Gazeta Shqiptare

Përgjaket muaji i shenjtë i Ramazanit, 34-vjeçari Rudolf Nikolli sulm me thikë në xhami, plagos 5 besimtarë

Imami Ahmed Kalaja: Akt barbarie, shpresojmë të mos ketë qenë një akt terrorist Arrestohet i riu nga Burreli, kërkohej për një tjetër plagosje. Dëshmitarë­t: Ishte agresiv, qëllonte këdo që i dilte para

-

I KËRKUAR PËR PLAGOSJE

Autori i sulmit të djeshëm në xhaminë “Dine Hoxha” tek “Rruga e Kavajës” në Tiranë rezulton me precedentë penalë. Rudolf Nikolli ishte në kërkim, pasi më 11 mars të këtij viti ka kryer një tjetër plagosje, po në një situatë të ngjashme, por të ndodhur në Terminali e Autobusëve për Jugun, në dalje të Tiranës. Dy të rinj nga Mati janë përfshirë në një konflikt verbal me njeri-tjetrin e më pas 34-vjeçari Nikolli ka plagosur me thikë në këmbë 32-vjeçarin Robert Kurti. I plagosuri u transportu­a në spital, ndërsa autori u shpall në kërkim. jë ngjarje e rëndë ka

në këtë muaj të shenjtë të të gjithë besimtarëv­e myslimanë, atë të Ramazanit. Pasditen e djeshme, një 34-vjeçar ka hyrë me një thikë buke në xhaminë “Dine Hoxha”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës dhe ka qëlluar me thikë 5 besimtarë, ndërsa ata po kryenin aktin e lutjes. Bëhet fjalë për 34vjeçarin Rudolf Nikolli nga Burreli, i cili është neutralizu­ar dhe arrestuar nga policia. Ai, gjithashtu, ka sulmuar me thikë edhe qytetarët që po kalonin në rrugë, ku njëri prej tyre është plagosur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga sulmi me thikë i të riut kanë mbetur të plagosur shtetasit: Donald Koçi, 35 vjeç, Saba Peposhi, 22 vjeç, Mariglen Konja, 24 vjeç, Kleon Jaupaj, 26 vjeç dhe Anri Tola, 23 vjeç. Të gjithë të plagosurit janë dërguar urgjentish­t në spital, ku sipas mjekëve pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, mësohet se autori i sulmit që përgjaku muajin e shenjtë të Ramazanit bashkë me familjen e tij jeton mes Klosit dhe Tiranës, ndërsa është djali i katërt i familjes Nikolli, por është bërë shumë i dhunshëm, ndërsa të paktën që prej gjashtë muajsh vuan nga depresioni. Veç këtij akti të rëndë, ai, gjithashtu, ka dhunuar edhe familjen në Klos. Sipas burimeve, ai ka ardhur prej pak kohësh nga Anglia dhe që atëherë është bërë problemati­k. Dyshohet se 34-vjeçari Rudolf Nikolli vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky është konkluzion­i paraprak, referuar sjelljes së tij në polici. Ndërkaq, mësohet se autori i sulmit të djeshëm në xhaminë “Dine Hoxha” tek Rruga e Kavajës rezulton me precedentë penalë. Rudolf Nikolli ishte në kërkim, pasi më 11 mars të këtij viti ka kryer një tjetër plagosje, po në një situatë të ngjashme, por të ndodhur në Terminali e Autobusëve për Jugun, në dalje të Tiranës. Dy të rinj nga Mati janë përfshirë në një konflikt verbal me njeri-tjetrin e më pas 34-vjeçari Nikolli ka plagosur me thikë në këmbë 32-vjeçarin Robert Kurti. I plagosuri u transportu­a në spital, ndërsa autori u shpall në kërkim.

SULMI NË XHAMINË TE RRUGA E KAVAJËS

Rudolf Nikolli ka plagosur fillimisht punonjësin e picerisë, më pas ka shkuar në xhamin përballë rrugës dhe ka plagosur katër besimtarë. Njëri nga punonjësit e xhamisë ka tentuar që ta ndalojë dhe ta nxjerrë jashtë, por i riu është future brenda duke plagosur edhe besimtarët që po luteshin. Të gjithë bashkë, besimtarë e punonjës të xhamisë e kanë nxjerrë jashtë, por sërish 34-vjeçari nuk ka ndaluar së sulmuari, duke përdorur thikën që mbante në dorë. “Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fe“News tar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesiona­l dhe të menjëhersh­ëm të shërbimeve të policisë është bërë i mundur neutralizi­mi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, shërbimet e policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportu­ar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarj­e ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e prokuroris­ë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentim­in e plotë ligjor të ngjarjes”, njoftoi zyrtarisht policia. Nga ana tjetër, burime për 24” dhe “Gazeta Shqiptare” pohuan se 34-vjeçari ka dhënë vetëm gjeneralit­etet dhe më pas komunikimi ka qenë kaotik. “Rudolf Nikolli do t’i nënshtrohe­t dhe një kontrolli psikologji­k nëse ka probleme të shëndetit mendor apo është akt i paramendua­r. Nuk komunikon qartë, është i shpërqendr­uar. Sipas informacio­neve, nuk është frekuentue­s i kësaj xhamie. Ai ka qenë shumë agresiv dhe qëllonte këdo që i dilte përpara. Ka pasur një përleshje jo vetëm me qytetarët, por edhe me forcat e policisë”, thanë burimet e mësipërme. Në lidhje me motivet e sulmit, ai ka pasur një komunikim kaotik dhe jo të përqendrua­r, ndaj policia dyshon se ka probleme të shëndetit mendor. Pas ngjarjes së rëndë në xhaminë tek Rruga e Kavajës, ka reaguar, Imami Ahmed

Kalaja, i cili e ka quajtur akt barbarie. Ai ka qetësuar besimtarët myslimanë, ndërsa tha se xhamia do të kthehet në funksion brenda disa orësh. Shumë i prekur dhe me lot në sy ai ka konfirmuar se janë plagosur disa vëllezër besimtarë dhe disa persona nga stafi i xhamisë. Kalaja u shpreh se shpreson që sulmi të mos ketë qenë akt terrorist, por personi të jetë me të meta mendore.

REAGIMI I IMAMIT AHMED KALAJA

“Paqja, mëshira qofshin me ju. Sot (dje) pas dreke, andej nga ora 14:00 ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë “Dine Hoxha”, ku një njëri i armatosur me një thikë godet besimtarët me një thikë. Por nuk mjaftohet vetëm me besimtarët, por godet dhe persona që ndodheshin në rrugë. Faleminder­it zotit që personi arrestua. Situata është në kontroll. Lutemi Zotit që të shëroji vëllezërit tanë që janë plagosur. Shpresojmë që mos të ketë qenë një akt le të themi terrorist. Le të shpresojmë që ka qenë një njeri me të meta mendore që e ka bërë këtë. Zoti i madh largoftë nga ne njerëzit që janë me probleme dhe që duan të prishin harmoninë e këtij muaji të begatë. Janë plagosur disa nga stafi i xhamisë dhe disa besimtarë që kanë qenë duke adhuruar zotin në ato momente. Personi në fjalë të marrë atë që meriton. Shpresoj që për punë ore xhamia do të jetë e hapur”,-tha Kalaja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania