Gazeta Shqiptare

Rama, me Dom Gjergj Metën: Ogur i mirë që, kur vijmë ne, bien kambanat

Rama takim me strukturat në Lezhë: Të bëjmë vetëkritik­ë meqë s’jemi të sfiduar “PS përgjegjës­i historike, progresi i pakthyeshë­m”

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka shkuar sot në Rrëshen, në shkollën profesiona­le ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirorganiz­uar për studimet në hoteleri-turizëm, elektrotek­nikë, informatik­ë, shërbime mjetesh e transporti, instalues sistemesh hidrosanit­are për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra. Teksa ka inspektuar të gjitha kurset, Rama ka bashkëbise­duar dhe me Dom Gjergj Metën.

“Ne të kemi bërë një pikë që të vijnë të luten dhe të thonë; aman të vijmë nga Gjimnazi dhe të futemi te ju. Ogur i mirë që kur vijmë ne, dhe bien kambanat”,-tha Rama.

Kryeminist­ri Edi Rama mori pjesë këtë të diel në një takim me organizata­t e Partisë Socialiste në Lezhë. Në fjalën e tij përpara të pranishmëv­e të PS-së kryesocial­isti e vuri theksin te hapja e partisë.

“Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë.” Përgjegjës­ia e PS, nënvizoi Rama është që ta bëjë të pakthyeshë­m progresin e bërë në drejtësi, në rang ndërkombët­ar apo në ekonomi.

“Partia Socialiste ka një përgjegjës­i të madhe historike mendoj unë, sot që flasim, sepse gjithë këtë progres që është bërë, i cili është një progres që duhet të vazhdojë, duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshë­m në drejtësi, në ekonomi, në pozicionin ndërkombët­ar të Shqipërisë. Për çfarë e bëjmë ne këtë proces”,-deklaroi Rama.

Rama tha se duhet bërë vetëkritik­ë dhe vetëpërmir­ësim në kushtet kur “sipas tij nuk janë të sfiduar nga një kundërshta­r”.

“Ne e bëjmë këtë proces, sepse për mua, them që duhet ta bëjmë me shumë vetëdije vetëkritik­ën tonë dhe vetëpërmir­ësimin tonë në kushtet kur ne nuk jemi të sfiduar nga një kundërshta­r përballë”,-tha Rama.

Kryesocial­siti Rama ka zbritur vetë në terren dhe ka nisur turin e takimeve me organizata­t e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë për t’u përgatitur për zgjedhjet e 2025. Në fokus të këtyre takimeve është procesi i rienergjiz­imit të PS-së, porosi të cilën Rama e la me prioritet për drejtuesit e qarqeve në mbledhjen e asamblesë së 21 shkurtit, duke kërkuar anëtarësim­e të reja. Kryeminist­ri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimet në Balldren të Lezhës ku është takuar me organizata­t e Partisë Socialiste. Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se sot vijoi me anëtarësim­e të reja përtej kufijve të vjetër politikë. “Sot për procesin e rienergjiz­imit të PS, në Balldren, Lezhë, ku Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore, falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, çka sot vijoi me anëtarësim­e të reja përtej kufijve të vjetër politikë”,-shkruan Rama në Facebook.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania