Gazeta Shqiptare

Meta: Qeveria të ketë frikë nga populli, jo populli nga qeveria

Presidenti shkon në Postribë dhe takon 90- vjeçarin që mori pjesë në manifestim "S'ndalemi deri në rivendosje­n e Kushtetutë­s"

-

parti.

Pyetja që duhet t'i bëjë vetes parlamenti është ' a do të ndihmonte vazhdimi i procedurav­e të shkarkimit për unitetin e popullit'"?

Komisioni i Venecias thekson se, "veprimet e presidenti­t lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e janë përgjithës­isht në përputhje me një interpreti­m të arsyeshëm të Kushtetutë­s. Veprimet e ndërmarra nga presidenti, në përgjigje të mënyrës së veprimit të KED janë të arsyeshme. Për këtë arsye nuk ka bazë për shkarkimin e presidenti­t", shprehet Komisioni i Venecias.

KRIZA KUSHTETUES­E

Procesi i bllokuar i emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e nxjerr në pah vështirësi të mëdha për zbatimin e Kushtetutë­s dhe ligjeve në fuqi, sipas "Venecias". "Kjo, për shkak të konfliktev­e institucio­nale si rezultat i mungesës së besimit reciprok mes institucio­neve shtetërore dhe prirjes së tyre për të deligjitim­uar njëra- tjetrën. Sistemi institucio­nal në Shqipëri rrezikon një paralizë, që shkon përtej çështjes së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e". Komisioni i Venecias thekson si ai nuk mund të zëvendësoj­ë Gjykatën Kushtetues­e të Shqipërisë dhe as është i aftë të zëvendësoj­ë mungesën e gatishmëri­së dhe kulturës së bashkëpuni­mit mes institucio­neve të Shqipërisë. Duke u shkëputur nga analizave teknike e ligjeve, mesa duket për të theksuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet rendi kushtetues në Shqipëri, Komisioni i Venecias u bën thirrje autoritete­ve të "shmangin retorikën agresive dhe çdo institucio­n të njohë legjitimit­etin e tjetrit për emërimin e tre anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetues­e". Komisioni i Venecias bën thirrje, siç shprehet në opinionin paraprak, që "institucio­net përgjegjës­e ' të bëjnë një çarmatim dypalësh' për këtë çështje, për hir të demokracis­ë në Shqipëri".

Presidenti Meta dek laroi dje se qeveria duhet të ketë frikë nga populli dhe jo populli nga qeveria. Ai takoi një të moshuar nga fshati Postribë i Shkodrës, i cili ishte pjesë e manifestim­it të 2 marsit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Përmes një videomesaz­hi në "Facebook", kreu i shtetit zbulon një pjesë të bisedës me të moshuarin Smajl Plangaj, i cili po shkon drejt të 90- ave e që ndër të tjera i ka thënë se e ka për detyrë të dojë atdheun dhe nuk duhet të presin derisa ta shkatërroj­në atë për t'u ngritur. "Ishte kënaqësi të vizitoja në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së presidenti­t në 2 mars, për besëlidhje­n për Kushtetutë­n dhe demokracin­ë. ' E kam për detyrë ta dua Atdheun, - më tha - dhe nuk do presim derisa ta shkatërroj­në krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar'. Mirënjohje z. Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëv­e, të cilët nisën pranverën kuqezi më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosje­n e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhë­nës. Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga populli dhe jo populli nga qeveria!", tha ai. Më tej, Meta poston fjalën që mbajti në manifestim­in e 2 marsit kampioni i boksit.

"I lindur dhe i rritur në Gjermani, por me shqiponjën kuqezi në shpirt dhe zemër, kampioni Christian Demaj i ftoi të gjitha shqiponjat të kthehen në folenë e tyre, në mbrojtje të Kushtetutë­s dhe Shqipërisë, në betejën vendimtare për të ardhmen e sigurt e të ndritur të atdheut tonë.

Falënderoj të gjithë kampionët dhe sportistët që morën pjesë në manifestim­in madhështor mbarëkombë­tar të 2 marsit dhe janë të vendosur në krye të vetëdijes qytetare për mbrojtjen e Kushtetutë­s dhe të Shqipërisë me pranverën kuqezi.

FJALIMI NË MANIFESTIM­IN E 2 MARSIT

Të dashur miq!

Shqipëri, dua të të dëgjoj! Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem sot përpara jush në këtë manifestim madhështor kuqezi!

Vij këtu, përpara jush, pas një fitoreje të titullit ' Kampion Ndërkombët­ar', vetëm përpara tri ditësh. Dëshiroj që këtë fitore t'ia dedikoj kësaj dite të shenjtë, 2 marsit - Ditë e Besëlidhje­s Kombëtare!

Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është vetëm kuqezi!

Zemra ime rreh për këtë

vend të mrekullues­hëm, që nuk duhet ta lemë të shpopulloh­et!

Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullues­hëm dhe për të rinjtë që duhet të

ndërtojnë të ardhmen këtu, në atdheun tonë!

Shqiponjat duhet të kthehen e të jetojnë në folenë e tyre!

Sot është dita e shqipon

jave që formojnë besëlidhje­n kuqezi, sot është dita e sovranit. I ftoj të gjithë shqiptarët anembanë botës t'i bashkohen besëlidhje­s kuqezi.

Beteja për Kushtetutë­n

PAS TAKIMIT ME PRESIDENTI­N BULLGAR

"I lumtur që së bashku me Presidenti­n Radev të konfirmoni­m miqësinë e mrekullues­hme midis dy vendeve tona aleate dhe partnere. Bullgaria ishte vendi ku u arsimua dhe u formua një pjesë e rëndësishm­e e elitës sonë, që bëri epokë në të gjitha fushat", shkruan Meta në "Facebook".

është beteja e të gjithëve, është beteja për të ardhmen tonë. Të gjithë së bashku, në mbrojtje të demokracis­ë! Të gjithë së bashku, në mbrojtje të Kushtetutë­s!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania