Ilir Meta dekreton 4 ligje: Presidenti mirëpret nismat që na afrojnë me Europën
“Të shmanget nevoja e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve”
Presidenti
i Repub likës, Sh. T. Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Lajmi bëhet i ditur përmes njoftimit të Institucionit të Presidentit të Republikës
Bëhet fjalë për ligjet: 96/ 2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, 108/ 2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/ 2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, 109/ 2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/ 2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, 110/ 2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
NJOFTIMI I PLOTË
1) Ligjin nr. 96/ 2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
Çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe atij në fushën e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.
Këto tri ndërhyrje në ligjet ekzistuese janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhe njëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t’iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.
Presidenti i Republikës evidenton se Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi, në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë duhet t’i kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtazi.