Gazeta Shqiptare

DOKUMENTI/ Qeveria i kalon bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar

-

Trualli

i shumëdebat­uar ku sot gjendet Teatri Kombëtar i ka kaluar në pronësi bashkisë së Tiranës. Vendimi i qeverisë është publikuar dje në Fletoren Zyrtare. Ish deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku tha se Edi Rama me një VKM kriminale i kalon truallin e Teatrit Kombëtar, Erion Veliajt.“" Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrreth­im, qeveria ka miratuar një VKM kriminale. Në të kryeminist­ri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt", shkruan Tabaku. Sipas saj praktikish­t sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte. "Ne vendim thuhet qe do te ndertohet nje godine e re duke perjashtua­r mundesine e rehabiliti­tmit, verbëria prej hajduti e shtyn qeverinë dhe bashkinë të kalojnë në këtë fazë", thekson Tabaku. Ish deputetja shprehet se kjo VKM e cila fsheh një projekt të ulët dhe kriminal, bie në kundërshti­m edhe me vendimin e Europa Nostra. "Tanimë kokëfortës­ia e qeverisë qendrore dhe lokale do të shembë me përdhunë çdo objekt historik dhe kulturor. As një ditë pas një vjetorit të vendosjes së shkronjave në të, marifetçin­jtë duan ta prishin. Por godina e Teatrit do të qendrojë pasi aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë" përfundon Tabaku. Kujtojmë se godina ruhet 24 orë nga artistë dhe shoqëria civile ndërsa një komisioner­e e BE la dalë publikisht pro restaurimi­t

Edhe kryetari i PD- së Lulzim Basha reagoi për VKM- në e qeverisë për Teatrin Kombëtar. "Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetoni­erit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësue­sve të saj në vigjilje të Ditës së Europës", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania