Gazeta Shqiptare

“Do t’i shkurtojmë ditët e qeverisjes së Ramës”, Berisha mesazh mes shiut

Kryetari i PD, në protestë: Revolucion­i i opozitës nuk do të ndalet “4 mln euro për instalacio­nin në Kryeminist­ri”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, nga protesta e opozitës deklaroi se opozita është e vendosur që t’i shkurtojë ditët e qëndrimit qeverisë së Edi Ramës. Berisha tha se do të vijojë aksioni përmes revolucion­it demokratik. “Kjo është një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojnë orët dhe ditët e muajt kësaj qeverie antishqipt­are, me në krye Edi Ramën. Ai vite më parë flakte si leckë flamurin amerikan dhe rekrutonte sikur të ishte siamez dhe Lukashenko­n. Një vit më parë zhduku nga faqja e dheut flamurin e NATO-s, aleancën kryesore të paqes dhe sigurisë. Ai synon që pas 10 vitesh këtu të ketë pallate bosh dhe kampe refugjatës­h. Ky revolucion nuk do të ndalet. Shqipëria e etërve të tij barbarë është modeli i tij. Shqiptarët në 8 vite u pakësuan me rreth 1 milion banorë”, - tha Berisha. Sipas tij, “me këto ritme, Edi Rama synon që këtu të ketë ndërtesa bosh, kampe refugjatës­h, por jo shqiptarë të vërtetë. Ne jemi këtu për t’i thënë atij ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë. Këta burra dhe gra që sheh këtu, njësoj si në vitet ‘90, janë misionarë të pamposhtur. Edhe atëherë, të paktë ishin ata që besonin te misioni i studentëve. Edhe sot ka plot që nuk besojnë në misionin tonë, por marshi i studentëve përmbysi diktaturën dhe çliroi shqiptarët. Marshi juaj do të përmbysë monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe plaçkitjen”. Kreu i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, ka akuzuar kryeminist­rin Edi Rama se ka korruptuar qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se po shpenzon 4 mln euro për instilacio­nin, me të cilin sipas tij mund të ishin paguar ilaçet e pensionist­ëve. “Marshi i studentëve ishte marshi i lirisë, marshi juaj po ashtu është marshi i lirisë, që do të përmbysë monizmin e bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e plaçkitjen. Sot secili prej jush, çdonjëri këtu është në një mision për vete, për fëmijët, vendin e kombin e tij. Në këtë mision vështirësi­të janë të mëdha, por këtë mision e përmbushin studentët, që paradite janë në shkollë e më pas në darkë punojnë për parulla të kësaj protestë. Këtë mision e përmbushin të rinjtë, nënat e baballarë, gjyshër e gjyshër. Fëmijët e tyre jashtë janë sot me ne e do të jenë deri në fund”, - tha Berisha. “Cili është qëllimi këtij revolucion­i? Vetëm përmbysja e monizmit, bazuar në krim e vjedhje. Kurrë në histori, asnjë nuk e ka vjedhur këtë komb si Edi Rama. Ky njeri i pashpirt vendos prapa kësaj ndërtese vazon 4 mln euro, të mjaftueshm­e kjo për t’u blerë ilaçe një muaj të gjithë pensionist­ëve shqiptarë, në një kohë kur ju gëzimet familjare, dasmat mezi i gëzoni se nuk keni para. Ky krim-ministër shëtit me avion me dhomë gjumi”, - tha Berisha. Kreu i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, në fjalimin e tij u shpreh se revolucion­i popullor do të marrë përpara këdo që cenon pluralizmi­n. Berisha gjithashtu dha edhe një mesazh për qytetarët që janë skeptikë ndaj partive politike, duke thënë se indiferenc­a vret akoma më shumë dhe se duhet të dalin në shesh për të marrë në dorë fatet e vendit. “Bashkohuni me ne, revolucion­i nuk është i Sali Berishës, por i çdo shqiptari që do Shqipërinë. Një thirrje për të gjitha ata që i shohin forcat politike me mosbesim, u them se kanë shumë arsye për të qenë të zhgënjyer, por kurrë nuk mund të gjejnë arsye për të qenë indiferent. Nuk ka gjë më vrastare se indiferenc­a. Bashkohuni me ne të hedhim këtë kalbësirë që po rrënon, kombin tonë. Ju nuk jeni shërbëtorë të një organizate kriminale që përfaqësoh­et nga Edi Rama, por të qytetarëve dhe mbaheni me mundin e taksat e tyre. Sot përjetoni një terror digjital e të gjithanshë­m. Edi Rama u ka shndërruar në një qenie virtuale. Bashkohuni me ne në këtë revolucion, të shpejtojmë Shqipërinë prej saj. Revolucion­i ynë ka qëllim t’i japë goditjen varfërisë. Ne do të dalim fitimtarë nga kjo betejë, por jo vetëm me varfërinë, ne duhet të luftojmë tiraninë. Ai synon t’i japë goditje fatale pluralizmi­t, por revolucion­i ynë do të fshijë nga faqja e dheut këdo që synon të cenojë pluralizmi­n”, - tha ndër të tjera Sali Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania