Gazeta Shqiptare

Mori peng greken për 1.8 milionë euro, ekstradohe­t nga Italia 45-vjeçari Besnik Sadikaj, i dënuar me 7 vite burg

-

TIRANË- Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një person të të shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Besnik Sadikaj, i dënuar me 7 vite burg në vitin 2014 për pastrim parash. Ai është arrestuar nga autoritete­t policore italiane, me qëllim ekstradimi­n Athinës e më pas drejt Shqipërisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtari­së kriminale. Sipas policisë, Sadikaj dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpuni­m dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro.

NJOFTIMI I POLICISË

Si rezultat i shkëmbimit të informacio­nit mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe Interpol Athinës, u bë e mundur kapja në Itali, ekstradimi drejt Athinës dhe më pas drejt vendit tonë, i shtetasit Besnik Sadikaj 45 vjeç. Shtetasi Besnik Sadikaj është arrestuar nga autoritete­t policore italiane, me qëllim ekstradimi­n Athinës e më pas drejt Shqipërisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtari­së kriminale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, pasi gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderue­shme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikua­r me burime të ligjshme. Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpuni­m dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania