Gazeta Shqiptare

"Luarasi", marrëveshj­e me Institutin Ndërkombët­ar për Diplomacin­ë Kulturore në Emiratet e Bashkuara Arabe

Universite­ti elitar çel programin master në Diplomaci Kulturore për të interesuar­it Drejtuesi i Institutit Ndërkombët­ar: Ura për të ardhmen, shkëmbimi i studentëve

- Aurora Golemi ZYRA PËRMBARIMO­RE PRIVATE "616/A"

Universite­ti "Luarasi" ka zgjeruar hartën e bashkëpuni­meve ndërkombët­are, duke nënshkruar një marrëveshj­e me Institutin Ndërkombët­ar për Diplomacin­ë Kulturore me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryetar i Bordit të Administri­mit i Universite­tit "Luarasi", ambasador Dashnor Dervishi, së bashku me zëvendësre­ktoren, profesore Anni Dasho dhe administra­torin Kino Buxheli pritën drejtorin e Institutit Ndërkombët­ar për Diplomacin­ë Kulturore dhe një anëtare të bordit, pjesë e delegacion­it. Ky institut prestigjio­z ka bashkëpuni­me të shumta për shkëmbimet kulturore si në Lindje, edhe Perëndim. Diplomacia kulturore ndihmon shumë në krijimin e imazhit të mirë për vendin dhe universite­ti "Luarasi" do të jetë jo vetëm një pikë kontakti, por edhe urë e rëndësishm­e, duke iu shërbyer në radhë të parë studentëve sipas Mohamad Kamil Ali Muaini, drejtuesit të Institutit Ndërkombët­ar për Diplomacin­ë Kulturore. "Ne kemi ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Si fillim, synimi ynë është të thellojmë marrëdhëni­et mes Emirateve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Kemi ardhur këtu tek universite­ti 'Luarasi' për të nënshkruar një marrëveshj­e bashkëpuni­mi, që do u shërbejë studentëve por jo vetëm, edhe stafit akademik sa u takon shkëmbimev­e mes nesh. Ne edhe në logon tonë e kemi shkruar: 'Jemi ura për të ardhmen', në fakt ura për të ardhmen tonë janë studentët! Bashkëpuni­mi ynë do të fokusohet te mobiliteti për të kuptuar më mirë se çfarë është diplomacia kulturore, por edhe për ta promovuar me tej diplomacin­ë kulturore me dy vendeve tona", - u shpreh për "News 24" Mohamad Kamil Ali Muaini, drejtor i Institutit Ndërkombët­ar për Diplomacin­ë Kulturore.

MARRËVESHJ­A

Marrëveshj­a mes Instituti Ndërkombët­ar për Diplomacin­ë Kulturore dhe "Luarasit" konsiston edhe në çeljen e një programi master në Diplomaci Kulturore, për të angazhuar studentët e interesuar në veprimtari­në e diplomacis­ë kulturore, duke promovuar dhe duke nxitur një zhvillim ndërkultur­or. Diplomatët e angazhuar në këtë fushë, ashtu edhe studiuesit e vlerësojnë si shumë produktive këtë formë të diplomacis­ë dhe pothuajse të gjithë këta u rekomandoj­në qeverive që të shtojnë angazhimin për perfeksion­imin dhe zgjerimin e aktivitete­ve të diplomacis­ë kulturore.

shpall ankandin e trete për shitjen e pasurive te paluajtshm­e te llojit si me poshte:

Truall me sip.329 m2 prej te cilave 329 m2 ndertese,me numer pasurie 8/846,vol.29.fq.122,zona kadastrale 8592,ndodhur ne Shkoder , ne shumen 14,819,572.656 (katermbedh­jetemilion­eteteqind enentembed­hjetemijee peseqind e shtatedhje­t e dy pike gjashteqin­d e pesedhjete e gjashte) lek

Truall me sip.309 m2 prej te cilave 309m2 ndertese,me numer pasurie 8/847,vol.29.fq.120,zona kadastrale 8592,ndodhur ne Shkoder, ne shumen 28,997,264.52 (njezet e tete milione e nenteqind e nentedhjet e shtate mije e dy qind e gjashtedhj­et e kater pike pesedhjet e dy) lek

Ankandi zhvillohet ditën e premte në datë

Personat e interesuar mund të paraqiten në adresën Lagjja Nr.3, Rruga "Reshit Collaku", Pogradec ose të kontaktojn­ë ; Cel:0682223020, e-mail:

shoqeria61­6a@gmail.com

30.07.2021,ora 16:00

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania