Gazeta Shqiptare

Plumba brenda zyrës së PD, Edi Rama: E patolerues­hme. Basha: Atentat ndaj demokracis­ë

Plagoset 27-vjeçari, Policia: Identifiku­am autorin, ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti për motive të dobëta “Kërkojnë të na mbyllin gojën, por do marrin përgjigjen e merituar më 25 prill”

- Valentina Madani

Zyra elektorale e Par tisë Demokratik­e në Kavajë mbrëmë u qëllua me armë zjarri. Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur. Shtetasi Bledar Okshtuni është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës. Ai është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet për rastin. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar. Në deklaratë thuhet se autori i dyshuar është identifiku­ar dhe po punohet për arrestimin e tij. “Plagosi me armë zjarri 27vjeçarin, identifiko­het dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Sot (dje) rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarj­e dhe vijon krehja e zonës, si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, - thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

REAGIMI

Kryeminist­ri Edi Rama reagoi mbrëmë, pas plagosjes me armë zjarri të një 27-vjeçari në selinë e Partisë Demokratik­e në Kavajë. Ndërsa dënon ngjarjen, kryeminist­ri kërkon që ajo të mos politizohe­t. Rama i kërkon liderit të opozitës se “duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë”, thirrje kjo në vazhdën e deklaratav­e të ditëve të fundit, ndërsa presidenti­t Ilir Meta i kërkon që të ndalojë “fushatën idioteske të tensionimi­t”. “Plagosja e Kavajës, e patolerues­hme! Autori

duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! L.B. duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa I.M. duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimi­t!” - deklaroi kreu i qeverisë.

AKUZAT

Kreu demokrat, Lulzim Basha shkoi mbrëmë në zyrat e PD-së në Kavajë, aty ku mbeti

i plagosur një qytetar, si pasojë e të shtënave me armë nga disa persona. Basha deklaroi se ky akt është një atentat ndaj demokracis­ë, ndërsa i ftoi qytetarët që në 25 prill t’i dënojnë masivisht me votë. “Kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na e kanë mbyllur kurrë, nuk i kemi frikë. Do marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja. Kavaja e di fare mirë, të tilla akte kanë shënuar kthesa të

mëdha, rrëzimin e diktatorëv­e dhe diktaturav­e. Ato tregojnë humbjen e toruas nga një njeri dhe një grusht njerëzish që e dinë se shqiptarët janë të vendosur për t’i larguar. Le t’ia japim përgjigjen këtij akti burracak dhe atentati të demokracis­ë masivisht ditën e diel dhe t’i japim fund këtij tetëvjeçar­i makth për shumicën dërrmuese të shqiptarëv­e”, - deklaroi z.Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania