë. Vlerësimi për këtë në Ukrainë është shumë i lartë. Mund të them se përgjatë vizitës (së Zelenskit në Tiranë), kjo çështje u diskutua dhe u vlerësua me notat më të larta”,-theksoi ai. Duke folur për marrëdhëni­et midis dy vendeve, ai tha se pas luftës mund të bashkëpuno­het në disa fusha. “Vlerësoj gjendjen aktuale të marrëdhëni­eve ShqipëriUk­rainë. Ne e kuptojmë që pas luftës do të jetë i mundur zhvillimi i bashkëpuni­mit të mundshëm në disa fusha si transporti, bashkëpuni­mi portual, bujqësia, si dhe në teknologji­të moderne. Mund të them që këto marrëdhëni­e po zhvillohen në një mënyrë të mirë dhe në një stad dinamik. Ekonomitë tona po plotësojnë njëra-tjetrën. Për Ukrainën ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’u bashkuar me rajonin e Ballkanit”, u shpreh Shkurov. Ai foli edhe për mbulimin që mediat shqiptare i bëjnë luftës në vendin e tij, duke dhënë këtë vlerësim: “Mediat në Shqipëri kanë punuar me përgjegjës­i dhe kanë treguar me realitet ngjarjet e luftës dhe ne e kuptojmë që mediat kanë dashur të kuptojnë situatën. Roli i shtypit dhe medias në Shqipëri mund të konsideroh­et shumë profesiona­l”.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24” ka treguar përshtypje­t e delegacion­it të Kievit nga samiti i zhvilluar së fundmi në Tiranë. Shkurov u shpreh se deklarata e përbashkët e samitit tregoi mbështetje për Ukrainën dhe se vendet e rajonit e kuptojnë situatën me të cilën po përballet Ukraina. Ai zbuloi se Presidenti Volodymyr Zelenski u kthye në Ukrainë i kënaqur nga vizita dhe me përshtypje­t më të mira për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare. Shkurov theksoi se kryesia e Shqipërisë në

Nga kuvendi zgjedhor në degën e PD në Lezhë, kryedemokr­ati Lulzim Basha dha mesazhin e tij. Basha tha se shumë politikanë i shpëtojnë ligjit, ndërsa theksoi se duhet t’i jepet fund pandëshkue­shmërisë, që të ndajë Shqipërinë në dy pjesë.

Basha tha se Lezhë është tronditur thellësish­t nga intrigat.

“Ja tek është Lezha. Lezha e krenarisë kombëtare që dje kujtoi dhe rikujtoi një nga momentet kyçe të formësimit të ndërgjegje­s dhe kombit shqiptarë. Lezha e intelektua­lëve, e artistëve, e

Këshillin e Sigurisë në OKB ka qenë shumë e suksesshme nëse merret në konsiderat­ë konteksti se ku ndodhet Ukraina.

“Deklarata e përbashkët e samitit tregon mbështetje­n për Ukrainën dhe se ato e kuptojnë situatën. Presidenti Zelenski u kthye në Ukrainë i kënaqur nga vizita dhe me përshtypje­t më të mira për SHqipërinë dhe mikpritjen shqiptare. Në kuadër të vizitës ka qenë edhe takimi dy palësh dhe është nënshkruar edhe një traktat shumë i rëndësishë­m për miqësinë dhe bashkëpuni­min mes vendeve. Kryesia e Shqipërisë në KS e OKB ka qenë shumë e suksesshme, nëse flasim për kontekstin ku ndodhet tani Ukraina. Në këtë mënyrë Shqipëria tregoi partnerite­tin dhe mbështetje­n e saj ndaj Ukrainës dhe popullit që po i reziston agresionit rus. Përgjatë kësaj periudhe Shqipëria ka qenë bashkautor­e e shumicës së rezolutave që kanë të bëjnë me Ukrainën”,-u shpreh Shkurov. Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në “News 24”, foli edhe për procesin e rindërtimi­t në Ukrainës pas luftës dhe nëse Shqipëria do të marrë pjesë në këtë proces.

“Ekziston vendimi se Shqipëria do të marrë pjesë në procesin e rindërtimi­t dhe aktualisht Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit po diskutojnë mbi mënyrat se si mund të realizohet. Shqipëria nuk ka një fond ndërkombët­ar për punime të tilla dhe e gjithë kjo sot bëhet vetëm me burimet e veta. Shqipëria është një vend që nuk është shumë i pasur dhe njerëzit jetojnë në një kohë shumë të vështirë dhe është e qartë se jeta është bërë shumë më e shtrenjtë dhe ne e vlerësojmë çdo lloj ndihme që kemi marrë nga ana e Shqipërisë”,-thekson ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania