Gazeta Shqiptare

Bylykbashi: U mor me ndikim të Edi Ramës, kërkon përjashtim­in e opozitës nga zgjedhjet

Vendimi i gjykatës pro Alibeajt

-

Pas vendimit të gjykatës për vulën e PDsë, për rikthim të çështjes Shkallën e Parë, ka reaguar përfaqësue­si i grupimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashi. Ai tha se ky vendim është marrë nën presionin e Edi Ramës, i cili sipas tij, kërkon që të përjashtoj­ë opozitën nga zgjedhjet. “Nuk ka asnjë lloj ekuivoku, ky vendim i sotëm i marrë haptazi nën presionin e Edi Ramës, i paralajmër­uar që disa ditë më përpara nga ministrja e Edi Ramës, me një presion që ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe, e ishte edhe sot në sallë, presioni mbi gjykatën, është vendim për përjashtim­in e opozitës nga zgjedhjet. Nuk ka asnjë kuptim tjetër. Është një vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri më sot, ka vendosur jo vetëm legjislato­ri, por edhe jurisprude­nca, duke pranuar ankimin e një pale nuk përbën as minorancë në PD, por i ka shërbyer gjatë gjithë kësaj kohe vetëm një qëllimi; përpjekjes së Edi Ramës që të mos ketë përballë një opozitë të vërtetë. PD-ja ka qenë fare e qartë, ka ngritur një proces, i cili në mënyrë të jashtëzako­nshme prej më shumë se 1 viti ka treguar qartë vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Edi Ramën. Sot gjykata zhbëri me këtë vendim nën presion 11 dhjetorin, atë Kuvend të jashtëzako­nshëm të PD-së, të gjitha përpjekjen më shumë se 1vjeçare që anëtarët me votë në mënyrë të përsëritur kanë demonstrua­r se cili është vullneti i demokratëv­e dhe opozitës dhe me këtë vendim sot, vendim që shënon një ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare, ka vendosur një precedent: 32 vite pas themelimit të pluralizmi­t, me vendim gjykate u vra pluralizmi”, - deklaroi Bylykbashi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania