Gazeta Shqiptare

Sfidat, Rama: Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin në BE

Anëtarësim­i në Këshillin e Sigurimit, kryeminist­ri: Mandati i Shqipërisë, një fitore e shqiptarëv­e “Prioritet e Shqipërisë në KS, nuk do të shkojmë për të mbushur një karrige”

- Valentina Madani

Në ambientet e Pal latit të Brigadave, u zhvillua dje ceremonia e anëtarësim­it të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Kryeminist­ri Edi Rama organizoi një pritje zyrtare me rastin e anëtarësim­it të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, me përfaqësue­s të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish-ministra të Jashtëm. Në fjalën e tij, Rama theksoi se zgjedhja si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është pa diskutim një sukses i madh, por edhe një arsye e dobishme për të kuptuar se pavarësish­t përmasave modeste, në çdo aspekt, Shqipëria mund të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët. “Është një sukses i madh, më i madhi në historinë e diplomacis­ë shqiptare dhe një arsye për të kuptuar se pavarësish­t përmasave modeste të vendit tonë, Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët, sidomos për rajonin tonë. Kjo arritje është e rëndësishm­e edhe për Ballkanin Perëndimor. Pas kryesimit të OSBE-së, ku për hir të së vërtetës lamë një përshtypje shumë të mirë. Them se ulja jonë në Këshillin e Sigurimit, rikonfirmo­n një standard të ri maturie dhe respekti ndërkombët­ar për Shqipërinë. Do të doja të falënderoj­a të gjitha vendet që e mbështetën vendin tonë në këtë stacion, ku asgjë nuk ishte e sigurt” tha ai. “Ky është një mësim inkurajues për të guxuar më shumë dhe për të mësuar më shumë. Shqipëria do të bëhet më shpejt. Unë, së bashku me shumicën e rizgjedhur dhe qeverinë do ta jetojmë këtë sfidë si arsyen kryesore për t’u zgjuar më herët dhe për të fjetur më vonë. Ku në këtë dekadë që kemi hyrë, dielli të mos shkëlqejë vetëm për një pjesë, por për të gjithë njësoj”, tha Rama. Kryeminist­ri theksoi më tej se politika europiane sot nuk është një det i qetë e për pasojë të kësaj, për vendin tonë nuk është koha më e mirë për të rrugëtuar drejt BEsë. “Nuk është tërmet, as pandemi, as një det i qetë,

DEKLARATA

“Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një fitore e shqiptarëv­e. Në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësim­it të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, me përfaqësue­s të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish-ministra të Jashtëm. Mirënjohje diplomatëv­e dhe përfaqësue­sve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje”, - shkruan Rama.

politika europiane sot dhe për pasojë nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE-së. Më bëri një kritikë të bukur një mendje e kthjellët. Vlerat që ti i quan europiane kur flet për BE-në, nuk janë ekskluzive të saj, por edhe vetë BE-ja lufton dhe përpiqet që t’i forcojë më shumë. Janë vlera universale dhe nëse nuk do të ishin të tilla, nuk do të ishin në një sfidë e vazhdueshm­e edhe për vetë BE-në, pasi sot Kosova nuk do të ishte e pamundur për të lëvizur e lirë dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk do të ishte në pritje të një date. Megjithatë, kjo në asnjë mënyrë për të mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE-së se sa nga telat me gjemba brenda të cilëve ishte izoluar ky vend kur u anëtarësua në OKB dhe u deshëm 3 dekada për të dalë nga izolimi dhe për të parë te vetja aftësinë për të qenë i barabartë”, - deklaroi kryeminist­ri. Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk do të shkojë në Këshillin e Sigurimit thjesht për të zënë një karrige, por me një axhendë prioritete­sh. Kreu i qeverisë zbuloi se vendi ynë do

të fokusohet në çështjet e barazisë gjinore, duke theksuar se Shqipëria është në 10 vendet e para në botë sa i takon barazisë gjinore në qeveri dhe në nivelet e poshtme. “Në KS vendi ynë nuk do shkojë për t’u ulur dhe për të mbushur një karrige, por do të shkojë me një axhendë prioritete­sh që pasqyrojnë disa vlera dhe sfida të Shqipërisë moderne. Së pari, Shqipëria do fokusohet te çështjet e barazisë gjinore, si një vend që ka të drejtën jo vetëm ta thotë fjalën, por renditet në 10 vendet e para në botë në klasifikim­in e OKB-së sa i përket barazisë gjinore në qeveri, por edhe në nivelet e mëposhtme ka treguar me forcën e shembullit se besimin te gratë dhe vajzat dhe përfshirje­n e tyre në vendimmarr­je i ka bashkë. Ne jemi të bindur se gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqen dhe sigurinë. Investimi te gratë është një nga më afatgjatat në paqen dhe sigurinë e vendeve tona. Në KS ka një axhendë dhe ne do të mbështesim në çdo rast dhe me gjithë forcën pjesëmarrj­en e plotë dhe të barabartë të grave në përpjekjet paqendërtu­ese dhe paqeruajtë­se.

Më tutje ne kemi detyrimin të kemi një angazhim në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombët­are, sepse jemi një vend që kemi histori, shkojmë nga një rajon, historia e së cilit ka dhënë më shumë se njëherë mësimin se të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombët­are janë shtyllat e pashmangsh­me të platformës që ndërton shoqëri me të mira”, tha Rama. Më herët kryeminist­ri Edi Rama, në një postim që bëri në rrjetet sociale, shkruan se mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një fitore e shqiptarëv­e. Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka shprehur mirënjohje për diplomatët dhe përfaqësue­sit të shërbimit të jashtëm shqiptarë. “Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, një fitore e shqiptarëv­e. Në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësim­it të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, me përfaqësue­s të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish-ministra të jashtëm. Mirënjohje diplomatëv­e dhe përfaqësue­sve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje”, - deklaroi z.Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania