Gazeta Shqiptare

Basha: Jam shqiptari i fundit që ka çuar dajën për të kërkuar dorën e bashkëshor­tes

Rrëfimi ndryshe i çiftit Basha, Luli dhe Aurela tregojnë për herë të parë historinë e dashurisë Fjalët e së bijës që e lënduan dhe i mbetën peng, kreu i PD: Më goditi në zemër

-

Pjesë e rubrikës “Gjys ma ime” në “TV Klan” dje u bë kryetari i PDsë, Lulzim Basha dhe bashkëshor­tja e tij, Aurela Basha. Në një rrëfim ndryshe, ata folën për herë të parë për jetën e tyre private, si janë njohur, kur lindën ndjenjat e tyre të para dhe jetën që nisën të dy jashtë Shqipërisë, në Holandë. Në një rrëfim ndryshe, çifti Lulzim dhe Aurela Basha folën për lidhjen e tyre të dashurisë, si ka nisur në bankat e universite­tit, e deri te kurorëzimi me martesë. Mes të tjerash, Lulzimi dhe Aurela zbuluan dhe këngën e tyre të dashurisë, që është ‘When the rain begins to fall’ e Pia Zadora dhe Jermaine Jackson. Basha tregon se sapo mbaroi gjimnazin, ai dhe Aurela, të cilën e kishte vetëm shoqe, u nisën për studime në Holandë, ku u përballën me një kulturë dhe realitet krejt tjetër. “I përkasim një grupi prej ndoshta 80 studentësh shqiptarë nga e gjithë Shqipëria që studionin jashtë në ato vite, sot janë 30 mijë që studiojnë anembanë botës. Vitin e parë e filluam këtu, por ndërkohë që kur e filluam vitin e parë ne kishim kontakt me një fondacion holandez, i cili kishte krijuar një marrëdhëni­e me gjimnazin ‘Sami Frashëri’ dhe kishte për qëllim t’i jepnin shanse rinisë shqiptare, që ishte vendi më i izoluar në Europë, të ishin në kontakte me moshatarët e tyre. Unë pata fatin e parë që kur isha në gjimnaz, shkova me një program 2-javor shkëmbimi me një shkollë të mesme në Amsterdam, Liceun e Amsterdami­t. Të shkosh atje 19 vjeç, e para gjë që mbaj mend ishte befasia. Unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur ndonjëherë vezë dhe papritur duhej të kujdesesha vetë për gjithçka. Duhej të administro­ja një buxhet që ishte bursa, të blija ushqimet, gjërat e përditshme, ndonjëherë bënim një farë skedule që duhej të gatuanim për të gjithë shtëpinë dhe papritur duhet të ndërtosh një regjim të përditshëm, ku nuk ke ndihmën e nënës, babait, je vetëm dhe duhet t’ia marrësh dorën. Dikush që s’ka skuqur ndonjëherë vezë, duhet të bëje spagheti me ton dhe me qepë për të gjithë shtëpinë, që ishte një nga përgatitje­t më buxhetore për studentët. Ajo që na lidhi ishte që, duke u gjendur në një ambient ku ishim të pavarur, u lidhëm, u afruam më shumë me njëri-tjetrin, shkëmbenim përvojat për të

SURPRIZA

Lulzim Basha dhe bashkëshor­tja e tij Aurela u surprizuan nga Ardit Gjebrea, i cili në studio ftoi këngëtarin e njohur Renis Gjoka dhe pianistin Ermal Pepa. Renisi këndoi disa nga këngët më të preferuara të çiftit, të cilat kanë edhe një domethënie. Kënga e fundit ishte kënga e Ardit Gjebreas “Jon”, të cilën e këndoi vetë moderatori së bashku me Renis Gjokën. Kjo këngë dhe ky performim i preku dhe emocionoi tepër Lulzim Bashën dhe bashkëshor­ten e tij. “Është himn, i them Jonit tënd, të jetë me fat, se nuk ka himne kombëtare që të ngërthejnë kaq shumë emocion sesa ky himn që ka emrin e tij”, - tha z.Basha.

përballuar këtë pavarësi që na bëri më të fortë dhe të gatshëm për t’u përballur me ato sfidat e jetës rinore, por nga ana tjetër edhe na afroi më shumë dhe filluam të zbulonim gjëra që ndoshta nuk i dinim. Me Aurelën jam lidhur besoj 5-6 vjet, diçka e tillë. Mbase nga viti i dytë i universite­tit që ishim të dashur”, - rrëfeu Lulzim Basha.

DASMA

Në rubrikën “Gjysma ime” tek “E Diela Shqiptare”, Lulzim Basha tregoi si ia kërkoi dorën Aurelës së bashku me dajën e tij, që u nda nga jeta në shtator, me të cilin kishte marrëdhëni­e shumë të ngushta dhe e ka dashur shumë. Ai ka marrë dajën dhe kanë shkuar të dy te familja e Aurelës për të zyrtarizua­r lidhjen e tyre, dhe shprehet se mund të jetë shqiptari i fundit që mund të ketë shkuar me dajën për të kërkuar dorën e bashkëshor­tes së ardhshme. “Pa diskutim që po, madje jua them se si ka ndodhur, sepse është dhe një moment i veçantë për mua, prekës. Daja im, që u nda nga jeta në shtator, me të cilin kam qenë shumë i lidhur dhe që e donte shumë Aurelën. Aurela punonte dhe jetonte në Holandë, unë jetoja dhe punoja në Prishtinë. Sigurisht, vjen një moment që babai më kujtoi që ishte martuar 27 vjeç etj., etj. Unë i thashë që kemi një marrëdhëni­e shumë të mirë, e

tha dakord, por ti në Kosovë, ajo në Holandë, ne nuk jemi aq të rinj etj., etj., dhe i them dakord. Bëj një bisedë me Aurelën dhe më thotë, po, ne jemi bashkë, por nëse është e rëndësishm­e dhe duhet bërë, patjetër. Për dorën çohet daja. Shkoj i them, ‘dajë, erdhi momenti të shkojmë të kërkojmë dorën e nuses së nipit’. Shkojmë në këmbë te banesa e Aurelës, pasi i kishim njoftuar paraprakis­ht për t’i kërkuar dorën, pas një marrëdhëni­eje shumëvjeça­re. Sigurisht, ne ishim njohur e kishim miqësi me familjet e njëri-tjetrit, por ishte një takim tipik formal. Kur e kujtoj, them me vete, ndoshta jam shqiptari i fundit për të çuar dajën për t’i kërkuar dorën e bashkëshor­tes së ardhshme”, tregoi Lulzim Basha.

BISEDA

Gjatë intervistë­s me moderatori­n Ardit Gjebrea te rubrika “Gjysma ime” tek “E Diela Shqiptare”, Lulzim Basha ka treguar një bisedë me vajzën e tij të madhe Dafinën, që kanë bërë bashkë kur ajo ishte 4-5 vjeçe. Fjalët e së bijës i kanë ngelur peng dhe e kanë mërzitur shumë, që aq e vogël sa ishte, e kuptonte që babai i saj ishte i famshëm dhe kur shkonin njerëzit që e puthnin, ajo ishte e vetëdijshm­e që e bënin sepse ishte vajza e tij. “Unë mbaj këtë episod me Dafinën kur ka qenë 4 ose 5 vjeçe. Po ecnim përdore në bregdet në Qerret, një 4vjeçare shumë e bukur, bardhoshe,

vdisja të kaloja kohë me të. Ne ishim në qeveri dhe duke kaluar na ndalonin njerëzit, pavarësish­t se unë përpiqesha të mos na ndalonin, dhe e puthnin faqet, që i kishte shumë të mira dhe të ëmbla. Dhe kjo mërzitet dhe më thotë, ‘ba, hajde ikim, se u mërzita me gjithë këta njerëz. I thashë po pse, se këta vijnë të të puthin faqet se je kaq e bukur, kaq e mirë. Jo, tha, këta më puthin faqet se ti je i famshëm. Më goditi në zemër. Që një 4 apo 5-vjeçare që të thotë këtë gjë, do të thotë që e ka perceptuar këtë dhe thashë që ky është momenti apo shpejt, do ulem me gocën time dhe t’i flas pak, të fillojë të kuptojë. Sepse këto janë vite ku formohet karakteri i një njeriu. Sepse në këtë moshë 4vjeçare më thotë mua më trajtojnë kështu se jam goca jote dhe ti je i famshëm, ka ardhur koha t’i shpjegosh diçka se me çfarë merret babai yt. Isha shumë i mërzitur, ia tregova si muhabet Aurelës dhe më është dashur të ulem me të dhe t’i them që, shiko, unë kam mundësinë që të bëj disa gjëra, sepse më tha ti nuk rri me mua mjaftueshë­m, siç rrinë të tjerët, domethënë e kishte ndjerë mungesën. I thashë, kjo është një punë që unë bëj gjëra që ndihmoj të tjerët, për shembull fëmijët që nuk kanë kaq shumë lodra sa ke ti, që të kenë edhe ata lodra, apo ka dhe fëmijë që kanë

NËNA

“Është fakt publik për të gjithë moshatarët e mi, qoftë për ata më të mëdhenj se unë apo ata pak më të rinj se unë, për të gjithë brezin e mësuesve që ishte në mënyrën më absolute një barrë e dyfishtë. Nëna ime, që dua ta përshëndes sot, të gjithë i kemi fjalët në majë të gojës për dashurinë për nënën dhe që i detyrohemi gjithçka. Është e vështirë të gjesh fjalë të tjera, por unë me të vërtetë i detyrohem shumë, shumë nënës sime. Ajo ka qenë një shtysë e jashtëzako­nshme që unë të jepja më të mirën time. Pasi përfundova gjimnazin, ishte një largim dramatik për familjen, sepse u ndamë”, - tha Basha.

SURPRIZA

Lulzim Basha dhe bashkëshor­tja e tij Aurela u surprizuan nga Ardit Gjebrea, i cili në studio ftoi këngëtarin e njohur Renis Gjoka dhe pianistin Ermal Pepa. Renisi këndoi disa nga këngët më të preferuara të çiftit, të cilat kanë edhe një domethënie. Kënga e fundit ishte kënga e Ardit Gjebreas “Jon”, të cilën e këndoi vetë moderatori së bashku me Renis Gjokën. Kjo këngë dhe ky performim i preku dhe emocionoi tepër Lulzim Bashën dhe bashkëshor­ten e tij. “Është himn, i them Jonit tënd, të jetë me fat, se nuk ka himne kombëtare që të ngërthejnë kaq shumë emocion sesa ky himn që ka emrin e tij”, - tha z.Basha.

KËNGA E DASHURISË

Në një rrëfim ndryshe, çifti Lulzim dhe Aurela Basha folën për lidhjen e tyre të dashurisë, si ka nisur në bankat e universite­tit, e deri te kurorëzimi me martesë. Mes të tjerash, Lulzimi dhe Aurela zbuluan edhe këngën e tyre të dashurisë, që është ‘When the rain begins to fall’ e Pia Zadora dhe Jermaine Jackson.

probleme me ushqimin. Më tha, pse, nuk i duan prindërit? I thashë i duan prindërit, por ndonjë nga prindërit nuk ka punë, duhet t’i gjejmë ne punë dhe përpiqemi t’i ndihmojmë.

Reagimi i parë ishte prekës. Erdhi në mëngjes dhe më solli një gjirafë, dhe më tha, ja ta solla, çoja dikujt që s’ka lodra”, - rrëfeu lideri demokrat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania