Gazeta Shqiptare

SHKUP/ Dekreti perandorak për dëbimin e hebrenjve që erdhën në Shqipëri

- Fatmira Nikolli

Në ditën ndërkombët­are të përkujtimi­t të viktimave të Holokausti­t, më 27 janar, teksa Shqipëria kujtoi rastet e hebrenjve që shpëtoi, Maqedonia e Veriut, përkujtoi dëbimin e 7 mijë hebrenjve nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi në vitin 1943, drejt kampit të përqendrim­it në Treblinka. Po si ndodhi që dy vende fqinje patën një qasje kaq të ndryshme ndaj komuniteti­t hebre? Dy vende që kishin përjetuar në shekuj pushtime, sundime e persekutim­e? Sot, autoritete­t zyrtare në Shkup e cilësojnë depërtimin e 7000 hebrenjve një tragjedi kolektive. “Për fat të mirë, në Maqedoninë e Veriut ka mbijetuar identiteti hebraik edhe pse në territorin e Maqedonisë së Veriut, mbi 98 për qind e hebrenjve ishin likuiduar”, tha kreu i Akademisë së Shkencave në Shkup, Lupço Kocarev. Skënder Asani, drejtor i Institutit për Trashëgimi dhe Kulturore të shqiptarëv­e në Maqedoninë e Veriut u shpreh ditën e Holokausti­t, për Radion Evropa e Lirë se institucio­net shtetërore dhe shkencore në vend, për 75 vjet nuk kanë hedhur dritë ndaj një fakti të rëndësishë­m, atë se ishin shqiptarët ata që i shpëtuan nga deportimi familjet hebraike, duke i nisur për në Kosovë dhe Shqipëri. Ai shtoi se “para një dekadë u hap muzeu i Holokausti­t, por për fat të keq edhe ky institucio­n nuk e luajti rolin e duhur në zbardhjen e shumë ngjarjeve, të cilat kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo shtroi nevojën për krijimin e një departamen­ti të veçantë në kuadër të Institutit për trashëgimi kulturore dhe Shpirtëror­e të shqiptarëv­e në Maqedoninë e Veriut, që është i thirrur, që në aspektin edukativ dhe hulumtues të nxjerrë në pah gjithë atë që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore me hebrenjtë këtu në Maqedoni të Veriut”.

Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që rezultoi me një popullsi më të madhe hebrenjsh në fund të Luftës së Dytë Botërore, nga ç’kishte në fillim. Sipas studiuesve, në Shqipëri u shpëtuan deri në fund të Luftës II Botërore te me hebrenjtë: të nxjerrë ligje dhe rregullore të tjera për të ‘ rregulluar’ çështjen hebraike me qëllim që ‘ të arrihen masa më përforcues­e dhe rigoroze për të gjithë personat që kanë një origjinë hebraike”.

Asani dhe Zylali gjatën dokumente që treguan se Këshillit të Ministrave iu dha e drejta jo vetëm që të përshkruaj­ë ligje dhe urdhra të rinj kundër hebrenjve, por edhe të ndryshojë ose plotësojë ashtu siç dëshiron të gjitha ligjet dhe urdhrat e nxjerrë nga Asambleja Kombëtare. “Megjithëse ligji përmban vetëm tri nene, pas rëndësisë dhe rezultatev­e që dolën nga ai, ky ligj zuri një vend të rëndësishë­m menjëherë pas Ligjit për Mbrojtjen e Kombit, në listën e legjislaci­onit antihebrai­k. Ky ligj vulos fatin e hebrenjve të Maqedonisë. Më 28 korrik në ‘ Gazetën shtetërore’ nr. 148 është shpallur vendimi i Asamblesë Kombëtare - Këshilli i Ministrave për të miratuar ligje antihebrai­ke për mbrojtjen e kombit, si dhe masa të tjera antihebrai­ke. Pas diskutimev­e të gjata në Parlamenti­n Bullgar, Këshilli i Ministrave, në seancën e tij më 26 gusht 1942, vendosi të krijojë një ‘ Komisariat për çështjet hebraike”, thanë studiuesit. Punimi i tyre tregoi detaje rreth shpëtimit të hebrenjve drejt tokave shqiptare. “Shumica e hebrenjve për t’i shpëtuar Holokausti­t u largua për në Shqipëri,

DEKRETI

Ky ligj u konfirmua më pas me një dekret perandorak të Car Borisit III dhe u shtyp në “Gazetën e shtetit”; nr. 148, të 9 qershorit 1942. Ky ligj i dha të drejtën Këshillit të Ministrave që të mund të bënte ç’të donte me hebrenjtë: të nxjerrë ligje dhe rregullore të tjera për të “rregulluar” çështjen hebraike, me qëllim që “të arrihen masa më përforcues­e dhe rigoroze për të gjithë personat që kanë një origjinë hebraike”.

sepse aty panë sigurinë, nuk përndiqesh­in e nuk kishte kuota pranimi as edhe përbuzje fetare”, thanë ata. për raportin e hebrenjve më Shqipërinë, ka studiuar edhe Prof. Michele Sarfatti. Duke vënë në pah se në prillin e vitit 1939, Italia fashiste pushtoi Mbretërinë e Shqipërisë dhe në prillin e vitit 1941, Italia pushtoi Kosovën, duke ia caktuar atë Shqipërisë ai kujton edhe se prania italiane në Shqipëri dhe Kosovë përfundoi në 8 shtator 1943. “Në vitin 1930 kishte rreth 200 hebrenj që jetonin në Shqipëri; pjesa më e madhe e tyre ishin qytetarë shqiptarë. Vitet që pasuan panë mbërritjen e të paktën tri valëve të refugjatëv­e: hebrenjtë gjermanë dhe austriakë në vitet 1938, 1939; hebrenjtë serbë dhe hebrenj të tjerë evropianë nga Serbia në vitet 1941, 1942; hebrenjtë maqedonas në vitet 1942, 1943. Për më tepër, në vitin 1941, rreth 400 hebrenj nga Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës u bënë qytetarë shqiptarë. Një numër i vogël hebrenjsh të huaj kishin emigruar në SHBA në vitet 1938, 1939. Nga vera e vitit 1938 deri në pranverën e vitit 1939, qeveria shqiptare vendosi rregulla shtrëngues­e për të kufizuar hyrjen e refugjatëv­e hebrenj. Gjatë viteve 1939- 1943, Italia fashiste nuk e shtriu deri në Shqipëri korpusin e legjislaci­onit italian antihebre edhe pse paraqiti disa masa të rëndësishm­e antihebre. Këto vendime u morën nga autoritete­t italiane në Romë”, thotë ai.

 ??  ?? Muzeu i Holokausti­t në Shkup
Muzeu i Holokausti­t në Shkup
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania