Gazeta Shqiptare

"Në pritje të Venecias", mazhoranca shtyn me dy muaj "antishpifj­en"

Soreca: Presim me padurim vendimin e komisionit. PD: Fitore e fjalës së lirë Meta mirëpret tërheqjen e PS- së: Reflektimi, pozitiv

-

Parlamenti shtyu dje për 2 muaj shqyrtimin e dekretit të Presidenti­t Meta për të ridiskutua­r ndryshimet në projektlig­jin mbi mediat audio- vizive, pasi të shprehet për të Komisioni i Venecias. Në seancën e djeshme plenare ishte parashikua­r votimi i dekretit të Presidenti­t Ilir Meta, por mazhoranca u tërhoq duke e shtyrë votimin deri në marrjen e opinionit të "Venecias". "Kjo automatiki­sht shtyhet", deklaroi kreu i deputetëve socialistë, z. Taulant Balla. Ai kërkoi që miratimi të shtyhet derisa "Venecia" të japë opinionin e saj. "Sapo më ka ardhur komunikimi edhe i Komisionit të Venecias, që ka pranuar ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtu­ar këtë ligj me datë 20- 21 mars, ndërkohë që gjatë muajit shkurt përfaqësue­sit e Komisionit të Venecias do vijnë në Tiranë për të dialoguar me ne, me këdo, opozitën parlamenta­re pa dyshim dhe me përfaqësue­s të organizata­ve në Shqipëri. Do të propozoja që votimi i dekretit për mediat audioviziv­e, jo për AKEP- in, se aty situata është e qartë dhe asnjë partner tek AKEPi nuk ka pasur asnjë lloj reference negative. Për sa i përket këtij dekreti, diskutimi për të të shtyhet derisa Komisioni i Venecias më 20- 21 mars të na sjellë raportin e vet", theksoi z. Balla. Mirëpo ky propozim i Ballës mori kundërshti­min e deputetes opozitare, Rudina Hajdari. "Duhet që zoti Balla ta kishte biseduar këtë me opozitën dhe pastaj të kishim rënë dakord. Diskutimin do ta vazhdojmë, kemi folës të regjistrua­r. Nëse është e mundur, dua ta marr fjalën. Ne duhet të kishim rënë dakord. E kuptoj se Balla do të dalë aty dhe të trumbetojë sikur ka bërë ndonjë heroizëm", - theksoi Hajdari.

REAGIMET

Vendim i mazhorancë­s u përshëndet edhe nga Presidenti Meta, që e quajti hap shumë pozitiv, me qëllim reflektimi­n për çështjet e ngritura. Në një prononcim për median, Ilir Meta e quajti hap pozitiv. "Reflektimi i shërben qëllimit më të madh të përbashkët, që është mbrojtja e të drejtave kushtetues­e të të gjithë qytetarëve shqiptarë si dhe në rastin konkret, edhe garantimin e standardev­e demokratik­e europiane. Nuk është humbje për askënd, aq më tepër që dihen shqetësime­t serioze që kishin ardhur nga ndërkombët­arët. Mendoj se është pozitiv", shprehet z. Meta. Mazhoranca shtyu votimin deri në marrjen e opinionit të ' Venecias'. Ndryshimi i qëndrimit nga maxhoranca erdhi një ditë pasi raporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamenti­t

Evropian i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga miratimi i kësaj pakete, pasi rrezikojnë seriozisht hapjen e negociatav­e. "Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatav­e me BE- në. Grupi PPE i Parlamenti­t Evropian beson fort në çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagen­it, që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria ' Rama' do të miratojë në Kuvend ligjet në formën aktuale, atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatav­e të anëtarësis­ë në BE- së. Qeveria ' Rama' duhet patjetër të përmbushë rekomandim­et specifike të dhëna nga Komisioni Evropian dhe nga Këshilli i Evropës". Një reagim bëri edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, që inkurajoi autoritete­t të adresojnë shqetësime­t e organizata­ve të mediave dhe komuniteti­t ndërkombët­ar. "Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancë­s në pushtet për të shtyrë votën për ligjin për mediat audio- vizive. Presim me padurim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojm­ë autoritete­t të adresojnë shqetësime­t e mbetura të organizata­ve të mediave dhe komuniteti­t ndërkombët­ar", shkruan Soreca. Edhe PD- ja reagoi me anë të ish- deputetes Albana Vokshi, e cila e konsideroi një fitore të fjalës së lirë. Paketa "antishpifj­e" është kundërshtu­ar fort nga përfaqësue­sit e medias në Shqipëri dhe faktori ndërkombët­ar. Komisioni i Venecias ka caktuar datën 20 mars për shqyrtimin e paketës "antishpifj­e", seancë në të cilën do të përballet mazhoranca me Këshillin e Europës.

 ??  ?? Kreu i deputetëve socialistë, z. Taulant Balla
Kreu i deputetëve socialistë, z. Taulant Balla
 ??  ?? Presidenti­t Ilir Meta
Presidenti­t Ilir Meta
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania