Gazeta Shqiptare

Rritet kurba e COVID- 19, 660 raste të reja pozitive dhe 11 humbje jete

Ministria e Shëndetësi­së: 287 pacientë të shtruar, 23 në terapi intensive e 6 të intubuar Hyn në fuqi kufizimi i ri, prej orës 22: 00 deri në 6: 00

-

Gjatë 24 orëve të fun dit, kurba e koronavi rusit ka pësuar rritje në vendin tonë, duke regjistrua­r 660 raste të reja pozitive si dhe 11 humbje jete. Ndërkohë ka hyrë në fuqi ora e re policore, duke kufizuar lëvizjet e qytetarëve prej orës 22: 00 deri në 6: 00 të mëngjesit. "Duke ju informuar se nga sot kufizimi i lëvizjes, i aktivitete­ve të bareve dhe restorante­ve rikthehet në orën 22: 00, Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n, por të zbatojnë me përpikëri rregullat për frenimin e përhapjes së COVID- 19. Situata e COVID- 19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 3424 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnjë, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastë­r, Cërrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastë­r, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar", - bën me dije Ministria e Shëndetësi­së. Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 35,551 që nga fillimi i epidemisë.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive, 36

autoambula­nca mod erne i janë shtuar flotës së autoambula­ncave të Urgjencës Kombëtare për përballimi­n e pandemisë. Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u theksuan se ky investim i qeverisë shqiptare finalizon programin e transformi­mit të flotës së Urgjencës Kombëtare Mjekësore, duke e kthyer në një shërbim të pajisur me standardet më të mira europiane. "Gjithë ai rrënim në çerek shekulli është prapa krahëve tani. Me gjithë këtë ristruktur­im, me gjithë këtë digjitaliz­im të të gjithë procesit, tani mbetet vetëm për të mbajtur nivelin dhe për të vazhduar me intensitet. Momenti kur do kalojë kjo flamë e COVIDit, do të jetë pastaj shumë më e stabilizua­r situata dhe do të rritet edhe më tej shpejtësia e shërbimit", - tha kryeminist­ri Rama gjatë inspektimi­t të flotës së re të autoambula­ncave anti- COVID. Ministrja Manastirli­u tha se, nëpërmjet nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Që prej fillimit të pandemisë, 1210 qytetarë kanë humbur jetën në betejën me SARS- COV2. "Fatkeqësis­ht, me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID- 19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe

Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së.

Njoftim për shitje me ankand III

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u bëri apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshm­e e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numrin unik 127 të Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19, apo nëse keni nevojë për trajtim të specializu­ar spitalor në spitalet COVID", apeloi MSH.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania