Gazeta Shqiptare

“Zëri i Amerikës”: Shqetësues niveli i lartë i popullsisë së paraburgim­it

Mbingarkes­ë në sistemin e paraburgim­it, kritika nga Këshilli i Europës Shifrat e studimit, 30% mbi mesataren europiane

-

Në Shqipëri grupime shoqërore që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe Avokati i Popullit po ngrenë shqetësim lidhur me rritjen e vazhdueshm­e të popullsisë në institucio­net e paraburgim­it. Së fundi edhe Këshilli i Europës e veçoi këtë problem dhe u rekomandoi autoritete­ve marrjen e masave për ta zgjidhur. Sipas të dhënave zyrtare në institucio­net e vuajtjes së dënimit, ndodhen mbi 5 mijë e 670 shtetas, 59% e të cilëve të paraburgos­ur, një shifër kjo mbi 30% mbi mesataren europiane. Për njohës të këtyre zhvillimev­e këto statistika e vendosin Shqipërinë në fund të vendeve në rajon dhe Europë për numrin e lartë të personave të paraburgos­ur, në raport me popullsinë e burgjeve në tërësi, si dhe pasqyrojnë në mjaft raste probleme në cenimin e lirisë së personit, pasi ai prezumohet i pafajshëm, por praktikish­t është në burg. Mjaft juristë mendojnë se masa e sigurisë “Arrest me burg” është e fundit që duhet aplikuar dhe se kjo situatë është krijuar nga keqzbatimi i ligjit. “Shtrohet pyetja-përse kemi nevojë të fusim kaq shumë njerëz në burg? Bëj hetimin mirë, çoje çështjen për gjykim dhe jo gjithmonë arrest me burg. E vë prokurori këtë masë, gjykata e miraton, dhe personat që e shohin të pavend masën shkojnë në apel, pastaj në gjykatë të lartë dhe ngarkohet sistemi. Përse vjen kjo? Nga keqzbatimi i ligjit”- u shpreh për “Zërin e Amerikës” Blerta Kraja, avokate. Masa e sigurisë “arrest me burg” në Kodin e Procedurës Penale, renditet e parafundit në llojin e 7 masave shtrëngues­e që parashikon legjislaci­oni penal, mes të cilave ndalimi i daljes jashtë shtetit, detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, garancia pasurore, apo arresti në shtëpi. Numri i të paraburgos­urve në Shqipëri, në raport me popullsinë e burgjeve në tërësi ka qenë i lartë në dy dekadat e fundit. Në vitin 2001 ai ishte 47.8 %, e totalit, në vitin 2015 u ul në rreth 30%, ndërsa pas këtij viti që përkon dhe me nisjen e reformës në drejtësi, ka ardhur duke u rritur ndjeshëm dhe sot është rreth 59%.

Sipas analistëve reforma në drejtësi, që nisi 7 vjet më parë, krijoi boshllëqe të mëdha në sistem me largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e nga procesi i vetingut, duke sjellë tejzgjatje të afateve të hetimit dhe gjykimit dhe për pasojë dhe të kohës së paraburgim­it për personat nën këtë masë sigurie.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, lidhur me këtë çështje, argumenton se ka një frymë të përgjithsh­me popullore të gabuar në Shqipëri, se gjithkush që akuzohet për një vepër penale duhet të burgoset menjëherë. “Burgu duhet të jetë mjeti i fundit, kjo është fryma. Masat e sigurisë duhet të trajtohen drejt dhe nga ana e gjykatës. Gjykata duhet të marrë pronësinë e reformës në drejtësi, sepse qëllimi nuk ishte që të ishin burgjet plot, por vetëm ata persona sipas kritereve ligjore”- u shpreh Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.

Shqipëria, gjithashtu, ka një numër të lartë edhe të të dënuarve me vendim të formës së prerë, rreth 180-190 të dënuar për 100 mijë banorë krahasuar me mesataren europiane prej 140.

Disa statistika të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, që siguroi Zëri i Amerikës, krijojnë një panoramë më të qartë mbi disa elementë që mendohet se e kanë shtuar popullsinë e të paraburgos­urve. Ato kanë të bëjnë me rritjen e numrit të çështjeve penale, të cilat në vitin 2015 thuajse janë trefishuar krahasuar me fillimin e viteve 2000, ndërsa gjatë viteve të fundit kanë rënë me 25%, por sërish referuar dy dekadave më parë mbeten dy herë më të larta.

Autoritete­t rendisin ndër arsyet kryesore të shtimit të numrit të të paraburgos­urve rritjen e efektiviti­tet të institucio­neve të drejtësisë penale, (vetëm në burgun 313 nga 400 të paraburgos­ur 200 janë subjekte të SPAK) si dhe vështirësi­në që hasin prokurorët në mbledhjen e provave. Së fundi këtyre vështirësi­ve u janë shtuar dhe boshllëqet në sistemin e drejtësisë si pasojë e vetingut. “Prokurorët duhet të marrin vlerësim nga mjekësia ligjore, toksikolog­u, policia shkencore krimi kibernetik dhe institucio­ne të tjera. Ka shumë vonesa nga ekspertiza shtetërore, por megjithatë, prokurorët dhe gjyqtarët janë të prirur të japin masa sigurie “Arrest me burg” kundrejt masave të tjera. Përse ndodh kjo sipas mendimit tim? Mund të ndodhë dhe për shkak të një presioni që ka ndaj organeve të drejtësisë, kryesisht ndaj prokuroris­ë, si dhe për mungesë të provave dhe shpesh janë të prirur duke harruar atë konceptin që burgu është masa e fundit”- u shpreh për “Zërin e Amerikës” Fehmi Sufaj, Zv. Drejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve.

Por juristët kanë dhe një këndvështr­im tjetër social, duke kthyer në vëmendje ashpërsimi­n e dënimeve në lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike, apo ndërtimet pa leje disa vite më parë. Blerta Kraja, avokate mendon se çështjet sociale nuk zgjidhen duke ofruar burgun si alternativ­ë.

“Nuk rregullohe­t varfëria me burg. Në lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike, jam dakord që një drejtor fabrike të dënohet kur vjedh energjinë në bashkëpuni­m me një drejtor në OSHE. Por jo një i varfër, kur s’kemi përcaktuar minimunimi­n jetik, ai ndoshta s’ka bukë, duhet t’i çosh dritë të shohëTVSH-në,dhetëbëjnë­fëmijët detyrat. Pak kohë më parë arrestuan ca banorë në Theth për ndërtim pa leje. Për kullën në Theth ne dënojmë penalisht, kurse për kullën në Tiranë konfiskohe­t dhe bëhen aktet ligjore. Ujepetedre­jtaeparabl­erjesndërt­uesve. Ky shtet si i sheh qytetarët, a ka barazi këtu? Në si komunitet avokatësh do t’i ngremë këto shqetësime për këto dispozita ligjore që janë gati çnjerëzore”u shpreh për “Zërin e Amerikës” Blerta Kraja, avokate.

Avokati i popullit mendon se kjo çështje merr një përmasë tjetër nëse përveç parametrav­e të KE, dhe respektimi­n e të drejtave të njeriut vlerësohen dhe kostot e larta financiare në ditë për një të dënuar. Në Shqipëri, sipas autoritete­ve zyrtare kjo kosto është 24 euro. “Shpenzohen në muaj 5 herë më shumë për një të paraburgos­ur se sa për një familje në nevojë. Nëse llogarisim dhe dëmshpërbl­imet për masat e padrejta, kostot rriten dhe më shumë”- vijoi Erinda Ballanca

Avokate e Popullit. Prokuroria e përgjithsh­me i tha Zërit të Amerikës se vendet bosh në organet e hetimit si pasojë e largimit të prokurorëv­e nga procesi i vetingut e kanë vështirësu­ar punën e prokurorëv­e. Pranvera Pustina, prokurore dhe drejtore e kabinetit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, u shpreh se masat e sigurisë arrest me burg, në raport me masat e tjera shtrëngues­e, kanë një peshë me rreth 50% dhe se gjatë viteve të fundit kanë rënë me disa për qind. Ajo veçon rëndësinë që ka për prokurorët zbatimi i ligjit, ku përfshihen kushtet dhe kriteret në dhënien e këtyre masave. “Prokurori është zbatues i ligjit, kushtet dhe kriteret, të përcaktuar­a në Kodin e Procedurës Penale, janë mjaft të qarta. Kërkojnë një arsyetim më të mirë nga ana e prokurorëv­e dhe nga ana e gjykatës dhe jo kërkesa dhe vendime deklarativ­e. Ato duhet të shihen në përputhshm­ëri me veprën penale për të cilën akuzohet personi, rrethanat e kryerjes së kësaj vepre penale dhe personalit­etin e personit nën hetim. Nëse kushtet dhe kriteret arsyetohen në mënyrë të detajuar qoftë nga prokurori dhe kontrolloh­en nga gjykata në vendimin e saj të parë dhe më pas nga informacio­net që i dërgon prokurori çdo dy muaj, patjetër që do kemi rezultate ndoshta më të mira qoftë dhe në uljen e numrit të këtyre masave të sigurimit”- argumentoi për Zërin e Amerikës Pranvera Pustina, prokurore dhe drejtore e kabinetit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm.

Sipas statistika­ve zyrtare, gjatë 5 viteve të fundit gjykata ka lënë në fuqi mesatarish­t rreth 84% të masave të sigurisë arrest me burg, të vendosura nga prokuroria. Shqetësime­t mbi nivelin e lartë të popullsisë së paraburgim­it në Shqipëri, janë nënvizuar thuajse në të gjitha raportet e Komitetit Antitortur­ë të Këshillit të Europës dhe grupimet që mbrojnë të drejtat e njeriut në vend. Problemati­kat që kanë lindur prej këtij fenomeni lidhen në mjaft raste me privimin e padrejtë të lirisë së personit, si dhe kostot financiare që pasojnë vendimet gjyqësore për dëmshpërbl­imin e personave ndaj të cilëve është aplikuar masa e padrejtë e sigurisë “Arrest me burg”. Një prej tyre u dha së fundi nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania