Gazeta Shqiptare

Operacion antikorrup­sion në Lushnjë, SPK arreston kryebashki­akun Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të tjerë

Abuzuan me tenderin 24 mln lekë për rehabiliti­min e kanalit ujitës

-

TENDERI ABUZIV

Sipas SPAK, abuzimi nga zyrtarët e arrestuar ka të bëjë me një tender në vlerën e 24 mln lekëve të rinj për rehabiliti­min e kanalit vaditës në Lushnjë. Sipas burimeve kryebashki­aku Tushe ka favorizuar një nga kompanitë që ka marrë pjesë në tender. Përveç se akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë pasi kanë skualifiku­ar kompanitë e tjera, sipas SPAK dyshohet se kanë përfituar dhe para. Ka pasur një ankesë fillimisht nga ana e kompanive.

BIZNESMENË­T BIZNESMENË­T E E ARRESTUAR

Ibrahim Lami dhe Bujar Murati janë dy biznesmenë­t e arrestuar së bashku me kryebashki­akun e Lushnjës Fatos Tushe dhe 8 zyrtarë të tjerë të bashkisë, pasi janë të përfshirë në një tender abuziv për rehabiliti­min e kanalit ujitës. Ibrahim Lami, është administra­tor i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumentev­e” kryer në bashkëpuni­m. Ndërsa , Bujar

Murati është administra­tor i kompanisë ‘Euro Alb’ shpk, i dyshuar për të njëjtën akuzë.

Një ditë pasi kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmër­oi arrestime të zyrtarëve të lartë për abuzim me fondet, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në Lushnjë dhe në kuadër të një operacioni masiv antikorrup­sion të urdhëruar nga SPAK, ka arrestuar kryebashki­akun Fatos Tushe si dhe 10 persona të tjerë (8 prej të cilëve zyrtarë të bashkisë). Mësohet se pas një hetimi disa mujor, SPAK ka mësyrë në zyrat e Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Lushnjë duke vënë në pranga 11 persona, pasi janë të përfshirë në një tender abuziv prej 24 mln lekësh për rehabiliti­min e kanalit ujitës. Kryebashki­akut Tushe i janë vënë pranga në zyrën e tij, ndërsa dyshohet që kreu i këtij grupi ishte Flamur Peqini, drejtori i Ndërmarrje­s së Pasurive Publike dhe njëherazi ishkreu i Inspektora­tit të Ndërtimit në Lushnjë. Në këtë hetim ka pasur përgjime dhe vëzhgime, kontrolle të financave dhe transaksio­ne të zyrtarëve. Nga këto ka rezultuar se zyrtarët lekët e tenderëve i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive. Tenderi 24 mln lekë për rehabiliti­min e kanalit ujitës ishte fituar nga kompania Euro Alb shpk, me pronar Bujar Muratin, i cili po ashtu është arrestuar. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj. Mes të arrestuarv­e janë zyrtarë të tjerë të Bashkisë, mes tyre Flamur Peqini me detyrë Drejtor i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku dhe dy biznesmenë­t Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Dy ditë më parë, GJKKO ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa, katër të tjerë janë lënë në ‘Arrest shtëpie’, Margarita Gjermeni, Ani Simoni; Andri Mushaj dhe Xhemal Hasko. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”,

“Shpërdorim­i i detyrës”, dhe “Falsifikim­i i dokumentev­e”. Ndërkaq, ‘News 24’ ka siguruar pamjet nga momenti kur zyrtarët dalin me pranga në duar nga zyrat e Bashkisë së Lushnjës. Pas arrestimit, janë ushtruar edhe kontrolle në zyrat e bashkisë Lushnjë, mes tyre drejtoria e urbanistik­ës, aty ku dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK atë të përfshirje­s në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë. Ndërkaq, FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës, në ndërmarrje­n e pasurive publike si edhe banesave të të arrestuarv­e. Ky operacion që drejtohet nga prokurorja Manjola Kajana vjen pas një hetimi disa mujor dhe pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera. Kryebashki­aku i Lushnjës Fatos Tushe dhe të arrestuari­t e tjerë janë transferua­r dhe shoqëruar për në drejtim të ambienteve e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës. Kujtojmë se Fatos Tushe drejton bashkinë e Lushnjës prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.

AKUZAT E SPAK PËR TË ARRESTUARI­T

-Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim­it të detyrës” në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 248-25 i Kodit Penal;

-Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim­it të detyrës” në bashkëpuni­m. “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m, sipas neneve 24825, 258-25 të Kodit Penal;

-Ibrahim Lami, administra­tor i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumentev­e” kryer në bashkëpuni­m të parashikua­r nga 186 dhe 25 të Kodit Penal;

-Bujar Murati, administra­tor i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumentev­e “kryer në bashkëpuni­m të parashikua­r nga 186 dhe 25 të Kodit Penal;

-Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m të parashikua­r nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

-Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m të parashikua­r nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

-Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m të parashikua­r nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

-Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m të parashikua­r nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

-Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m të parashikua­r nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

-Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m të parashikua­r nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

-Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m të parashikua­r nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania