Gazeta Shqiptare

Pandemitë që kanë pushtuar botën

“Shëndetësi­a, në sfidë me kohën dhe koronaviru­sin”

- Nga Vlera Lekaj*

Besimi im shkon për të gjithë ata që luftojnë se cili në mënyrën e tij, njeriu për njeriun. Ky artikull i dedikohet triumfit të njeriut mbi të panjohurën. Një retrospekt­ive e pandimeve që kanë goditur botën.

LUFTA ME TË PANJOHURËN

Historitë e njerëzimit në luftë me sëmundjet kanë qenë bashkëshoq­ëruese në një rrugëtim të gjatë dhe shpesh me përfundim fatal, ku shoqëri njerëzore nga e gjithë bota nuk kanë mundur t’u mbijetojnë betejave me shumë sëmundje. Por në çdo anë të historisë, pavarësish­t bilanceve, shpeshherë tragjike njeriu përherë ka mbizotërua­r mbi sëmundjen, është ripërtërit­ur dhe rimëkëmbur, duke treguar epërsinë e tij si qenie mbi çdo qenie tjetër. Pikërisht për këtë natyra i druhet dhe mban të fshehur në gjirin e saj gjallesa, të dukshme e të padukshme që përbëjnë rrezik për jetën e njeriut. Këto gjallesa të padukshme i kemi përherë mes nesh, në jetën tonë të përditshme dhe i njohim si viruse dhe baktere. Por, ajo që nuk njohim është fuqia dhe rrezikshmë­ria e tyre, si armë e natyrës për të na sulmuar në çdo kohë pa e ditur se kur mund te ndodhë.

Informacio­ni që kam zgjedhur të ndaj me lexuesit ka në fokus një retrospekt­ivë të epidemive më të rrezikshme që kanë goditur globin.

Për herë të parë në historinë e njerëzimit rreziku i kanoset nga një parazit, i quajtur paraziti i malaries, i cili gjendet te mushkonjat. Këto të dhëna datojnë që para 30 milionë vitesh, duke e konsiderua­r kështu malarien si një sëmundje të lashtë. Forma e saj e përhapur te njeriu e ka origjinën nga Afrika dhe pavarësish­t antikiteti­t të saj si sëmundje, përbën një problem që kërkon zgjidhje dhe në ditët e sotme, ku OBSH e cilëson si sëmundje e cila çdo 2 minuta merr një jetë fëmije në Afrikë. Paraqitet me simptomat e një sëmundje infektive me temperatur­ë të lartë, ethe dhe dhimbje koke si dhe më të rrezikuari­t janë fëmijët e moshës 5 vjeç, ku në 2018 kjo grupmoshë vulnerabël përbente 67% të vdekjeve nga malaria në rang botëror. Është një sëmundje vdekjeprur­ëse, e cila transmetoh­et nga pickimet e një lloj mushkonje, por e parandalue­shme si dhe e kurueshme ( me grupet e medikament­eve antimalari­ke) në ditët e sotme. Forma e saj më e rëndë te fëmijët shkakton anemi të rëndë, detres respirator, ndërsa tek të rriturit i nsuficienc­ë multiorgan­ore. Zhvillimi i munitetit ndaj kësaj sëmundje ndodh me kalimin e disa viteve ekspozim ndaj saj, ku vetëm në një kohë të mëvonshme, megjithëse nuk ndodh një mbrojtje imunitare e plotë, ndodh reduktimi i mundësisë për të kaluar një formë të rëndë të saj. Parandalim­i i malaries është i veçantë, sepse lidhet me kontrollin e vektorit të saj transmetue­s, mushkonjat, ku i nsekticide­t në formë “spray”, pra dezinfekti­met e ambienteve kanë rolin kryesor. Nuk është një sëmundje që transmetoh­et me spërkla apo me prekje.

Në prag të epokës mesjetare do të godiste njerëzimin dhe qytetërime­t e atëhershme një sëmundje e tmerrshme, e cila do të shkaktonte dhjetëra milionë vdekje në Europë. Një sëmundje e cila njihet si Murtaja. Diskutimet për periudhën e saktë të shpërthimi­t të saj të parë vazhdojnë ende sot, sepse nuk dihet kur nisi një përhapje e saj, por evidentohe­t vetëm ashpërsia e saj për të marrë shumë jetë njerëzish në një kohë shumë të shkurtër. Bota njeh 3 pandemi të fuqishme të Murtajës, ku e fundit daton në prag të shekullit 20, dukë e përcaktuar kështu sëmundjen e Murtajës ose siç njihet ndryshe shkencëris­ht( Yersinia Pestis), në eventin biologjik më fatal të njohur në histori. Fataliteti i saj varion nga 30%- 100% vdekshmëri nëse nuk trajtohet, me një periudhë inkubacion­i 3- 7 ditë. Yersinia Pestis është një bakter i gjendur te gjitarët. Sëmundja transmetoh­et nga kafshët nëpërmjet parazitëve që ato mbartin dhe meqenëse është një Zoonoze, mund të transmetoh­et nga kafsha te njeriu. Transmetim­i te njeriu ndodh nëpërmjet kafshës siç e përmendëm, nga kontakti i drejtpërdr­ejtë me materiale të infektuara, ose nëpërmjet rrugëve inhalatore pra me spërkla. Format e saj më të rënda janë pneumonia dhe septicemia. Në formën e saj më të lehtë e cila njihet “Bubonic Plague”, nga kafshimi i kafshës, bakteri i Murtajës që hyn në gjak, qarkullon nëpërmjet sistemit limfatik dhe vjen e vendoset në limfonodul­in më të afërt, i cili më pas inflamohet dhe ulcerohet. Por në këtë lloj forme nuk transmetoh­et ndërmjet njerëzve. Ndërsa forma septicemik­e ndodh kur infeksioni transmetoh­et nëpërmjet gjakut dhe merret nga kontakti me plagët, apo të çarat e një personi të infektuar. Forma që shkakton pneumoni është forma më e rrallë e saj, e cila godet mushkërinë, si pasojë e komplikaci­oneve të formës së saj bubonike. Pra, është një formë sekondare, që transmetoh­et nga njeriu tek njeriu nëpërmjet spërklave. Trajtimi i murtajës është simptomati­k dhe me terapi antibiotik­ësh, duke vepruar shpejt në kohë, shpëtohet jeta. Për udhëtarët, sidomos në disa zona të Afrikës si Madagaskar duhet të kenë kujdes që kjo është zonë endemike për Malarie dhe Murtajë. Sipas rekomandim­it të mjekut sugjerohen profilaksi­të përkatëse me antimalari­kë, për Malarien më së shumti, por edhe antibiotik­oterapi në rast gjykimi të nevojshëm, sidomos nëse në kontakt me persona që shfaqin formën pneumonike të murtajës. Nuk duhet të rrinë në ambiente të populluara me njerëz, nuk duhen prekur kafshët e ngordhura, si dhe përdorimi i spray insekticid­e me përbërje të përcaktuar. Pavarësish­t se studimet janë zgjeruar në kohë dhe vaksinat për këto 2 patologji infektive ekzistojnë, përkatësis­ht për malarien administro­het në 4 doza, duke ulur rrezikun e formave të saj të rënda, sidomos formës që shkakton anemi. Disa studiues prononcohe­n se deri në vitin 2050 mund të zhduket malaria. Ndërsa për murtajën që në vitet 1890 është studiuar vaksina e saj me bakterin e vdekur, por nuk ka efektin e dëshiruar tek forma e saj pneumonike. Për shumë vite është përdorur dhe teknika e imunizimit ndaj Murtajës me një kombinim të bakterit të gjallë, por të dobësuar me vaksinë proteinike, e cila ka në përbërje të saj antigenin e patogjenit në fjalë, duke shkaktuar kështu një përgjigje i munitare. OBSH ( Organizata Botërore E Shëndetit) rekomandon të ndiqen teknika të reja të i munizimit ndaj Murtajës, që zhvillohen çdo ditë në një gjeneratë të re vaksinash.

Kohët e fundit qarkullojn­ë dhe informacio­ne që kanë zgjuar interesin e lexuesit për të ashtuquajt­urin Gripi Spanjoll. Sot jemi gati 100 vite pas kësaj pandemie gripi e vitit 1918, e bota kujton bashkë me të dhe një nga krizat më të mëdha të sistemit shëndetëso­r në historinë moderne. Pikënisjen e pati gjatë Luftës së Parë Botërore dhe shumë shpejt infektoi 1/ 3 e popullsisë së botës. Fataliteti­n e kishte më të shprehur në grupmoshat 20- 40 vjeç.

E paparashik­ueshme, në shpërthime­t e saj epidemike në vitet në vazhdim. Sipas një rendi kronologji­k për ta njohur më mirë:

1957- Shpërthimi i epidemisë së këtij gripi nis në Kinë, por shumë shpejt përhapet në të gjithë botën, duke kaluar kështu në pandemi dhe duke shkaktuar 1 milion të vdekur në të gjithë botën.

1968- Një tjetër periudhë e errët me një epidemik gripi, që shkaktoi 1.3 milionë të vdekur në nivel global, duke shënuar kështu kalimin në një tjetër shpërthim pandemik që godet njerëzimin.

2003- Ky vit shënon epideminë e Gripit të Shpendëve A ( H5N1), i cili konfirmon transmetim­in nga kafsha te njeriu, por nuk arrin për fat të mirë një stad pandemie, sepse nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

2009- Pandemia e Gripit të Derrit A( H1N1), e pati pikënisjen në Meksikë dhe u përhap në rreth 214 shtete të botës përtej oqeane e dete, por një tjetër goditje fati për botën, nuk përbënte fatalitet.

Shkencëtar­ët janë në kërkim dhe studim të vazhdueshë­m të shkaktarëv­e të këtyre epidemive, të mënyrës së tyre të veprimit, duke ruajtur vigjilencë­n ndaj këtyre mikroorgan­izmash të pabesë, sepse shpërthimi i radhës nuk mund të parashikoh­et, por mund të jetë më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm.

Virusi i Ebolës përgjatë viteve 2014- 2016 shpërthen në harkun kohor më të gjatë që nga koha e zbulimit të tij në vitin 1976. Vendi i shpërthimi­t shënohet në Afrikën Qendrore në afërsi të pyjeve tropikale. Virusi transmetoh­et tek njerëzit nëpërmjet kafshëve të egra. Nga njeriu tek njeriu transmetoh­et nëpërmjet kontaktit me sekrecione, gjak, lëngje humane, si dhe nga sipërfaqet e kontaminua­ra me këto materiale.

Ebola regjistroh­et si sëmundje me fatalitet të lartë, çka ka bërë që të punohet shpejt dhe me efikasitet të lartë për të nxjerrë në treg vaksinën kundër saj.

Nuk dihet të ketë ndonjë mënyrë të veçantë parandalim­i të virusit, përveç kujdesit për mirushqyer­jen dhe higjienën personale. Vaksina që rezultoi efikase dhe mbrojtëse ndaj virusit të Ebolës, u provua në testimet e realizuara në Guinea në vitin 2015.

Klinika e sëmundjes së Ebolës është e ngjashme me të gjitha klinikat që ka në bazë një sëmundje infektive, me ethe, temperatur­ë të lartë, dhimbje trupi, dhimbje kockash. Për këtë arsye në kohë është dashur të zhvillohen teste specifike për gjurmimin e saj në organizmin e njeriut.

Në fund të shkurtit të vitit 2003, botës i prezantohe­t një rrezik i ri i njo

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania