Gazeta Shqiptare

"Në Turqi rrezikohem", Selami Simsek këmbëngul në kërkesën e tij, ankimon vendimin e Drejtorisë së Azilit

-

TIRANË - Turku Selami Simsek po bën të gjitha përpjekjet për të ndalur çdo tentativë të mundshme të autoritete­ve shqiptare për ta dëbuar drejt Turqisë, sikurse ndodhi me mikun e tij, Harun Celik. Mbështetës­i i lëvizjes "Gylen" ka ankimuar vendimin nëpërmjet të cilit i është refuzuar kërkesa për azil politik në vendin tonë, përderisa drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë argumenton se ai nuk përmbush kriteret si azilkërkue­s. Nëpërmjet një dokumenti drejtuar Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët pranë Ministrisë së Brendshme, mësuesi turk kërkon pezullimin e vendimit, duke mos lejuar asnjë veprim për dëbim nga territori vendit tonë. Simsek thotë në kërkesë se vendimi për refuzimin e azilit nuk i është komunikuar në rrugë zyrtare dhe këtë e konsideron shkelje të rënda të të drejtave të tij, pasi argumenton se në këtë mënyrë po i mohohet e drejta për ta goditur në rrugë gjyqësore për sa kohë e konsideron të padrejtë. Ai thotë se për vendimin ka marrë dijeni përmes mediave, edhe pse ligji e detyron Drejtorinë e Azilit dhe Shtetësisë t'ia komunikojë brenda 5 ditëve nga data e nxjerrjes së tij. Simsek kundërshto­n edhe argumentet e përdorura në vendim, ku thuhet: "Në pretendime­t e ngritura nga azilkërkue­si nuk vërehet asnjë element persekutim­i, apo cenimi serioz të bërë nga shteti turk ndaj tij apo familjes". Shtetasi turk e kundërshto­n këtë fakt dhe akuzon autoritete­t përgjegjës­e shqiptare se nuk ka bërë asnjë hetim për të vërtetuar të dhënat e treguara në kërkesën për azil, ku Simsek thotë se ka dyshime të forta se jeta e tij është në rrezik, pasi xhaxhai është dënuar në Turqi si mbështetës i lëvizjes Gylen. "Shteti shqiptar nuk ka hetuar nëse Selami Simsek është i kërkuar nga Turqia si pjesëtar i lëvizjes gyleniste, nëse ka ndonjë procedim të hapur ndaj tij për këtë fakt". Kjo nuk ka ndodhur, pasi autoriteti përgjegjës është mjaftuar me arsyetimin e vendimmarr­jes së tij se, "Drejtoria e Azilit dhe shtetësisë nuk ka dijeni dhe nuk disponon dokumente zyrtare, ku të evidentohe­t se këtij shtetasi i rrezikohet jeta. Pra, këtu del qartë fakti që vendimi për refuzimin e azilit është thjeshtë formal", argumenton avokati Elton Hyseni. Avokati këmbëngul se çdo veprim ndaj Simsek duhet të pezullohet përderisa procesi penal ndaj tij nuk ka përfunduar. Turku është dënuar nga Shkalla e parë për falsifikim dokumentes­h, pasi tentoi të kalonte kufirin nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Rinas, me një vizë kanadeze të falsifikua­r. Për momentin, çështja ndodhet për shqyrtim në gjykatën e Apelit. Selami Simsek po mbahet prej 9 marsit në Qendra e Mbyllur në Karreç dhe këmbëngul para autoritete­ve shqiptare të shfuqizohe­t vendimi që i refuzon azilit dhe të pranohet kërkesa e tij, pasi i rrezikohet jeta nëse dëbohet drejt Turqisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania