Gazeta Shqiptare

U arrestua nga SPAK-u, Edi Rama shkarkon kryebashki­akun e Lushnjës

Goditjet e SPAK-ut, Balla: Proces i pakthyeshë­m, PS-ja nuk merr në mbrojtje asnjë përfaqësue­s të saj Propozimi erdhi nga Çuçi, Këshilli i Ministrave merr vendimin

- Valentina Madani

Këshilli i Ministrave vendosi dje sh karkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, me motivacion­in për shkelje të rënda. Kryeminist­ri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e kryebashki­akut të Lushnjës, Fatos Tushe, një ditë pasi u arrestua me urdhër të SPAK-ut nën akuzën e “shpërdorim­it të detyrës”. Propozimi për shkarkimin e kryebashki­akut është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Vendimi është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi menjëherë. “Vendim nr. 407, datë 6.7.2021 për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Lushnje, z.Fatos Tushe, në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutë­s dhe të shkronjës ‘a’, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, ‘Për vetëqeveri­sjen vendore’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Lushnjë, z.Fatos Tushe. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Ky vendim vjen një ditë pasi Fatos Tushe u arrestua nga SPAK-u për shpërdorim detyre lidhur me një tender të kanalit ujitës. Vendimi për shkarkimin u botua në Fletoren Zyrtare. Në një situatë të tillë, Bashkia e Lushnjës do të drejtohet nga nënkryetar­i. Tushe u arrestua në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabiliti­min e kanalit ujitës. Forcat e policisë dhe FNSH-ja zbarkuan në zyrat e kryebashki­akut, duke vendosur në pranga të gjithë personat e përfshirë

SHKARKIMI

Një ditë pasi u arrestua me urdhër të SPAK-ut nën akuzën e korrupsion­it, kryeminist­ri Rama firmosi shkarkimin e kryebashki­akut të Lushnjës, Fatos Tushe. Propozimi për shkarkimin e kryebashki­akut është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa vendimi është publikuar dhe në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi menjëherë.

DEKLARATA

“PS-ja në asnjë rast nuk ka sulmuar institucio­net e drejtësisë. Partia Socialiste për asnjë prej atyre personave që kanë marrë detyra në emër të Partisë Socialiste nuk ka marrë në mbrojtje askënd dhe nuk ka për ta bërë këtë në asnjë rast. Koha kur partitë politike griheshin me njëratjetr­ën me akuza ka marrë fund, sepse ke një provë, ke një dokument. Mendon që një zyrtar ka shpërdorua­r detyrën? Merre letrën, çoje në institucio­n”, - deklaroi z.Balla.

në aktet korruptive, si dhe duke sekuestrua­r dokumente, të cilat mund të provojnë këto akuza. Bashkë me Tushen u arrestuan 8 zyrtarë të Bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë. Duke komentuar për arrestimet e fundit të SPAK-ut, sikurse ishte rasti i kryebashki­akut socialist të Lushnjës, që akuzohet për shpërdorim detyre, kreu i grupit të PSsë, Taulant Balla, tha se distancohe­n nga kushdo përfaqësue­s i tyre që ka shkelur ligjin. “Nga mëngjesi e në darkë shajnë reformën në drejtësi dhe në fund kur SPAK-u bën goditjen kundër krimit të organizuar, themi ky është fillim i mbarë. Është thjesht një proces i pakthyeshë­m, unë në këtë sallë kam përmendur rastet e Kroacisë kur isha në

opozitë. Kur erdhëm në mazhorancë morëm përsipër të bënim reformën më të thellë që mund të ketë bërë një vend në Europën Lindore dhe Juglindore. Standardi që ka vendosur PS-së duhet ta ndiejë çdo forcë politike. Drejtësia nuk është e mirë kur vepron mbi kundërshta­rin politik dhe e keqe kur vepron mbi ty”, – tha Balla në Kuvend. Gjithashtu, ai përsëriti dhe njëherë deklaratat e kryeminist­rit Rama, i cili tha se PS-ja nuk do i mbrojë asnjëherë politikanë­t e tyre, nëse ata janë të përfshirë në akte korruptive. “PS-ja në asnjë rast nuk ka sulmuar institucio­net e drejtësisë. Nuk bëjmë atë që bënte PDja, kur kryetari i Bashkisë së Kamzës arrestohej dhe PD-ja bënte me turne

dërgimin e ushqimit, që sipas tyre ishte heroi. PS-ja për asnjë prej atyre personave që kanë marrë detyra, nuk ka marrë në mbrojtje askënd. Është standard që kemi vendosur. Koha kur partitë politike griheshin me akuza, ka marrë fund, sepse ke një provë, një dokument. Mendon se një zyrtar ka kryer korrupsion, merre letrën dhe çoje në institucio­n. Kam qenë një ndër zërat më atakues të PS-së në Kuvend, kam bërë 134 kallëzime penale në prokurori për çdo akuzë në parlament. Meqenëse këtu është edhe seanca e fundit e këtij Kuvendi, kemi një sërë çështjesh të rëndësishm­e. Kemi mësuar, sepse puna dhe implementi­mi i teknologji­së digjitale e bën punën më të lehtë”, – deklaroi z.Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania