Gazeta Shqiptare

Redon Makashi tregon historinë në Egjipt:

Shkuam për të kënduar, por përfunduam duke mbjellë pemë

-

Këngëtari i njohur Redon Makashi ka rrëfyer së fundmi një histori që i ka ndodhur në Egjipt, kur ishte me Aleksandër Gjokën dhe Dashnor Dikon. I ftuar tek emisioni “Rudina”, këngëtari tregoi se ishin ftuar për koncert, por përfunduan duke mbjellë pemë në kodrat e Egjiptit.

Rudina Magjistari: Po çfarë është ai rreth, mo Redon?

Redon Makashi: Ky është marrë në Egjipt, në një aktivitet, por në punë fizike.

Rudina Magjistari: Që do të thotë?

Redon Makashi: Është një histori shumë e gjatë.

Rudina Magjistari: Me kë ke qenë aty?

Redon Makashi: Kam qenë me Sandrin dhe Dashnor Dikon. Ajo është një histori që do na mbajë gjysmë ore duke e treguar.

Rudina Magjistari: Më trego momentin e blerjes së unazës.

Redon Makashi: Fillimisht ne shkuam për aktivitet, por përfunduam duke mbjellë pemë në Egjipt. Ne me çunat shkuam për koncerte. Ishte ngatërruar ftesa, kishte ardhur ftesa e Ministrisë së Bujqësisë. Ka gallata kjo histori, është e gjatë. Thoshte Sandri ‘s’kam punuar në Shqipëri, do mbjell pemë në Egjipt!’

Rudina Magjistari: Realisht shkuat mbollët pemë në Egjipt?

Redon Makashi: Jo, nuk pranuam, bëmë një revoltë. Shkuam mes zezakëve. Po çne ne këtu, a kemi koncert? - i thoshim atij të ministrisë. - Do bëjmë koncert apo jo? Ai pasi bisedoi me ata organizato­rët që na kishin ftuar, tha: Çuna, ne kemi ngatërruar ftesën, po duhet të mbjellim disa pemë. Çfarë pemësh?

Ne s’mund të ktheheshim dot Shqipëri, sepse bileta ishte për 15 ditë. Po ka shumë histori, është shumë e gjatë. Dhe si përfundim, ato lekët e fundit që na mbetën, se i harxhuam edhe lekët, nuk kishim as lekë me vete, shkuam blemë të gjithë nga një byzylyk, po asnjë nga çunat nuk e kanë, ky i imi rezistoi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania