Gazeta Shqiptare

Vasili publikon fakte për kapjen e drejtësisë: Askush s’mashtrohet nga drejtësia me regji

-

Nënkryetar­i i LSI-së, Petrit Vasili renditi dje disa fakte për kapjen e drejtësisë në vend, për kundër publicitet­it të madh propagandi­stik lidhur me reformën në drejtësi dhe pritshmëri­të e larta të saj; për një drejtësi të re, të pavarur dhe efikase. Përmes një shënimi në rrjetin social ‘Facebook’, Vasili theksoi se faktet flasin vetë; kur në vend të çuarjes përpara drejtësisë të përgjegjës­ve të qeverisë për korrupsion­in gjigant tek Astiri dhe korrupsion­i shkoi deri në Delaware të SHBA, drejtësia me regji hapi çështje të konsumuara të 20 viteve përpara vetëm për të devijuar vëmendjen, ndaj edhe zhgënjimi ishte shumë i madh. “Të gjithë prisnin hetimin e kryeminist­rit, që shantazhoi punonjësin e policisë Emiljano Nuhu që denoncoi të vërtetat dhe u detyrua të largohet nga vendi, por drejtësia me regji heshti. Të gjithë prisnin hetimin dhe dënimin e krerëve të policisë që manipuluan provat dhe mashtruan opinionin për vrasjen e Klodian Rashës, por drejtësia me regji prap heshti dhe mbylli gjithçka. Të gjithë prisnin të hetoheshin, policia dhe ministria e brendshme për arrestimet dhe dhunën e banditëve civile të pa identifiku­ar gjatë protestës për shembjen e Teatrit. Të gjithë prisnin të hetohej krimi shtetëror monstruoz për shembjen e Teatrit, por sërish asgjë s’ndodhi. Fakti më i madh mbetet që Drejtësia me regji në vend që t’u kthejë përgjigje këtyre çështjeve tronditëse, përkundraz­i inskenon veprime pa vlerë ndaj personave të mbaruar vetëm e vetëm që të realizojë devijimin propagandi­stik të vëmendjes. Reforma në drejtësi kishte qëllim ndërtimin e institucio­neve të pavarura, që do të godisnin shumë fort, shumë shpejt, pa asnjë kompromis dhe të pandikuar nga asnjë faktor vendas dhe i huaj. Realiteti flet qartë për një drejtësi të kapur dhe që funksionon me regji si zgjatim i qeverisë së rilindjes dhe kryeminist­rit të saj”, - tha Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania