U kapën me 20 kg kanabis dhe 1.250 euro, prangosen 5 persona
shme, ndërsa mohoi të ketë konflikte me njeri. Sa i takon personit për të cilin policia njoftoi se Aga është në konflikt, ky i fundit u shpreh se është konfliktuar me fjalë disa muaj më parë dhe në lidhje me këtë gjë ka bërë denoncim në polici. Aga paralajmëroi se nëse policia nuk vepron për të çuar autorët e sulmeve ndaj tij para drejtësisë, do të marrë masat e tij. “U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë hedhur benzinë te makina, dy herë të tjera kanë ardhur kanë qëlluar me armë. Mbrëmë i kanë hedhur dyqanit tritol. Unë nuk kam konflikt me njeri. Ai personi me mua nuk ka pasur asnjë lloj konflikti.
Më ka thënë dy llafe dhe unë ato llafe i kam thënë në polici. Policia i ka dyshimet, ajo t’i zbardhë dyshimet. Unë për vete nuk i kam borxh askujt. Unë nuk jam frikacak. Këta janë zagarë që i bëjnë këto gjëra. Unë për fat isha vetë në shtëpi. Gruan s’e kisha në shtëpi. Djemtë i kam jashtë. Dua drejtësi! Të zbardhet kjo çështje, ose do të marr masat e mia, se nuk do pres unë me duar në xhepa të vijnë ata prapë. Kamera ka, policia t’i zbardhë”, - u shpreh Aga. Ndërkaq, pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake dyshohet se shkak i shpërthimit me tritol në biznesin e Shaban Agës dyshohet se ka lidhje me një konflikt të djalit të tij, më saktë me një borxh në Angli. Mësohet se autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktuar në Angli, pasi dyshohet se djali i Agës i ka marrë një borxh. Autori, shtetasi Dardan Kadiu, ka ardhur në Shqipëri dhe i ka kërkuar borxhin familjes së djalit, me të cilin pati konflikt, por nga Shaban Aga nuk ka marrë borxhin që i kishte djali i tij dhe është konfliktuar edhe me të dhe i vendosi edhe tritolin në biznes. Por në një intervistë për gazetaren Klodjana Haxhiaj, 58-vjeçari Aga mohoi që ky të jetë motivi, pasi siç tha ai, i biri është sqaruar me 31vjeçarin dhe nuk i ka askujt borxh.
KUKËS - Policia ka arrestuar në flagrancë 5 persona, banues në Vlorë, të cilët transportonin lëndë narkotike të jashtëligjshme. Pas arrestimit, u janë sekuestruar 20 kg kanabis, 1.250 euro si dhe 10 aparate celularë. Bëhet fjalë për Dritan Xhindaj, 33 vjeç; Tautant Bejaj, 36 vjeç; Tili Xhindi, 34 vjeç; Skerdilajd Veizaj, 32 vjeç dhe Kleanth Hoxha 47 vjeç, banues në Vlorë. Policia bëri dje me dije se është duke punuar për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.