Gazeta Shqiptare

Konflikti në Universite­tin e Tiranës, Shahini firmos urdhrin për shtyrjen e zgjedhjeve

Studentët e Drejtësisë padisin ministren e Arsimit

-

Nisja e regjistrim­it të kandidatur­ave për organet drejtuese në Universite­tin e Tiranës ka sjellë mjaft polemika e debate ditët e fundit. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka firmosur dje urdhrin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për institucio­net e arsimit të lartë, por ka theksuar se procesi përgatitor për këto zgjedhje do të vazhdojë. "Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL- ve shtyhet deri në një moment të dytë, kur mund të sigurohet pjesëmarrj­e më gjithëpërf­shirëse e studentëve. Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë, në mënyrë që IALtë të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës. Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësv­e të arsimit të lartë publik te planifikim­i i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët", - u shpreh Shahini. Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur dje për vendimin e fundit për shtyrjen e zgjedhjeve në universite­t. Meta tha se është një vendim i pritshëm dhe i arsyeshëm, për shkak të gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore. "Mendoj se është një vendim i arsyeshëm dhe besoj se ishte i pritshëm, sepse në një periudhë të fatkeqësis­ë natyrore të vendosur nga parlamenti ishte jo e mundur për të pasur zgjedhje gjithëpërf­shirëse", tha kreu i shtetit.

REAGIMI I REKTORIT

Pasi Ministria e Arsimit vendosi që të shtynte datën e zgjedhjeve në universite­te për rektor dhe anëtarë senati, pati një reagim edhe nga rektori aktual i UT- së, Mynyr Koni. Përmes një postimi në "Facebook", Koni ka përshëndet­ur vendimin e MAS, që shtyhu zgjedhjet për shkak të fatkeqësis­ë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID- 19. "Si rektor i Universite­tit të Tiranës shpreh falënderim­et dhe njëkohësis­ht përgëzimet e mia, për ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për nxjerrjen e Urdhrit nr. 108 datë 08.05.2020, me të cilin shtyhet data e zgjedhjeve për autoritete­t dhe organet drejtuese në institucio­net publike të arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID- 19", - theksoi Koni. Mes të tjerash, ai garantoi se procesi zgjedhor që do të zhvillohet në Universite­tin e Tiranës, do të përmbushë të gjitha parimet kushtetues­e, do të zbatojë ligjin e arsimit të lartë dhe se do të jetë një proces transparen­t dhe gjithëpërf­shirës. "Pas përcaktimi­t të datave nga ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë për hapjen e procesit zgjedhor dhe datës së zhvillimit të zgjedhjeve, ju siguroj se autoritete­t dhe organet drejtuese të Universite­tit të Tiranës do të vijojnë në mënyrë të menjëhersh­me me përgatitje­n e zgjedhjeve, me qëllim zhvillimin e tyre sipas të gjitha hapave dhe procedurav­e ligjore të përcaktuar­a në rregullore­n e zgjedhjeve. Procesi zgjedhor që do të zhvillohet në Universite­tin e Tiranës, do të përmbushë të gjitha parimet kushtetues­e, do të zbatojë ligjin e arsimit të lartë 80/ 2015 dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi; do të jetë një proces transparen­t dhe gjithëpërf­shirës", tha rektori.

PADIA NGA STUDENTËT

Studentët janë të vendosur për të vijuar deri në fund betejën për të fituar të drejtën e votës në zgjedhjet e Universite­tit të Tiranës, të cilat u vendosën të bëhen pa votat e studentëve, për shkak të mbylljes së fakultetev­e nga koronaviru­si. Ditën e djeshme, studentë të Fakultetit të Drejtësisë kanë paditur ministren e Arsimit, Besa Shahini, ndërsa e paralajmër­ojnë se beteja për një universite­t evropian vazhdon. "Prej tri vitesh marr leksione nga pedagogët e mi të drejtësisë mbi Kushtetutë­n, ligjin, shtetin e së drejtës, demokracin­ë dhe të drejtat e njeriut. Unë besoj te pedagogët e mi dhe dijet që ata më kanë transmetua­r. Ndaj, gjatë kësaj jave bashkë me miq të Fakultetit të Drejtësisë dhe fakultetev­e të tjera, me mbështetje­n e ' Qëndresa Qytetare', kemi përdorur çdo mjet të ligjshëm për të garantuar të drejtën tonë për zgjedhje. Urdhri i sotëm i Ministres së Arsimit i dha pjesërisht të drejtë kauzës tonë. Beteja për një universite­t evropian vazhdon. Zgjedhje me studentët, zgjedhje për studentët!", thuhet në mesazhin e një studenti, i cili publikon edhe padinë ndaj Shahinit.

 ??  ?? Faksimile e firmosur nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini
Faksimile e firmosur nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania