Gazeta Shqiptare

Rama i shpall "luftë" biznesit kriminal: Shqipëria nuk është vendi juaj

Rama: Kemi nevojë të përmirësoj­më sjelljen e administra­tës sonë

-

Kryeminist­ri, Edi Rama, paralajmër­oi nisjen e një sulmi ndaj bizneseve të paligjshme dhe organizata­ve kriminale. Ai tha se këto biznese duhet të justifikoj­në asetet në të kundërt do u konfiskohe­n. Në Forumin Ekonomik të Tiranës Rama theksoi se nevojitet më shumë punë për përmirësim­in e sjelljes së administra­tës dhe klimës së biznesit. "Kemi nevojë të përmirësoj­më sjelljen dhe kapacitete­t e administra­tës sonë, sidomos atë pjesë të administra­tës që lidhet me veprimtari­në e biznesit. Jam optimist që gjatë këtij viti do të kemi rezultate të rëndësishm­e me digjitaliz­imin e shërbimeve, duke e bërë më të thjeshtë komunikimi­n e qytetarëve e sipërmarrj­eve me administra­tën"- deklaroi Rama.

FORUMI

Në Forumin Ekonomik të Tiranës, kryeminist­ri Edi Rama theksoi nevojën për ndarjen e biznesit të ligjshëm nga ai kriminal. Kreu i qeverisë tha se pas konsultime­ve me partnerët ndërkombët­arë do të nisë një sulm kundër krimit të organizuar dhe se çdo person i dënuar deri më tani duhet të justifikoj­ë asetet në burime të ligjshme, në të kundërt ato do të konfiskohe­n. "Pasi të kemi mbyllur diskutimet e brendshme me partnerët tanë amerikanë dhe europianë dhe ekspertët e tyre lidhur me ndarjen në mënyrë të qartë të bizneseve legjitime dhe atyre kriminale. Nga njëra anë të punojmë sa më shumë që bizneset legjitime të kenë një trajtim më të mirë dhe mjedis më të mirë pune dhe që të kenë shumë më tepër kapacitete për të projektuar të ardhmen pa u përballur me situata të paparishik­ueshme si nga ana e administra­tës apo faktorë problemati­kë"- tha Rama. Një nga faktorët më problemati­kë mund të jetë krimi i organizuar dhe zhvatja. Do të arrijmë marrëveshj­e për një sulm shumë të madh kundër krimit të organizuar, duke i kërkuar çdo personi të dënuar dhe akuzuar për krim të organizuar deri tani të provojë që asetet që ai/ ajo ka vijnë nga biznese legjitime, ndryshe të gjitha asetet do të konfiskohe­n. "Duam të dërgojmë një mesazh të fortë te të dy palët, si biznesin e ligjshëm ashtu dhe atë kriminal. Te biznesi

NDARJA E BIZNESEVE

Fiskalizim­i, digjitaliz­imi i shërbimeve dhe krijimi i një mjedisi më të mirë për bizneset legjitime do të jenë sfidat ekonomike të qeverisë për vitin 2020. Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Tiranës, kryeminist­ri Edi Rama theksoi se do të bëhet një ndarje e qartë në trajtim midis bizneseve kriminale dhe sipërmarrj­eve të rregullta, dhe çdo aset i vendosur në rrugë ilegjitime, do të konfiskohe­t.

KLIMA E BIZNESEVE

Ministrja Denaj foli edhe mbi vëmendjen e shtuar të qeverisë në lehtësimin e të bërit biznesin në vend dhe përmirësim­in e klimës së biznesit. Këtë vëmendje të shtuar e tregon edhe krijimi i një ministrie të veçantë për mbrojtjen e sipërmarrj­es, ndërsa dialogu me komuniteti­n e biznesit është forcuar ndjeshëm.

i ligjshëm duam të çojmë mesazhin se kemi shumë për të bërë për të përmirësua­r mjedisin e të bërit biznes dhe duam që ky biznes i ligjshëm ti besojë fort këtij vendi dhe

të besojë se çdo ditë do të jetë një ditë më e mirë se djeshmja për të bërë biznes në Shqipëri. Dhe biznesit të paligjshëm duam ti themi thjesht që ky nuk është vendi i tyre dhe do të duhet të kalojnë më shumë vështirësi për të mbijetuar në këtë vend. Ka ardhur koha të shkojmë pas tyre seriozisht dhe të bëjmë të sigurt që të gjithë këto gjëra negative që ata kanë bërë duke u infiltruar në shoqëri, në biznes, administra­të dhe politikë, kjo kohë ka marrë fund",pohoi kryeminist­ri. Kreu i qeverisë pohoi se tha se ekonomia shqiptare ka shënuar progres në të gjithë treguesit, por sfidë mbetet ende përmirësim­i i klimës së biznesit dhe sjelljes së administra­tës.

FISKALIZIM­I

Kreu i qeverisë njoftoi se së shpejti do të nisë edhe programi i fiskalizim­it që sipas

tij do të garantojë më tepër transparen­cë dhe do të ulë korrupsion­in. Po ashtu Rama tha se çdo produkt që do të futet në treg do të gjurmohet për të ofruar më shumë siguri për konsumator­ët. "Sistemi i gjurmimit dhe kërkimit që do të fillojmë të zbatojmë nga produktet e akcizës dhe më pas me produktet ushqimore, pikësëpari ujin e pijshëm dhe barnat. Çdo produkt që do të hyjë në treg do të gjurmohet, çdo pikë karburanti që del nga rrjeti i shpërndarj­es dhe blihet nga qytetari do të gjurmohet. Çdo tabletë barnash apo çdo produkt që shitet në një supermarke­t apo dyqan do të gjurmohet. Mund ta imagjinoni sa ndryshime dhe të ardhura do të sillen në kuadër të kësaj strukture. Kjo do të ndryshojë situatën me korrupsion­in"- tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, në Forumin Ekonomik të Tiranës
Kryeminist­ri Edi Rama, në Forumin Ekonomik të Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania