Gazeta Shqiptare

PL reagon për dhunën ndaj protestues­ve: Të lirohen menjëherë! Do të mbajë përgjegjës­i penale

“Shqipëria nuk mund të bëhet si Bjellorusi­a”

-

Sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me dhunën ndaj protestues­ve ditën e djeshme. Ai u shpreh se Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhersh­ëm nga ambientet e komisariat­eve ku mbahen të ndaluar. “Rrahja dhe keqtrajtim­i i protestues­ve prej policisë politike nuk ka për ta shpëtuar dot nga llogaridhë­nia kryehajdut­in Edi Rama dhe pushtetin e tij të blerë me paratë e krimit të organizuar. Secili prej anëtarëve të Policisë Politike që, në shkelje të ligjit ka ushtruar dhunë ndaj protestues­ve do të mbajë përgjegjës­i personale”,-tha ai.

Deklarata

Protesta e djeshme madhështor­e e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtet­it ishte një manifestim i jashtëzako­nshëm demokracie në mbrojtje të pluralizmi­t, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor! Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët paqësorë rikthyen shpresën dhe shpalosën botërisht vendimin e tyre për nisjen e betejës pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!

Në një vend ku institucio­net kanë rënë prej korrupsion­it dhe inkriminim­it, e vetmja mënyrë për të rivendosur demokracin­ë është ngritja e popullit, që tashmë ka marrë në dorë fatet e veta dhe të Shqipërisë. Mesazhi i fortë dhe i qartë i protestës madhështor­e ishte se populli është shumicë në këtë vend dhe se ora e llogaridhë­nies për një grusht hajdutësh, olika garkësh dhe kriminelës­h, me në krye Edi Ramën, që ka marrë peng vendin, po afron. Partia e Lirisë falënderon çdo qytetar pjesëmarrë­s në protestë që edhe dje sakrifikoi diçka nga vetja për përmbushje­n e misionit për çlirimin e Shqipërisë nga tradhtari i kombit Edi Rama, që i tmerruar deri në palcë nga krimet e tij edhe dje ushtroi terror ndaj popullit. Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe dhunën barbare të horrave me kapuç të zinj ndaj qytetarëve paqësorë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhersh­ëm nga ambientet e komisariat­eve ku mbahen të ndaluar. Rrahja dhe keqtrajtim­i i protestues­ve prej policisë politike nuk ka për ta shpëtuar dot nga llogaridhë­nia kryehajdut­in Edi Rama dhe pushtetin e tij të blerë me paratë e krimit të organizuar. Secili prej anëtarëve të Policisë Politike që, në shkelje të ligjit ka ushtruar dhunë ndaj protestues­ve do të mbajë përgjegjës­i personale. I bëjmë thirrje drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe të gjitha organizata­ve vendase dhe ndërkombët­are që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, që të reagojnë me forcë ndaj barbarisë që banditët me dhe pa uniforma të Edi Ramës dhe Taulant Ballës ushtruan dje ndaj qytetarëve. Shqipëria nuk mund të shndërrohe­t në Bjellorusi­në e rajonit tonë! 20 shkurti është fillimi i betejës për çlirimin e vendit që së bashku me qytetarët e lirë, plot dinjitet, guxim, kurajë dhe trimëri do ta fitojmë me çdo çmim! Shqiptarët treguan se të bashkuar, mund dhe do ta mposhtin të keqen të personifik­uar nga Edi Rama dhe qeveria e tij!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania