Gazeta Shqiptare

30 zyrtarë të policisë u arrestuan për drogë, raporti i SHÇBA: 50% më shumë se vjet, të përfshirë edhe efektivë në funksione drejtuese

-

TIRANË – Përfshirja e punonjësve të Policisë së Shtetit me botën e errët të krimit është një problem gjithmonë më i madh për strukturat e bluve në vend. SHÇBA ka publikuar bilancin, ku bëhet me dije se në vitin 2020 u proceduan gjithsej 73 punonjës policie në të gjithë vendin për kultivim të lëndëve narkotike. Nga 73 oficerët e proceduar në total, 24 janë në nivel të parë drejtues dhe 49 në nivel zbatues. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme ka arritur të çojë në vitin 2020 përpara drejtësisë si të prangosur 50% më shumë efektivë se sa në vitin 2019. Vitin e kaluar u prangosën 15 efektivë më shumë se në vitin 2019. Në raportin vjetor të publikuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe

Ankesat rezulton se në vitin që lamë pas, 30 prej tyre u hetuan nën masën “arrest në burg” dhe pjesa tjetër me masë më të butë sigurie. 308 qytetarë të tjerë kanë kërkuar hetim administra­tiv për efektivët. Numrin më të lartë e mban Policia Rrugore me argumentin se kanë vendosur gjoba të padrejta. Po ashtu, të dhënat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave raportojnë për një nivel shumë të ulët të ankesave nga qytetarët. Madje, përgjatë gjithë vitit që lamë pas ka pasur vetëm një telefonatë në drejtim të SHÇBAsë për të denoncuar favorizimi­n që efektivët u bëjnë trafikantë­ve dhe kultivuesv­e të kanabisit. Por, pakënaqësi­të kanë qenë të mëdha. Përgjatë gjithë vitit, qytetarët kanë denoncuar çdo lloj pakënaqësi­e që kanë pasur me efektivët duke shënuar 1403 të tilla. Ndërkaq, harta ku efektivët e policisë janë përfshirë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania