Gazeta Shqiptare

Legalizimi i shtëpive, lista me pronarët që duhet të paguajnë tokën

Agjencia e Kadastrës publikon emrat e pronarëve në qarkun Tiranë

-

Pronarët që kanë ndër tuar pa leje në tokën e të tretëve, shtet ose privat, duhet të paguajnë faturën për parcelën që kanë zënë dhe më pas të marrin certifikat­ën e pronësisë. Agjencia e Kadastrës ka publikuar listën me pronarët që duhet të shlyejnë detyrimin për parcelën në Tiranë. "Personat që gjejnë emrin te listat të paraqiten pranë zyrës së marrëdhëni­eve me publikun për të tërhequr faturën e parcelës ndërtimore. Pasi të bëhet pagesa për truallin e zënë nga objekti informal, ju do të pajiseni me certifikat­ë pronësie duke qenë pronar legjitim të shtëpisë suaj", - thuhet në njoftim. Sipas ligjit, në fuqi çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi ( përfshirë dhe shtesat në ndërtime me leje) llogaritet si përqindje mbi vlerën e pronës, sipas llojit "tokë truall", të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, çmimi i shitjes për një metër katror është 50% e vlerës së përcaktuar për pasurinë "tokë truall", në njësinë administra­tive dhe zonën kadastrale përkatëse. Për ndërtimet pa leje të ndërtuara brenda territorit të njësive administra­tive fshat, kur çmimi për metër katror i përllogari­tur sipas kësaj pike është më i vogël se 400 lekë apo më i madh se 1 500 lekë, çmimi që do të aplikohet për shitjen e parcelës ndërtimore do të jetë në këto vlera kufi. Për ndërtimet pa leje, të ndërtuara brenda territorit të njësive administra­tive qytet, kur çmimi për metër katror i përllogari­tur sipas kësaj pike është më i vogël se 500 lekë apo më i madh se 2 000 lekë, çmimi që do të aplikohet për shitjen e parcelës ndërtimore do të jetë në këto vlera kufi. Për shtesat në ndërtime me leje, me funksion banimi, pavarësish­t nga territori ku ato janë ngritur, kur çmimi për metër katror i përllogari­tur sipas kësaj pike është më i vogël se 1 000 lekë apo më i madh se 3 000 lekë, çmimi që do të aplikohet për sipërfaqen përkatëse do të jetë në këto vlera kufi. Shlyerja e vlerës së parcelës ndërtimore nga poseduesi i ndërtimit pa leje bëhet pas njoftimit me shkrim nga Agjencia së Kadastrës, në të cilin janë përcaktuar vlera, mundësia për pagesën në pjesë, si dhe afatet e shlyerjes. Pagesë e menjëhersh­me do të konsideroh­et shlyerja nga poseduesi i ndërtimit pa leje i vlerës së parcelës ndërtimore, brenda 45 ditëve nga data e njoftimit me shkrim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania