Gazeta Shqiptare

Një shembull i gjallë se si mund të punohet shtetërish­t për gjuhën

- Nga Prof. dr. Rami Memushaj

Javën e parë të këtij muaji përfundoi në Shkup programi dymujor i trajnimit të përkthyesv­e dhe të korrektorë­ve shqiptarë të punësuar pranë institucio­neve qendrore dhe vendore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtij programi iu nënshtruan rreth 70 punonjës, të ndarë në 6 grupe, të cilët ndoqën 24 ligjërata dyorëshe, të mbajtura nga 16 profesorë universita­rë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo veprimtari u organizua dhe u drejtua nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës Shqipe me qendër në Shkup, e cila ka si detyrë promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e barabartë të gjuhës shqipe, të pranuar si gjuhë e dytë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadrin e detyrimeve që burojnë nga Marrëveshj­a e Ohrit e vitit 2002.

Kjo Agjenci, e themeluar në janar 2019 në zbatim të “Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”dhe e drejtuar me përkushtim e kompetencë nga prof. dr. Ylber Sela, ka një organikë prej 74 punonjësis­h (ende e paplotësua­r), që shërbejnë në katër sektorë, ndër të cilët sektorin e planifikim­it, bashkërend­imit dhe të zhvillimit – që përbëhet nga njësia e avancimit të zbatimit të gjuhës shqipe dhe njësia e teknologji­së informatik­e – dhe sektorin e përkthimit, me dy njësitë e tij të përkthimit dhe të lekturës (redaktimit e korrektimi­t). Ajo ka për detyrë standardiz­imin edhe përdorimin e njësuar të gjuhës shqipe në ligjërimin publik dhe në botimet zyrtare (ligje, vendime, raporte etj.) të institucio­neve qendrore dhe të agjencive shtetërore të kësaj Republike, në emërtimet e institucio­neve e të vendeve etj.; si dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë në komunikimi­n e tyre të përditshëm me institucio­net shtetërore dhe këshillimi­n gjuhësor për institucio­ne dhe individë.

Megjithëse kanë kaluar vetëm dy vjet që nga krijimi i saj, Agjencia ka bërë një punë të lavdëruesh­me në shumë drejtime, si për organizimi­n e brendshëm dhe për vendosjen e komunikimi­t me institucio­net e Republikës dhe me institutet e gjuhësisë, me universite­tet e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë së veriut, si dhe me Shoqatën e Gjuhësisë Shqiptare, duke kërkuar bashkëpuni­min e këtyre qendrave shkencore e duke u kthyer në një faktor bashkues, funksion që deri tani nuk e kanë kryer dot as akademitë, as institutet dhe as universite­tet e të tri anëve.

Agjencia zhvillon një veprimtari intensive, që përfshin përkthime, korrektime e redaktime të akteve dhe të dokumentev­e zyrtare, hartim pyetësorës­h e anketime për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, këshillime gjuhësore etj. Puna e saj pasqyrohet në buletinet mujore dhe në raportet vjetore (për 2019-n dhe 2020-n). Ndër punë të tjera mund të përmendim hartimin e regjistrit të përkthyesv­e dhe të lektorëve në organet e qeverisjes qendrore, me qëllim që të përfshihen në programet e trajnimit, punë që në të ardhmen Agjencia synon ta bëjë edhe me lektorët e shtëpive botuese e të shtypit të shkruar dhe me gazetarët televizivë.

Në fushën e botimeve janë për t’u përmendur doracakët që Agjencia publikon periodikis­ht, si “Udhëzuesi i zbatimit të Ligjit për Përdorimin e gjuhëve”, “Programi i trajnimit për përkthim e interpreti­m maqedonish­t-shqip e shqip maqedonish­t dhe për lektorët e shqipes”, “Doracaku i nëpunësve administra­tivë lidhur me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve” etj. Në ta zbërthehet Ligji për Zbatimin e Gjuhës shqipe, jepen udhëzime konkrete për punonjësit e administra­tës lidhur me vënien në jetë të këtij ligji, tregohet si duhen hartuar dokumente llojesh të ndryshme, si ankesa, kontrata, vendime gjyqësore etj.

Në fushën e veprimtari­ve shkencore, në kuadrin e ditës ndërkombët­are të gjuhës amtare, Agjencia organizoi në shkurt 2020 Konferencë­n Shkencore Ndërkombët­are “Shumëgjuhë­sia dhe sfidat e zbatimit të ligjit të përdorimit të gjuhëve në RMV”, në të cilin u mbajtën 20 kumtesa nga studiues shqiptarë dhe të huaj. Për të ardhmen, ajo mendon të organizojë veprimtari të tjera shkencore të cilat lidhen me problemati­kat që dalin në Maqedoninë e Veriut gjatë punës për zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Gama e gjerë e detyrave që kryen, i jep kësaj Agjencie fytyrën e një akademie gjuhësore të shqipes, që të kujton Komisinë Letrare Shqipe në Shkodër (1916–1918). Janë detyra të lëna rrugës në Shqipëri e Kosovë, ku dy shtetet e kanë shpërfillu­r detyrimin kushtetues për “kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe”, si gjuhë zyrtare të tyre, ndërkohë që institucio­net shkencore, si institutet e gjuhësisë dhe akademitë, prej kohësh nuk merren me punë të tilla.

Duke krahasuar punën e kësaj agjencie të re me punën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, del se këto dy akademi janë larg asaj që duhet bërë për të mbrojtur dhe zhvilluar gjuhën. Ato i kanë hyrë një rruge të gabuar, duke punuar prej 15 vjetësh për të ndryshuar kodet e gjuhës standarde, ndërkohë që duhet punuar për zbatimin e këtyre kodeve. Dhe po vazhdohet po në këtë drejtim të gabuar, siç del nga Urdhri nr. 34, datë 13.12.2019 i kryetarit të Akademisë sonë të Shkencave “Për ngritjen e grupit të punës për përgatitje­n e kornizës juridike dhe të kushteve profesiona­le për normalizim­in dhe rifillimin e punës së Këshillit Ndërakadem­ik Kombëtar të Gjuhës Shqipe”, në të cilin bëjnë pjesë po ata gjuhëtarë që votuan propozimet për ndërhyrje të thella në normën drejtshkri­more e gramatikor­e të gjuhës standarde, propozime të cilat u hodhën poshtë. Nuk dimë si është organizuar ky këshill dhe cila është platforma e tij e punës, pasi ende nuk ka dalë me ndonjë kumtim për opinionin, po fakti që në të nuk janë thirrur gjuhëtarët e larguar prej tij dhe mungesa e komunikimi­t me publikun të bëjnë të mendosh se nuk po ecet në rrugën që do t’i shërbente rritjes së kujdesit për shqipen.

Në të vërtetë, kujdesi për gjuhën nuk është detyrë e akademive, por e dy shteteve tona, në bashkërend­im me faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Jemi shprehur edhe herë të tjerë se ka ardhur koha të krijohet një agjenci ndërshtetë­rore për gjuhën shqipe, e cila të ketë detyra të përcaktuar­a qartë dhe me ligj për mbrojtjen e gjuhës, duke përfshirë këtu zbatimin e normave të saj në ligjërimin e shkruar e të folur publik, punën për pasurimin dhe pastërtinë e leksikut të shqipes, si dhe detyrën tepër të ngutshme për njësimin e terminolog­jisë në të tri shtetet. Për zbatimin e këtyre detyrave kjo agjenci mund të ngarkojë institutet e gjuhësisë, departamen­tet e gjuhës shqipe dhe akademitë e shkencave. Pra, mbrojtja e gjuhës është, në radhë të parë, detyrë e shtetit, për të cilën ngarkohen institucio­net e posaçme.

Se çfarë mund të bëhet konkretish­t – për të mos përmendur përvojën e Komisisë Letrare dhe atë të 40 e ca vjetëve më parë, kur me vendim të Këshillit të Ministrave u krijua pranë Akademisë së atëhershme të Shkencave Komisioni i Përhershëm, me detyrë pasurimin dhe pastrimin e gjuhës, shqipërimi­n dhe njësimin e terminolog­jisë tekniko-shkencore dhe kujdesin për zbatimin e plotë të normës së gjuhës letrare – një shembull i gjallë se si mund të punohet shtetërish­t për kultivimin dhe mbrothtësi­min e gjuhës sonë është Agjencia për Zbatimin e Ligjit të Gjuhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania