Gazeta Shqiptare

Kongresi i Lushnjes

-

këto rreshta janë perifrazua­r nga parathënia e librit “Eqrem bej Vlora Ditar ( Nga Berati në Tomorr dhe kthim). Një variant tjetër i treguar për historinë e flamurit është, se flamurin e kishin dhuruar shqiptarët e Amerikës për Marigo Pozion në Korfuz, e cila më pas e stilizoi dhe ua dha grave vlonjate për ta shumëfishu­ar, apo flamurin e pruri me vete Spiridon T. Ilo nga Bukureshti. Ndonëse në kujtimet e një Nënkonsull­i austro- hungarez, i quajtutur Kraus, i shkruan ministrit të jashtëm baronit Fon Erental në Vjenë…” më 3 shtator të vitit 1908 me rastin e zgjedhjes në parlamenti­n osman të Ismail Qemalit, i cili sapo zbriti në Skelë, e cila ishte stolisur me ngjyrat e flamurit kuq e zi….” I shkruajmë këto fakte si dhe faktet që do të përshkruaj­më më poshtë për të treguar, se pas çdo aktiviteti dhe prapaskene poltike për të ardhur tek “Kongresi i Lushnjës”, qëndronin patriotët shqiptarë, qëndronte shpirti i një populli, që kish derdhur gjak në mbrojtje të tokave shqiptare. Së pari hapja e së parës mbledhje të “Këshillit Kombëtar” SENAT më datë 27 “III” 1920 ndër të tjera falenderon ndërmjetës­inë njerëzore dhe drejtësinë e lartë të Presidenti­t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zotit Willson. “… Jemi të sigurtë që kombi i madh i Amerikës që ka shpallë parimet e njerëzimit e të Drejtësisë ka me qenë një mbrojtëse e të drejtave tona kombëtare. Përpara gjithë botës së qytetëruar Shqipërija paraqitet me një lutje “Drejtësi kërkojmë dhe e drejta të na jepet”…”.

SHQIPTARËT E AMERIKËS

Faktori i shqiptarëv­e të Amerikës fill mbas krijimit të Federatës “Vatra” kish arritur të dëgjohej në kancelarit­ë e perëndimit. Faik Konica me Fan Nolin po dëshmonin një çështje shqiptare që duhej zgjidhur me drejtësi. Gazeta “Dielli” përkrahte kryengritj­et antiosmane të viteve 1908, 19111912, si një bashkim i shqiptarëv­e pa dallim fetar dhe organizuan një çetë vullnetarë­sh, të cilët kishin veshur uniformën kuq e zi në kapelën e të cilëve ishte motoja “Liri ose vdekje” dhe u shfaqën në ditën e shpalljes së panvarësis­ë në Vlorë. Për çështjen shqiptare u mblodhën nga “Federata Panshqipta­re Vatra” 150000 dollarë në shqërbim të delegacion­it shqiptar që do të kryente takime në kancelarit­ë e Evropës. Poezia e Fan Nolit “Jepni për Nënën”, i mbushi zemrat me atdhedashu­ri të emigrantëv­e shqiptarë të cilëve nga 40 mijë dollarë që iu kërkua ata e dhjetëfish­uan shumën. Faik Konica së bashku me Nolin kërkonin që në krye të fronit shqiptar të zgjidhej një përfaqësue­s nga familjet e perëndimit dhe e mirëpritën me entuziazëm ardhjen e “Princ Vidit”. Ideali i tyre ishte një Shqipëri evropiane si Norvegjia, Danimarka, Hollanda e Belgjika. Në një letër që F. Konica i shkruante albanologu­t anglez Aubrey Hebert, ai thekson se paqja dhe sigurija në Shqipëri mund të vendoset nëpërmjet një dinastie oksidental­e. Në vitin 1913 Faik Konica dhe Fan Noli erdhën në Evropë për të ndjekur nga afër punimet e Konferencë­s së Ambasadorë­ve në Londër. Pasi sensibiliz­uan opinionin evropian për çështjen shqiptare në Londër e Vjenë, ata morën pjesë në kongresin e Triestes. Fan Noli, i cili e mori fjalën i pari në këtë kongres, theksoi se Kosova në veri dhe Janina në jug duhet të përfshihes­hin në shtetin shqiptar. Në gazetën “Dielli” ngjarjet e vitit të mbrapshtë 1914 mbas largimit të Princ Vidit u përshkruan me nota tronditëse dhe shtrohej pyetja në formë apeli: -” Ku janë shqiptarët që kanë detyrë me dekë për Shqipërinë? Ku janë shqiptarët vezirë të mëdhenj, që shpëtuan njëqind herë Turqinë?” Intelektua­lët e Komuniteti­t Shqiptar të Amerikës si Faik Konica, Fan Noli, Kostë Çekrezi,

Në mars të vitit 1920 Imzot Bumçi dhe Mihal Turtulli, me cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës, shkuan në Londër për të tërhequr përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për çështjen shqiptare. Në Londër përveç Hebertit ( kryetar i shoqatës së miqësisë Britani- Shqipëri) dhe Misis Durhamit ( e deklaruar mikeshë e shqiptarëv­e), delegacion­i u takua edhe me Fili Kerr ( sekretar i ministrit jashtëm anglez) dhe Leeper ( ekspert për çështjet ballkanike pranë delegacion­it anglez në Paris), etj

Kristo Dako, Kolë Tromara ishin të bindur, se asnjë lëvizje e kombeve të vogla nuk mund të kurorëzohe­j me sukses, në qoftë se ajo nuk gjente mbështetje­n e ndonjë fuqie të madhe evropiane ose botërore. Sipas tyre, ishte pikërisht mungesa e kësaj mbështetje­je, e cila solli edhe dramën e përgjysmim­it të trojeve kombëtare në verën e vitit 1913. Betejat e reja në fushën diplomatik­e u bënë pjesë e rëndësishm­e të strategjis­ë së re të veprimit politik të Federatës “Vatra” në shërbim të çështjes shqiptare. Mehmet Konica caktohet më 1916 si përfaqësue­s i Federatës pranë vendeve evropiane. Ndërkohë, në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania