Shpërthimi me eksploziv në Mamurras, në "shënjestër" Shpëtim Ndreca, pronar i një fabrike mielli
Biznesmeni është vëllai ish-gjyqtarit te Krimet e Rënda, Bib Ndreca
Një sasi e vogël tritoli tronditi mbrëmjen e së enjtes qytezën e Mamurrasit. Në derën e banesës së Shpëtim Ndrecës, një person i paidentifikuar ka lënë "mesazhin", por pa shkaktuar dëme në njerëz. Sasia e eksplozivit shpërtheu në oborrin e banesës së biznesmenit mbrëmë rreth orës 21:45 minuta. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet sasi dhe lloji i lëndës shpërthyese, por policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Shpëtim Ndreca, është pronar e një fabrike mielli dhe një stalle derrash pranë banesës së tij. Ndërkaq, ai është dhe vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Bib Ndreca, i shkarkuar nga Vetingu. Që prej muajit shkurt 2021, Bib Ndreca është larguar nga sistemi i Drejtësisë, pasi Vettingu vendosi shkarkimin e tij. Deri në këtë fazë të hetimit, policia është duke kryer verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimeve që mund të vijnë për shkak të punës që ka pasur vëllai i tij, Bib Ndreca. Po ashtu Ndreca, së fundmi është divorcuar edhe nga bashkëshortja e tij, ndaj po hetohet edhe për konflikte familjare. Për të zbardhur ngjarjen janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit të vendosjes së tritolit.
Ndërkohë që vetë Ndreca nuk është shprehur publikisht se ku dyshon për vendosjen e lëndës plasëse në banesën e tij. Deri më tani, Policia dhe Prokuroria e Kurbinit kanë nisur hetimet në disa pista, njëra lid
het me aktivitetin e Ndrecës si biznesmen dhe tek e kaluara e tij në Gjermani, edhe pse nuk rezulton me precedentë penal. Do të jenë hetimet e policisë dhe të prokurorisë që do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje.
PISTAT E HETIMIT
Deri në këtë fazë të hetimit, policia është duke kryer verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimeve që mund të vijnë për shkak të punës që ka pasur vëllai i tij, Bib Ndreca. Po ashtu Ndreca, së fundmi është divorcuar edhe nga bashkëshortja e tij, ndaj po hetohet edhe për konflikte familjare. Për të zbardhur ngjarjen janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit të vendosjes së tritolit.