Gazeta Shqiptare

Qytetarët në Durrës: PS-ja është e konsumuar, kemi nevojë për ndryshim!

Komuniteti: Të zgjedhurit e “Rilindjes” e betonizuan qytetin, Cara duhet të fitojë Shumica e të pyeturve, të pakënaqur me Emirjana Sakon

-

Para çeljes zyrtare të fushatës elektorale të 14 majit në Durrës, partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës. PS-ja ka 20 vite që administro­n Bashkinë Durrës, ndërsa demokratët kërkojnë ndryshimin me alternativ­en e Igli Carës. Teksa zgjedhjet lokale të 14 majit po afrojnë, qytetarët ndahen mes 2 kandidatëv­e për drejtimin e Bashkisë së Durrësit. Të pyetur për Emirjana Sakon e PS-së dhe Igli Carën e PD-së, shumica e qytetarëve thonë se zgjedhin ndryshimin me bindjen se kandidati demokrat do e bëjë me së miri këtë, ndërsa të paktë janë ata që mbeten besnikë të kryebashki­akes aktuale. PD-ja ka dalë vetëm me një kandidat, ish-deputetin Igli Cara, ndërsa PS-ja kërkon një mandat të dytë me Emirjana Sakon. Kjo e fundit vlerësohet nga shumë pak të pyetur, ndërsa shumica shprehet e pakënaqur për punët e pakta që janë bërë në shërbim të komuniteti­t. Drejtimi për 20 vite i qytetit të Durrësit nga PS-ja konsideroh­et si një kohë e gjatë për qytetarët, të cilët shpresojnë për ndryshime të prekshme për ta, qoftë edhe ato më të voglat, që mund t’i sjellë Igli Cara.

ÇFARË THA TABAKU

Deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për zgjedhjet më 14 maj. Ajo u shpreh se çdo kandidat ka të drejtë që të përfaqësoh­et në zgjedhjet e 14 majit me siglën e PD-së, teksa përmendi rastin e demokratit Igli Cara. “Që nga shtatori kam thënë që PD-ja duhet të jetë bashkë. 3 marsi ka qenë ditë rutinë, pasi nuk i jep zgjidhje një vendim gjykate situatës. Është e pandershme për këto 32 vite. Kam përgjegjës­i të madhe politike. Çfarë i duhet një votuesi se çfarë ndodh në politikën e Tiranës? U duhet një kandidat. Ka gjëra më të rëndësishm­e se pushteti personal. A kemi në një ofertë para PS? Nuk mendoj se ka kandidatë më të mirë se në Durrës se Igli Cara. Nuk është e drejtë që Igli Cara të dalë me një sigël tjetër. Është deputet i kësaj partisë dhe i takon të përfaqësoh­et nga PD-ja. Kjo kërkon zgjedhje politike dhe vendim politik”, - tha Tabaku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania