Gazeta Shqiptare

Ermand Mertenika: Vaksina do t'i japë fund zinxhirit të përhapjes së COVID- 19

"Sistemi imunitar i popullatës uli violencën e SARS- COV2"

- Voltiza Duro

Vaksina anti- COVID do të mund të shkë pusë pak nga pak efektin zinxhir të infektimev­e nga virusi vdekjeprur­ës që prej një viti ka pushtuar mbarë globin. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Ermand Mertenika, inxhinier Bio Fizikant dhe i pajisjeve mjekësore ( respirator­ëve), tregon se vaksina është një përmbajtje virale e cila stimulon qelizat e bardha të gjakut për të dominuar efektin zinxhir të përhapjes gjithnjë e më tepër të COVID- 19. Më tej Mertenika këshillon të gjithë qytetarët që të respektojn­ë masat e distancimi­t fizik, të qëndrojnë larg grumbullim­eve, të ushqehen shëndetshë­m, të kryejnë aktivitet fizik si dhe të përpiqen të qëndrojnë sa më larg stresit.

- Si arrin COVID- 19 të infektojë qelizën tonë të shëndoshë duke i shkaktuar asaj "mutacion gjenetik" ( modifikimi­n e kodit gjenetik DNA) dhe ta "detyrojë" atë të shumëzojë ekstremish­t këto viruse?

Përmasa ekstremish­t e vogël e COVID- 19 modifikon DNA- në e qelizës së shëndoshë të organizmit tonë. COVID- 19 është një virus agresiv me përmasa 9- 12 nm, e cila nënkupton një përmasë jashtëzako­nisht të vogël, që mund të shihet vetëm me mikroskop intensiv elektronik. Përmasat e qelizave të shëndosha të organizmit tonë janë 2200 herë më të mëdha se SARS- COV2.

- COVID- 19 është një kapsulë proteinike e cila përmban materialin gjenetik ( DNA) brenda saj. Si intersekto­n dhe replikohet

DNA virale në DNA- në e qelizës?

Kur ky virus ekstremish­t i vogël depërton në qelizën e shëndoshë, lëshon materialin e saj gjenetik pikërisht në nuklin ( bërthamën e qelizës së shëndoshë). Pasi materiali gjenetik i COVID- 19 ka prekur materialin gjenetik brenda nuklit, atëherë menjëherë fillon replikimi i ri ( pra shkatërrim­i i kodit normal të unifikuar të riprodhimi­t të qelizës së shëndoshë të organizmit) dhe modifikimi i kodit gjenetik të qelizës së shëndoshë me kodin gjenetik të elementit viral, SARS- COVID19). Ky modifikim i kodit gjenetik ( mutacion i DNA- së) detyron qelizën e shëndoshë të prodhojë ( të shumëzojë këto viruse në një sasi të lartë), dhe pasi sasia e madhe e viruseve të prodhuara brenda një qelize ka arritur limitin e kapaciteti­t të qelizës, atëherë qeliza e shëndoshë shkatërroh­et, duke nxjerrë jashtë saj këtë sasi të madhe të COVID- 19 të prodhuar nga kjo qelizë.

- Stadi tjetër ka të bëjë me efektin zinxhir. Si mund ta kuptojmë këtë?

Sasia e madhe e COVID19 prodhuar nga qeliza e cila u shkatërrua si rezultat i modifikimi­t të kodit gjenetik DNA, do fillojë të infektojë ( kontaminoj­ë) qelizat e tjera të shëndosha, duke u shkaktuar edhe këtyre të tjerave mutacionin gjenetik ( modifikimi­n e kodit gjenetik), duke i rikthyer këto qeliza në bio- gjenerator­e virale, të cilat do prodhojnë akoma më shumë viruse të tilla dhe duke i shkatërrua­r këto qeliza si në rastin e parë.

- Si mund ta kuptojmë konceptin e vaksinës: ' Agjenti Viral i Inventuar" kundër Agjentit Viral aktual ( SARS- COVID- 19)?

Kuptohet që, zgjidhja e vetme për të dominuar sa më shpejt këtë armik të padukshëm është vaksina. Vaksi

SARS- COV2

“Përmasa ekstremish­t e vogël e COVID- 19 modifikon DNA- në e qelizës së shëndoshë të organizmit tonë. COVID- 19 është një virus agresiv me përmasa 9- 12 nm, e cila nënkupton një përmasë jashtëzako­nisht të vogël, që mund të shihet vetëm me mikroskop intensiv elektronik. Përmasat e qelizave të shëndosha të organizmit tonë janë 2200 herë më të mëdha se SARSCOV2”.

na është një përmbajtje virale e cila stimulon qelizat e bardha të gjakut ( leukocidet), për të dominuar efektin zinxhir të përhapjes gjithnjë e më tepër të COVID- 19 për të infektuar qeliza të tjera të shëndosha dhe për të tkurrur dispersion­in, pra efektin zinxhir.

- A mendoni që 2021- shi do të jetë një vit i dekrementi­mit total të pandemisë?

Faktikisht lamë pas vitin simetrik 2020, që ishte vërtet një ndër vitet më të këqij, simbol i dëmeve të mëdha globale, pra viti pandemik, ku shumë qytetarë humbën personat e tyre të dashur dhe pati probleme të mëdha në ekonominë qytetare dhe në atë globale. Një vit i ngarkuar shumë psikologji­kisht, mbushur plot stres dhe ankth, një vit çekuilibra­sh. Fatmirësis­ht, duke pasur parasysh konceptin e fizikës që, Rrezja e Dispersion­it ( rritja e shkallës së infektimit viral) është në përpjesëti­m të zhdrejtë me koeficient­in matematik "Deepness" ( potenciali viral), kjo për shkak të sistemit imunitar të popullatës, mendoj që violenca COVID është dekrementu­ar deri diku, por vazhdon gradualish­t të dekremento­het, dhe tashmë inventimi i vaksinës anti- COVID do të thotë që guri kilometrik COVID nuk do jetë shumë i gjatë.

- Sa efektive është vaksina në syrin tuaj?

Vaksina është një material viral, që pasi injektohet në gjak, ndikon në aktivizimi­n e sistemit tonë imunitar ( qelizave limfatike, makrofaget etj.) për të dominuar COVID- 19, pra për të zvogëluar gurin kilometrik të pandemisë. Një element shumë i domosdoshë­m në luftën ndaj virusit!

- Sa ndikon stresi në përkeqësim­in e gjendjes shëndetëso­re të pacientit të infektuar me COVID?

Stresi është sëmundja më e keqe; mendoj që është akoma më e keqe se vetë Covid19, pasi stresi psiko- neurotik shkakton gjenerimin e hormonit "kortizol". Hormoni i kortizolit prodhohet nga trekëndësh­i: hipotalamu­s - gjendrat e sekrecioni­t - gjendrat adrenale. Nëse niveli i hormonit të kortizolit rritet shumë, atëherë shkakton: presion të lartë të gjakut ( hipertensi­on); osteoporoz­ë ( sëmundje e kockave e cila i bën të thyeshme, duke ulur dendësinë e kockave); dobësim muskular; rrit nivelin e depresioni­t; shkakton sëmundjet kardiovask­ulare; shton riskun për një arrest kardiak të mundshëm; shkakton diabet etj.

- Çfarë mesazhi do t'u jepni qytetarëve në këtë periudhë disi të vështirë ( duke shpresuar që 2021- shi të kthejë sa më shpejt normalitet­in)?

U sugjeroj të gjithë qytetarëve në këtë kohë të vështirë: mendoni pozitivish­t; ruani distancën fizikosoci­ale dhe evitoni grumbullim­et ose klanet qytetare; dezinfekto­ni sa më shpesh duart; hani shëndetshë­m; ushtroni vrapim të lehtë në mëngjes ose darkë si dhe realizoni ushtrimet sportive të pulmoneve ( ushtrimet e frymëshkëm­bimit).

 ??  ?? 36 autoambula­ncat e reja
36 autoambula­ncat e reja
 ??  ?? Ermand Mertenika, inxhinier Bio Fizikant
Ermand Mertenika, inxhinier Bio Fizikant

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania