Gazeta Shqiptare

Të liberalizu­arit, FTL vendos çmimet sesa do të paguajnë klientët në 20 kv dhe 35 kv

-

Asambleja e OSHEE Group miratoi së fundmi çmimet me të cilat Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) të ofrojë energjinë për klientët e lidhur në tension 20 kv, që janë në treg të parregullu­ar tashmë prej 1 janarit të këtij viti, si dhe për klientët e lidhur në tension 35 kv. Burime nga kompania thanë se çmimi për furnizimin me energji për gjithë vitin 2024 për klientët e lidhur në rrjetin 20 kV do të jetë 18.34 lekë/kWh (pa TVSH) dhe për klientët e lidhur në rrjetin 35 kV çmimi i shitjes 15.90 lekë/kWh (pa TVSH). Bizneset e lidhura në tension 20 kv që llogariten në 2150 janë të lirë që të lidhin kontratë me Furnizuesi­n e Tregut të Lirë me këtë çmim vjetor ose me çdo furnizues tjetër privat që u ofron atyre një çmim më të leverdishë­m. Ky grup biznesesh doli në treg të lirë nga ana ligjore në fillim të vitit 2022 por për shkak të krizës së energjisë që çoi çmimet në nivele jashtëzako­nisht të larta qeveria vendosi që ti mbante me çmime pjesërisht të liberalizu­ara duke orientuar një sasi të prodhimit të KESH për këtë grup dhe duke e ofruar atë me çmim prej 12 lekësh mbi të cilin shtoheshin kostot e tjera që përbëjnë formulën sesi llogaritet çmimi. Për vitin 2022 çmimi mesatar për këtë grup ishte 18.58 lekë/kËh kurse për vitin 2023 ky çmim ishte 18.26 lekë. Ndërkohë kategoria e bizneseve të lidhura në 35 kv prej vitit 2018 janë në treg të lirë. Ndër vite çmimi i tyre ka variuar sipas ecurisë së tregut duke arritur nivele dukshëm të larta në periudhën e krizës por që në vitin 2023 pati një ulje graduale dhe duke e luhatur këtë çmim mes rreth 15-17 lekë/kWh. Niveli më i ulët i çmimit prej të paktën dy vitesh për këtë grup u arrit në qershor të vitit të shkuar. Tashmë në tregun e rregulluar vijojnë të mbeten bizneset e lidhura në 6kv dhe 10 kv për të cilat plani për liberalizi­m vijon të mbetet në fuqi por një afat i saktë se kur do të finalizohe­t ai për të nxjerrë edhe këtë grup mbetet ende i pacaktuar./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania