Gazeta Shqiptare

Kreu i SPAK paralajmër­on goditje të tjera: Arrestimet, vetëm fillimi

“Vijojmë hetimin e zyrtarëve të lartë”, Kraja: Nxjerrja para drejtësisë e fajtorëve “Dërguam për gjykim një grup të rrezikshëm kriminal”

- Valentina Madani

Kreu i SPAK, Arben Kraja, në një tryezë për 5-vjetorin e reformës në drejtësi paralajmër­oi dje goditje të tjera në rang të zyrtarëve të lartë. Kraja u shpreh se prioritet i SPAK është goditja e krimit dhe e atyre që abuzojnë me fonde publike. I pranishëm në konferencë­n ‘Forcimi i drejtësisë penale’, kreu i SPAK, foli mbi punën e institucio­nit që ai drejton si edhe për prioritete­t e së ardhmes. Kraja tha se BKH është, gjithashtu, drejt konsolidim­it, ndërsa kërkoi nga Ministria e Drejtësisë, të mendohet një hapësirë e re për akomodimin, për të pasur hapësirën e duhur. “Kemi qenë dhe në Gjykatën Kushtetues­e ku kemi mbajtur qëndrimin tonë për ligjin për përgjimet e Policisë së Shtetit. Ai ligj duhet të ribëhet edhe njëherë. Kemi zbatuar në aspektin formal dhe raportin me institucio­net e tjera. Prioriteti ynë duhet të jetë lufta kundër korrupsion­it dhe hetime për zyrtarët e lartë. Ato që kanë ndodhur në ditët e fundit nuk janë fundi i punës, por vetëm fillimi dhe do të vijojmë me të njëjtin ritëm dhe të njëjtën përparësi. Lufta kundër korrupsion­it, kundër krimit të organizuar dhe kundër abuzimit me fonde publike janë prioritet i luftës sonë”, - theksoi kreu i SPAK. Duke iu referuar arrestimit të kreut të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, Kraja tha se ky nuk është rasti i fundit por vetëm fillimi i luftës kundër atyre që kanë shkelur ligjin. “Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsion­it ndaj zyrtarëve të lartë është sfida kryesore.

PARALAJMËR­IMI

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsion­it mbeten prioritet. Dy-tri ngjarje janë bërë publike ditët e fundit, nuk është fundi, por është fillimi i një produkti të punës sonë në të ardhmen. Lufta kundër krimit, pastrimit të parave janë ndër prioritete­t tona. Puna jonë mbaron kur kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës, jo me masa sigurimi”, - tha z.Kraja.

Ngjarjet e fundit është fillimi i një produkti për të cilën ne ka kohë që ka vijuar dhe do të vijojnë deri në fund. Lufta ndaj pastrimit të parave, korrupsion­it dhe shkelësve të ligjit do të vijojë deri në nxjerrjen para drejtësisë të fajtorëve. Dy-tri ngjarje janë bërë publike ditët e fundit, nuk është fundi, por është fillimi i një produkti të punës sonë në të ardhme. Dërguam për gjykim një grup të rrezikshëm kriminal. Në të ardhmen kemi shumë punë për të bërë, është vullneti, prokurorët kanë pavarësinë e duhur për të vendosur bazuar në prova, kanë mbështetje­n e duhur. Bashkëpuni­mi do të vijojë me të gjitha strukturat”, - tha Kraja. Për shkak të ndjeshmëri­së së dosjeve që prokurorët e SPAK-ut kanë në duar, Kraja theksoi nevojën e plotësimit të strukturës që ai drejton

me 20 prokurorë nga 13 që ka aktualisht. Të martën me urdhër të SPAK-ut në pranga sa edhe kryebashki­aku i Lushnjës Fatos Tushe, së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë e biznesmenë, të akuzuar për abuzime me tenderët. Ndërsa megaoperac­ioni “Shpirti” çoi në arrestimin e 38 personave, ku mes të ndaluarve kishte edhe prokurorë e zyrtarë të policisë.

REFORMA

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Gent Ibrahimi ishte dje i pranishëm në konferencë­n me temë “Forcimi i drejtësisë penale nëpërmjet bashkëpuni­mit të ngushtë të institucio­neve të drejtësisë” në kuadër të përvjetori­t të pestë të Reformës në Drejtësi. Ibrahimi deklaroi se “Reforma në drejtësi e rithemeloi sistemin e drejtësisë bazuar, midis të tjerash, në

parimin e depolitizi­mit dhe të vetëqeveri­sjes së pjesshme të sistemit”. Ai kujtoi se “vetëm 5 vite më parë, Ministria e Drejtësisë ishte administra­tori ekskluziv i gjykatave në këtë vend”. “Ministria e Drejtësisë ishte inspektor i gjykatave dhe gjyqtarëve dhe, gjithashtu, iniciuesi ekskluziv i procesit disiplinor ndaj gjyqtarëve. Pa firmën e ministrit asnjë gjyqtar nuk mund t’i nënshtrohe­j procedimit disiplinor. Në gjysmën tjetër të sistemit të drejtësisë, kompetenca­t qeverisëse ishin grumbullua­r në duart e një njeriu të vetëm që ishte Prokurori i Përgjithsh­ëm, që nuk ishte veçse një guvernator fuqiplotë i politikës në sistemin e prokuroris­ë. Ai zgjidhej dhe shkarkohej me shumicë të thjeshtë nga parlamenti, shërbente pa afat kushtetues dhe në kushtet e mungesës së plotë të llogaridhë­nies”,theksoi z.Ibrahimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania