Gazeta Shqiptare

Ishte ekstraduar nga Gjermania për drogë, SPAK 'harron' pas hekurave 56-vjeçarin nga Korça

Gjergji Çollaku u arrestua si pjesë e një grupi kriminal

-

TIRANË - Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsion­it ka "harruar" pas hekurave një shqiptar të ekstraduar nga Gjermania, i cili ishte në pritje prej 8 ditësh të caktimit të masës së sigurisë. Bëhet fjalë për Gjergji Çollakun, një prej 31 të arrestuarv­e në kuadër të operacioni­t të koduar "Limit", i zhvilluar në muajin shtator të vitit 2019. Mësohet se Çollaku, për të cilin janë mbyllur hetimet njësoj si për çdo anëtar tjetër të grupit kriminal, është ekstraduar nga Gjermania në Tiranë, më 14 janar të këtij viti. Ndërkohë që ai nuk ka dalë para gjykatës brenda 3 ditëve siç parashikon ligji procedural penal, për t'u njohur me masën e sigurisë si pasojë e harresës të prokurorëv­e të çështjes. Në këto kushte, GJKKO është vënë në lëvizje nga avokat Arbër Hoxha, mbrojtësi i të arrestuari­t. Pavarësish­t kësaj, në shkelje flagrante me ligjin Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën, duke mos e shuar masën e sigurimit arrest në burg. 56vjeçari nga Korça ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga ZQK Interpol Tirana për veprat penale "Trafikimi i narkotikëv­e", "Grupi i strukturua­r kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal". Gjergji Çollaku është arrestuar në Shtutgart të Gjermanisë në 26 nëntor të 2020, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar si pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal për trafik kokaine në Greqi e Maqedoni. Ai është një prej pjesëtarëv­e të grupit kriminal që u shkatërrua në shtator

"HARRESA"

Gjergji Çollaku, për të cilin janë mbyllur hetimet njësoj si për çdo anëtar tjetër të grupit kriminal, është ekstraduar nga Gjermania në Tiranë, më 14 janar të këtij viti. Ndërkohë që ai nuk ka dalë para gjykatës brenda 3 ditëve siç parashikon ligji procedural penal, për t'u njohur me masën e sigurisë si pasojë e harresës të prokurorëv­e të çështjes.

të vitit 2019, për të cilët SPAK mbylli hetimet paraprake dhe dërgoi dosjen në gjykatë. Ata akuzohen për veprat penale si "Trafikimi i narkotikëv­e", kryer në bashkëpuni­m në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit", "Grupi i strukturua­r kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania