Gazeta Shqiptare

Manastirli­u: Nuk ka prezencë të variantit "Delta" në Shqipëri, jemi duke monitoruar situatën

Ministrja e Shëndetësi­së në Kuvend: Vaksinime derë më derë, presim mbi 400 mijë doza brenda gushtit Tjetër marrëveshj­e me "Pfizer" për 23,400 doza vaksine

- Voltiza Duro

Ministrja e Shëndetë sisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, e ka nisur fjalën e saj në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë sezon, me një falënderim për vaksinator­ët dhe për të gjithë ekipin e shëndetësi­së, që ia kanë dalë të kryejnë mbi 1 milion vaksinime deri tani. "Nuk është shifra qëllim në vetvete, por janë jetë të mbrojtura nga koronaviru­si dhe është garancia se, nëse vijojmë me këto ritme, jemi në rrugë të mbarë për zmbrapsjen përfundimt­are të armikut të padukshëm", tha Manastirli­u.

MARRËVESHJ­ET PËR VAKSINAT

Në fjalën e saj, Manastirli­u tha se përpjekjet e qeverisë shqiptare vijojnë për të siguruar të gjitha vaksinat e nevojshme, për t'i dhënë mundësinë çdo qytetari për t'u vaksinuar. "Ne presim shumë shpejt, gjatë muajve korrik-gusht mbi 400 mijë doza të vaksinave që do të mbërrijnë në kuadër të kontratave ekzistuese. Ndërkaq, me aktin që miratojmë sot në Kuvend, do të bëjmë të mundur që të vijnë edhe 23,400 doza të vaksinës 'Pfizer', si pjesë e instrument­it 'Covax', ku Shqipëria është pjesë që në krye të herës", bëri me dije Manastirli­u. Duke shprehur angazhimin e të gjithë ekipit të shëndetësi­së për të vijuar me vaksinimin masiv, Manastirli­u tha se përmes njësive të lëvizshme të vaksinator­ëve, do të shkohet në çdo komunitet për të rritur mbrojtjen për qytetarët. "Ne jemi të organizuar për të shkuar derë më derë, në çdo komunitet ku ka ende xhepa të pambuluara të të vaksinuarv­e, me programin tonë të vaksinimit me njësitë e lëvizshme tashmë, për të targetuar grupet vulnerabël, për të shmangur shpërthime­t epidemike dhe për të rritur mbrojtjen për qytetarët, duke i vaksinuar kundër COVID-19", tha Manastirli­u.

AKTI AKTI NORMATIV NORMATIV

"Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutë­s, me propozimin e ministrit të Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimi­n, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshj­es së nënshkruar për prodhimin

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania